Biografia
U lind në qytetin e Gjakovës më 1945 në një familje me tradita në këngën qytetare. Shkollën fillore e kreu në Gjakovë, ndërsa studimet për muzikë i filloi në Shkollën e Muzikës në Prizren në degën e teorisë (1961-1965). Studimet e larta për muzikë i kreu në Akademinë e Muzikës në Sarajevë, në drejtimin e kompozimit dhe dirigjimit në klasën e prof. M. Spiller në vitet 1965-1969. Pas studimeve punoi asistent (lënda e harmonisë) pranë të njëjtës Akademi (1969-1970) në të cilën mbrojti dhe diplomën në vitin 1970. Më pas, në vitet 1972-1973 kreu studimet pasuniversitare për kompozim pranë Akademisë së Sarajevës, në klasën e prof. M. Spiller.
Pas diplomimit u kthye në Kosovë, ku filloi punën pranë gjimnazit H. Dushi (1969-1970). Krahas punës së pedagogut, u aktivizua dhe në jetën kulturore të Gjakovës duke themeluar Korin e Burrave të qytetit, në vitin 1965 dhe duke bërë me të një jetë koncertore intensive. Në vitin 1971 u punësua pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike në degën e Muzikës dhe që prej vitit 1975, kur u hap Fakulteti i Arteve i Prishtinës, e deri në pensionim punoi si profesor pranë këtij institucioni. R. Dhomi është anëtar i Akademisë se Shkencave dhe të Arteve të Kosovës që prej vitit 1993. Më 1 mars të vitit 2003, themeloi trupën e Operës së Kosovës, dhe me 1.01. 2004 themeloi Konservatorin Artistik pranë këtij Institucioni.
Krijimtaria e R. Dhomit është e pasur dhe e larmishme. Ka kompozuar në të gjitha gjinitë e muzikës, me një prirje të veçantë për muzikën vokale (koralet e shumta dhe veprat skenike ku përveç operave duhet përmendur muzika për teatër, në një numër impresionues prej rreth 300 shfaqjeve për të cilat ka bërë muzikën në teatrot e Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Shkupit, Prizrenit etj.).
Muzika e tij është luajtur në të gjitha aktivitetet kryesore të Kosovës dhe të ish Jugosllavisë, si dhe në Shqipëri dhe është botuar në Kosovë dhe në Shqipëri.
Për aktivitetin dhe veprën e tij, është nderuar me çmime, dekorata të shumta, ndër të cilat duhet përmendur: Qytetar nderi i qytetit të Gjakovës (1979), Shpërblimi i Dhjetorit (1980), Dekorata me merita për popull me rreze të arta (1981) si dhe Shpërblimin për muzikën më të mirë në festivalin e teatrove në Beograd, në vitin 1990 (e refuzuar).
Bibliografia
Veprimtaria
Skenike:
- Goca e Kaçanikut, operë në dy akte dhe tri tablo, (opera e parë kosovare), libreti A. Dhomi dhe J. Buxhovi sipas novelës së M. S. Gurra, 1971/72, (bot. ShQKP, Tiranë, 1980 dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 1997).
- Dasma arbëreshe, operë në tri akte, libreti A. Dhomi, sipas G. del Gaudio, 1982-1983 (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, viti 2004).
- E bukura More, balet në tre akte, muzika dhe libreti R. Dhomi, 1984.
- Muzat e Kalasë, operë, 2004 (në përfundim).
Vokalo-instrumentale:
- Rondo, për violonçel dhe orkestër simfonike, 1965 (Bot. SHKQP, Tiranë, 1986).
- Kor dhe orkestër sinfonike, 1966-1983.
- Requiem, e papërfunduar, 1966-1968.
- Këngë solemne, për solist e orkestër sinfonike, teksti A. Dhomi, 1971.
- Vatra e urtësisë, kantatë për solist, kor, recitues dhe orkestër sinfonike, teksti E. Gjerqeku, 1985.
- Uratë vashave, kantatë për solist, kor dhe orkestër sinfonike, teksti A. Dhomi, 1990 (me rastin e 100-vjetorit të shkollës së parë shqipe në Prizren).
Orkestrale:
- Uvertura solemne, për orkestër sinfonike, 1969.
- Scherzo, për orkestër sinfonike, 1966.
- Epopeja, për orkestër sinfonike, 1978.
- Uvertura, nga opera Goca e Kaçanikut, 1972.
