Biografia
Lindi më 1929 në Gjakovë, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme teknike e mbaroi në Nish (1950). Studioi në Fakultetin e Xehetarisë të Beogradit, ku diplomoi në vitin 1958. Doktoroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1965, që ishte njëri prej shqiptarëve të parë, e ndoshta i vetmi që ka doktoruar nga shkencat teknike në këtë universitet.
Pas diplomimit punoi në horizontet e minierës së Trepçës, ku ka drejtuar repartin e Mbushjes së boshllëqeve të krijuara nga nxjerrja e xeherorit. Ky repart ishte ndër më të rëndësishmit për prodhimin e xeherorit në Kombinatin e Trepçës. Ushtroi funksione të ndryshme udhëheqëse në kombinatin “Trepça” si në cilësinë e drejtorit të Institutit për zhvillimin tekniko-teknologjik të Trepçës.
Pas vitit 1986 ishte zgjedhur anëtar i Kryesisë së KSA të Kosovës, që ishte organi më i lartë drejtues i KSA i Kosovës. Ishte themelues dhe drejtues i disa institucioneve shkencore dhe mësimo-shkencore të Kosovës. Këto ishin: Shkolla e Lartë Teknike në Mitrovicë (1961-1966), 2) Instituti i Plumbi dhe i Zinkut i Kombinatit “Trepça” (1966-1973), 3) Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë fillimisht në Prishtinë (1970) e më vonë në Mitrovicë (1975-1979) dhe 4) sërish në Institutin e riorganizuar në Institutin tekniko-shkencor të Kombinatit “Trepça” 1978-1981.
Në vitin 1969 u zgjodh profesor inordinar i Fakultetit Teknik të Prishtinës. Në qershor të vitit 1975 u zgjodh profesor ordinar i FXM në Mitrovicë dhe dekan për dy mandate. Qysh nga themelimi i Universitetit të Prishtinës (1970) ishte zgjedhur zëvendësrektor i parë, kurse në vitin 1981 pas demostratave të pranverës studentore u zgjodh rektor i këtij universiteti shumë të trazuar të Kosovës (1981-1983). Anëtar korrespondent i ASHAK-ut u zgjodh që nga themelimi i saj, në vitin 1975, kurse në vitin 1978 u zgjodh anëtar i rregullt.
Rreth 5 vjet ishte në krye të Bashkësisë së Institucioneve Shkencore të Kosovës aty përveç koordinimit të bashkëpunimit të këytre institucioneve shkencore ka dretjuar edicionin e botimeve të më se 40 veprave shkencore të punëtorëve të këtyre institucioneve kosovare. Ka marrë pjesë në simpoziume e konferenca shkencore në vend e në botën e jashtme.
Opusi shkencor dhe profesional i akademik Minir Dushit arrin mbi 180 njësi bibliografike. Nga fusha e xehetarisë ka botuar 8 vepra e afro 70 punime shkencore dhe profesionale. Ka të botuara 18 libra shkencorë, 4 janë tekste universitare (tri në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbokroate), kurse 14 të tjera janë vepra të veçanta të botuara nga ASHAK, UP dhe 1 nga Bashkësia e Institucioneve Shkencore të Kosovës.
Akademik Minir Dushi është nderuar me 28 shpërblime të ndryshme, mirënjohje, diploma, pllaketa e dekorata. Ndër to nga veprimtaria shkencore veçohen Shpërblimi Krahinor i Dhjetorit, shpërblimi 7 Korriku i RS të Serbisë dhe Pllaketa e argjendtë Nikolla Teslla për të arriturat e jashtëzakonshme në punët shkencore. Është veteran i LANÇ-së (pjesëmarrës nga viti 1943) dhe veteran i arsimit të Kosovës.
Akademik Minir Dushi është shpallur qytetar nderi i dy qyteteve të Kosovës, Mitrovicës dhe i Gjakovës.
