ASHAK realizon bashkëpunim të ngjeshur me ASHSH, me akademitë e rajonit si dhe shumë akademi euriopane dhe më gjerë. ASHAK është anëtare me të drejta të plota dhe të barabarta në disa asociacione ndërkombëtare. Për këtë qëllim ASHAK ka themeluar Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë, të cilin e drejton akademik Rexhep Ismajli.
ASHAK ka nënshkruar Memorandumin e Venedikut për bashkëpunim dhe mirëkuptim midis akademive të Evropës Juglindore, bashkëpunon me Rrjetin Ndërakademik të të Drejtave të Njeriut me seli në Nju Jork dhe është anëtar i ALLEA-s, si dhe i Këshillit Ndërakademik të Europës Juglindore.
Është e natyrshme që bashkëpunimi më i afërt i ASHAK realizohet me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe përmes saj edhe me shumë institute shkencore në Republikën së Shqipërisë.
Përveç Memorandumit të bashkëpunimit midis dy Akademive, për punë konkrete dhe programe të detajuara shkencore e artistike, një here në dy vite nënshkruhet Protokolli i bashkëpunimit.
ALLEA (All European Academies) është federatë e 53 Akademive të shkencave nga 43 vende të Europës, mes të cilave është dhe ASHAK, anëtare me të drejta të plota dhe të barabarta me akademitë e tjera.
Në faqen zyrtare të ALLEA-s (www.allea.org) thuhet se ajo nxit këmbimin e informatave dhe përvojave midis anëtarëve të saj, i ofron shkencës dhe shoqërisë europiane këshilla nga anëtarët e saj, promovon kriteret e larta të shkencës dhe dijeve dhe punon për konsolidimin e standardeve etike në veprimtarinë hulumtuese shkencore.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është antarësuar në ALLEA-s në vitin 2004 dhe është aktive në të gjitha programet e saj.
Aktualish selia e ALLEA-s është në Berlin.
ASHAK është anëtare e Rrjetit Ndërakademik të të Drejtave të Njeriut me seli në Nju Jork.
Marrëveshje bashkëpunimi ASHAK ka nënshkruar me:
1. Akademinë e Shkencave të Shqipërisë,
http://www.akad.edu.al/
2. Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Sllovenisë,
http://www.sazu.si/en/o-sazu.html
3. Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë,
http://info.hazu.hr/home
4. Academia Nazionale delle Scienze, detta XL, e Italisë,
http://www.accademiaxl.it/
5. Akademinë Mbretërore Flamane të Shkencave dhe të Arteve të Belgjikës,
http://www.kvab.be/?lang=en
6. Akademinë Britanike (British Academy /The UK’s National Academy for the Humanities and Social
Sciences), http://www.britac.ac.uk/
7. Akademinë Austriake të Shkencave (Österreichische Akademie der Wissenschaften),
http://www.oeaw.ac.at/
8. Akademinë e Shkencave të Turqisë,
9. Akademinë e Shkencave të Bullgarisë,
http://www.bas.bg/cgi-bin/e-cms/vis/vis.pl?p=0200
Forma të ndryshme bashkëpunimi ASHAK ka dhe me shumë akademi të tjera Europiane brenda ALLEA-s si dhe me Akademitë e rajonit brenda Këshillit Ndërakademik të Europës Juglindore.
ASHAK bashkëpunon dhe me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Europës (European Academy of Sciences and Arts / Academia Scientiarum et Artium Europaea) me seli në Salzburg të Austrisë.
I pari anëtar i kësaj Akademie ishte zgjedhur akademik Gazmend Zajmi.
Sot anëtarë të saj janë akademik Hivzi Islami, akademik Rexhep Ismajli, anëtare korrespondente e ASHAK, prof. dr. Edi Shukriu dhe anëtari i jashtëm i ASHAK, prof. dr. Muhamedin Kullashi.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK)
Adresa: Rruga Agim Ramadani, nr. 305, Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel: +383 38 249 303; E-mail: ashak@ashak.org;