Në 25-vjetorin e Universitetit të Prishtinës, Senati i këtij universiteti ia dha titullin “profesor emeritus”, kurse Këshilli Shkencor-Mësimor i FXM i UP në Mitrovicë në dhjetor të vitit 1996 e ka shpallur Dekan Nderi. Është bartës edhe i disa mirënjohjeve nga Lufta II Botërore. Ishte partizani më i ri i Kosovës.
Që nga themelimi (1980) me një ndërpreje të shkurtër deri më 2016 ka qenë kryeredaktor i revistës “Kërkime” që botohet në ASHAK, dhe kryeredaktor i revistës Plumbzinku të Institutit të Plumbit dhe Zinkut të kombinatit “Trepça”. Akademik Minir Dushi ishte iniciator dhe njëri nga themeluesit e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” të Gjakovës (2002). Po ashtu bashkërisht me gjeologët S. Kovaçinën dhe B. Dragën kanë qenë themeluesit e Muzuet të Kristalëve në Minierën e Trepçës në Stantërg (1964).
Bibliografia
Libra dhe monografi të botuara:
- Transporti në miniera, dispencë për studentët e SHLT (1965).
- Rudarske mašine, tekst universitar, (325 faqe), botuar nga UP 1974.
- Makinat minerare, tekst universitar (375 f.), botuar nga UP 1975.
- Principi izbora racionalnih karakteristika izvoznih tornjeva. Botim i veçantë (135 f.), botuar nga Bashkësia e Enteve Shkencore të KSA të Kosovës, Prishtinë 1968.
- Pajisjet minerare ngitëse. Tekst universitar (298 f.), botues: Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, KSAK, 1988.
- Makinat minerare transportuese, tekst universitar (271 f.), botues: Universiteti i Prishtinës, 1996.
- Sistemet ciklike të transportit, (245 f.), botues ASHAK, Prishtinë, 1999.
- Trepça, botim i veçantë (460 f.), ASHAK, Prishtinë, 2002.
- Universiteti i Kosovës (1981-1983), botim e veçantë i UP (350 f.), Prishtinë, 2004.
- Zhvillimi i shkencave të xehetarisë dhe të metalurgjisë në Kosovë (1970-2005), ASHAK, Prishtinë 2005 (330 fq).
- Veprimtaria shkencore në “Trepçë 1950-1987“, Prishtinë, ASHAK 2006 (305 f).
- Pasuritë minerale të Kosovës Vëllimi I (470 f.), ASHAK, Prishtinë, 2009.
- Pasuritë minerale të Kosovës Vëllimi II (347 f.) ASHAK, Prishtinë, 2009.
- Qymyri i Republikës së Kosovës (543 f.), ASHAK, Prishtinë, 2012.
- Boksitet e Dukagjinit, (231 f.), ASHAK, Prishtinë, 2015.
- Hajdar (Beg) Dushi, Jeta dhe veprimtaria patriotike e Heroit të Popullit (304 f.), botimi i Shoqatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës dhe Shoqatës “Jakova”.
- Xeheroret e Nikel-Kobalit të vendint tonë (408 faqe), ASHAK 2017.
- Shtigjet e jetës sime (250 faqe), Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, 2018.
Punimet shkencore të publikuara:
- Povrede nastale pri utovaru, transportu i istovaru rude u rudniku Trep?a – Stari Trg. Referat na savetovanju o utovaru i transportu, 1960, SITJ Beograd. Savez Inzhinjera i tehniqara Jugosllavije.
- Dobijanje zasipnog materiala sa površinskog kopa za zapunjavanje otkopa u rudniku Trep?a, Tehnika 11/1963, Beograd.
- Pasqyrë e zhvillimit të transportit dhe ngritjes në minierën Trepçë-Stantërg. Përparimi, 3-4/1968.
- Mbi largimin e ujërave në Minierën Trepçë-Stantërg, revista “Plumbi dhe Zinku”, 3/1969, Zveçan.
- Zhvillimi i punimeve minearre dhe shfrytëzimi i xeherorit të Pb-Zn në Minierën Trepçë-Stantërg, Përparimi, 1/1968, Prishtinë.
- Osnovne sirovine, rudarska i metalurška proizvodnja Pb-Zn Jugoslavije, Plumbi dhe Zinku, 2-3/1970 (bashkë me Dr. Božidar. Todorevi?in), Zveçan.
- Kombinati Aqpolimetalik në Kintao –RSS Kazakistanit, Plumbi dhe Zinku 3/1969, Zveçan.
- Përvoja në veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe të zhvillimit në KMMK Trepça.
- Këshillim mbi punën kërkimore dhe të zhvillimit në ekonomi dhe për ekonomi, mbajtur në Bled të Sllovenisë, më 1973, në organizim të LITJ.
- VI Medjunarodni kongres rudarstva u Madridu. Plumbi dhe Zinku 3/1969 (bashkë me D. Vitoroviçin).
- Ajvalija, Badovac, Kižnica i Novo Brdo (minierat e Pb-Zn, tomi V Enciklopedia e Jugosllavisë), 1985.
- Goleš (Tomi III Enciklopedia e Jugosllavisë), 1985.
- Posleratni razvoj proizvodnje Pb-Zn Jugoslavije. Teknika 12/1977, Beograd, (bashkë me dr. Božidar. Todorovi?in).
- Nau?no-istraživa?ki rad i njegova primena u industriji. Kumtesë në Këshillimin mbi perspektivën e zhvillimit të shfrytëzimit nga sipërfaqja e qymyreve në Jugosllavi, Prishtinë, 1974, në organizim të LITJ. (bashkë me dr. Božidar. Todorovi?in)
- Organizovanje NIR-a u RMHK Trep?a na bazi amandmana. Kumtesë në këshillimim mbi kërkimin dhe zhvillimin në industri në kushtet e punës së bashkuar, Poslovna politika, 7/1974, Kragujevc.
- Školovanje kadrova u rudarstvu, geologiji, metalurgiji i tehnologiji u SAPK. Kumtesë nga këshillimi në organizim të LITJ, Zarë të Kroacisë, 1979.
- Uticaj fizi?ko-mehani?kih osobina kod proizvodnje Pb-Zn ruda. Kumtesë në Simpoziumin VI Jugosllav mbi mekanikën e shkëmbinjve dhe të truallit, Zveçan, 1977 (bashkë me dr. R. Xhodiqin).
- Të zgjedhurit dhe llogaritja e drejtuesve dhe të shigjetave në puset ngritëse. Revista “Plumbi dhe zinku”, 1/1981, Zveçan.
- Mogu?i pravci i problemi NI u oblasti tehni?kih nauka u funkciji razvoja SAP Kosova, Revista “Kërkime”, ASHAK 3/1985.
- Mbi disa karakteristika të punës shfrytëzuese në minierat e Pb-Zn të Kosovës. Revista “Kërkime”, ASHAK 3/1985.
- Ve?ina istraživa?kih organizacija još se bave rutinskim poslovima. Tubim shkencor: Razvoj nauke i tehnologije u SFRJ, Beograd 1985.
- Landët minerale të Kosovës dhe mundësitë për valorizim. Konferenca shkencore, ASHAK, 1996.
- Pajisjet për transport dhe ngritje në minierat e rajonit Kizhnicë-Argjentinë. Revista N.1 e FXM, Mitrovicë, 1998.
- Prodhimi i argjendit, arit, bizmutit dhe i kadmiumit në Metalurgjinë e Trepçës. Revista “Kërkime”, ASHAK 6/1998.
- Xehetaria e Kosovës gjatë shekujve. Dardania Sacra, Prishtinë 1999.
- Zhvillimi ekonomik i Kosovës në bazë të Pb, Zn dhe të shoqëruesve të tyre. Kumtesë në Konferencën shkencore të Unionit të Ekonomistëve Shqiptarë, Tiranë 1999.
- Veprimet shkatërruese dhe gjenocidale serbe ndaj resurseve minerale të Kosovës. Kumtesë në Sesionin shkencor mbi gjenocidin serb të Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK, 24.IX. 2000, Prishtinë.
- Xeheroret e manganit në Kosovë dhe valorizimi i tyre. Revista “Kërkime”, ASHAK 8/2000.
- Studim kritik mbi librin: “Kosova strategjia e zhvillimit ekonomik”, Dardania Sacra Nr. 4/2002.
- Ndihmesë për shkencën minerare në fushën e përgatitjes së lëndëve të para minerare, Dardania Sacra, nr. 5/2003.
- Minierat e magnezitit në ish-Jugosllavi, me vështrim të veçantë mbi minierën e “Goleshit”, Revista “Kërkime”, nr. 11/2003.
- Vështrim kritik ndaj dokumentit: Strategjia e zhvillimit ekonomik afatmesëm të Kosovës 2004-2008, Prishtinë, qershor 2003.
- Udhëheqës i projektit: Proceset e privatizimit në Kosovë, përvojat e Evropës Qendrore dhe Lindore, mundësitë dhe pengesat, Prishtinë 2002.
- Kompleksi industrial “Trepça” dhe privatzimi. Referat në Konferencën ndërkombëtare mbi privatizimin, Gakovë, janar 2002.
- Mundësitë e shfrytëzimit dhe të përpunimit të metaleve me ngjyra në Kosovë. Referat në seminarin: Strategjia e zhvillimit të industrtisë metalike në Kosovë, 25.11.2005. Projekti i Kompanisë “Drini”.
- Termocentralet e KEK-ut dhe mjedisi. Tryeza shkencore Mjedisi i Kosovës – resurset dhe faktori njeri, Prishtinë, 2008, Revista “Kërkime”, Nr.16.
- Monografia Kosova (nënzëri Pasuritë minerale-xehtaria), ASHAK, Prishtinë, 2009.
- Mundësitë gjeominerale të Kosovës (shqip-anglisht). Simpoziumi ndërkombëtar “Potencialet gjeominerale – strategjia dhe menagjimi i tyre”, Mitrovicë, 27 shtator 2006.
- Kombleksi industrial “Trepça” Prodhimi, dëmet, borxhet dhe pronësia, Studime, 16-17, 2010.
- Energjia nga qymyri energjetik i Fushë Kosovës, Konferenca-Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimi i sektorit energjetik, tetor 2010.
- Shfrytëzimi i pasurive minerale dje, sot dhe nesër (2005-2009), Tryeza shkencore ASHAK: Shfrytëzimi i qëndrueshëm i pasurive natyrore, tetor 2010.
- Shfrytëzimi i pasurive minerale, dje sot dhe nesër (2005-2010), Konferenca shkencore GeoAlb. Mitrovicë, 2011.
- Përfundimet e hulumtimeve gjeologjiko-minerare në rajonin e Gjakovës, Revista “Kërkime”17, 2011.
- Përfundimet e hulumtimeve gjeologjiko-minerare në rajonin e Gjakovës. Ligjëratë në Gjakovë, organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, qershor 2010.
Zërat në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës:
- Bashkëpunimi i UP-së dhe USHT-së
- Baseni qymyror i Kosovës, zm
- Baseni qymyror i Drenicës, zv
- Baseni qymyror i Dukagjinit, zm
- Fabrika e akumulatorëve Mitrovicë, zv
- Fabrika metaliku, Gjakovë, zm
- Fabrika për përpunimin e metaleve të çmueshme, Famipa, Prizren, zv.
- Guxha Sotir, zv
- Instituti i plumb-zingut Trepça, zm
- Kelmendi Shyqeri, zv.
- Kombinati Xehtaro-Metalurgjik Trepça, zm
- Krasniqi Fejzullah, zm
- Krasniqi Isuf, zm
- Metalurgjia e plumbit, Zveqn, zm.
- Metalurgjia e zinkut, Mitrovicë, zm
- Miniera e boksitit, Volljakë, Klinë, zv
- Sauku Haxhi, zv
- Vendburimet e bentoniteve, zv
- Instituti Inkos Obiliq, zv
- Nazmi Mikullovci
- Miniera e kromit “Deva”
- Xhevdet Pula
Studime, raporte, recensione:
- Studimi i shpejtësisë dhe harxhimi i vajit te çekiçët shpues Atlas Copca, 1959.
- Projekat verifikacije slepog izvoznog okna od V-XI horizonta rudnika Trep?a-Stari Trg, 1960.
- Projekat dobijanja zasipnog materijala sa površinskog kopa Majdan, Rudnik Trep?a Stari Trg, 1961.
- Prora?un snage motora izvozne mašine na Slepom Oknu rudnika Trep?a – Stari Trg, 1962.
- Ekspertiza projekta rekonstrukcije izvoznog okna 5 u rudniku Belo Brdo, 1968.
- Analiza glavnog transporta sa lokomotivama na VII horizontu rudnika Trep?a, Stari Trg, 1961.
- Program investicija za rekonstrukciju rudnika i flotacije Trep?a Stari Trg, 1967.
- Revizija studije rekonstrukcije rudnika i flotacije rudnika Trep?a, Stari Trg, 1966.
- Elaborati për themelimin e degës së xehetarisë dhe të metalurgjisë në FT të UP, 1970.
- Elaborat për themelimin e degës së gjeologjisë pranë FXM në Mitrovicë, 1979.
- Elaborat o koncepciji organizovanja NIR u Kombinatu Trep?a, Zve?an 1979. (në të dy gjuhët).
- Izveštaj o realizaciji koncepta organizovanja NIR-a u RMH Kombinata Trep?a, Zve?an 1980.
- Projekat o rekonstrukciji rudnika sa flotacijom Trep?a, Stari Trg, 1970.
- Revizija idejnog projekta transporta rude od izvoznog okna do flotacije na tunelu, Trepça Stantërg 1971.
- Mogu?nost smanjenja gubitaka i osiromašenje rude u jami rudnika Pb-Zn Blagodat (koautor), 1984.
- Projekti kryesor për shfrytëzimin e gelqerorëve nga vendburimi Korretica e Epërme, 1984.
- Fitimi i nikelit nga vendburimet e Kosovës (tri studime të veçanta-koautor), 1985.
- Kahet kërkimore në fushën SHT në planin afatmesëm (1985-1990) dhe në atë afatgjatë (deri në vitin 2000), porositur nga Instituti i FE, 1984.
- Kompleksi industrial “Trepça” dhe privatizimi. Konferenca mbi privatizimin në Kosovë – mundësitë dhe pengasat, 2002.
- O nekim karakteristikama eksploatacije ruda, olova i cinka na Kosovu. Cikël ligjëratash mbajtur në Universitetin “Kliment Ohridski” të Sofjes, dhjetor 1986.
- Projekti: Procesi i privatizimit në Kosovë, kryetar i Grupit të punës, 2002.
- Lëndët minerale të Kosovës dhe mundësitë prodhuese minerare (2000).
- Kompleksi industrial i “Trepçës” faktor i ndotjes së mjedisit (2012).
- Kompleksi industrial i “Trepçës” dëmet, borxhet dhe prodhimi.
- Pasuritë minerale të Republikës së Kosovës. Kumtesë në Konferencën mbi pasuri minerale. Prishtinë (shkurt 2012).
- 60 vjetori nga themelimi dhe puna e shkollës së lartë teknike në Mitrovicë. ASHAK, Studime Shoqërore 8, 2021.