- Suitë sinfonike, 1993.
Këngë solo për zë dhe piano:
- Pranvera, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ajmone Dhomi, 1985.
- Këngë pleqërishte, për zë (S apo T) dhe piano, teksti L.Pogradeci, 1985.
- Pa lamtumirë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ajmone Dhomi, 1971.
- Dashuri e parë, për zë dhe piano, teksti A.Z.Çajupi, 1969.
- Vjeshta, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ndre Mjeda, 1970.
- Vajta-kalova, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Arbëreshe-popullore, 1986.
- Bandillët në gjumë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti R.Dhomi, 1980.
- La mia vita, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Domenico Randelli, 1995.
- Kopshti i dashurisë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti A.Z.Çajupi, 1984.
Muzikë dhome:
- Rondo, për violonçel dhe piano, 1965 (bot. ShQKP, Tiranë, 1986).
- Passacaglia, për piano solo, (mes 1966-1969).
- Scherzo, për piano solo, (mes 1966-1969).
- Kujtime, për piano solo, (mes 1966-1969).
- Variacione, për piano solo, (mes 1966-1969).
- Sonata Nr. 1, për piano solo, (mes 1966-1969).
- Kuartet për harqe në F Dur, 1968, Shpërblimi i parë në Fest. Anonim të Rinisë Jugosllave, 1967 (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2001).
- Elegji, për zë (S apo T) dhe piano, teksti R. Dhomi, 1970.
- Mall dashurie, për piano solo, (mes 1990-1999).
- Nocturno albanese, për piano solo, (mes 1990-1999).
- Album për fëmijë, për piano solo, (mes 1990-1999).
- Evergreen, për piano solo, (mes 1990-1999).
- Impresione dardane, për piano solo, (mes 1990-1999).
- Album për kitarë Nr. 1 (Haresa, mallëngjimi, Nga dritarja e De Radës, Marsh.
- Napoloni, Arioso, Iluzione lirike, Valse albaneze, Si lojë) 1993.
- Album për kitarë Nr. 2 (Alla variationi, Loja e princave, Këngë, me Valleza shqipe.
- Antike shkodrane, Impromptu kosovare, Capriccion Nr. 1, Capriccio albaneze, Doli hëna) 1994.
- Balladë, për zë (S apo T), teksti A.Podrimja, 1999.
- Etud-Capriccio Nr. 1, për violinë solo, 2001.
- Alla cadenza, për violinë solo, 2001.
- Temë me variacione Nr. 1, për violinë solo, 2001.
- Etud-Capriccio Nr. 2, për violinë solo, 2001.
- Temë me variacione Nr. 2, për violinë solo, 2001.
- Trio in A, për flaut, violinë dhe violë, 2002.
- Trio in a-minor, për tre kitara, 2002.
- Duo in G, për dy violonçela, 2002.
- Kuintet, nga opera Goca e Kaçanikut, për flaut, oboe, klarinetë, corno in F dhe fagot, 2002.
Vepra korale:
- Përpunime këngësh popullore:
- Te mullini përmbi vijë, për kor të përzier dhe solist, teksti popullor, 1969 (bot. Akademia e Muzikës, Sarajevë, 1969).
- O po gjeta një bilbil me vesë, për kor të përzier, teksti popullor, 1977 (bot. BVI Prishtinë, 1984).
- U çu rrushja, për kor burrash, teksti popullor, 1981.
- Te mullini përmi vijë, për kor mikst, teksti popullor, 1969 (bot. Akademia e Arteve, Sarajevë, 1970).
Këngë të ndryshme:
- Pogradeci, për kor të përzier dhe solist, teksti L. Poradeci, 1966, Shpërblimi i parë në Fest. Anonim të Rinisë Jugosllave, 1967 (bot. BVI, Prishtinë, 1984).
- Nga malli i dashurisë, potpurri këngësh për kor të përzier dhe solist, teksti popullor, 1987.
- Varka, për kor të përzier, teksti popullor, 1988.
- Vjeshta iku, për kor të përzier, teksti popullor, 1986.
- Kujtimi i saj, për kor burrash, teksti popullor, 1985.
- Pi e puth, për kor burrash, teksti A. Asllani, 1985.
- Zemra e liqerit, për kor të përzier, teksti L. Poradeci, 1967, Shpërblimi i dytë në Fest. anonim të Rinisë Jugosllave, 1968 (bot. BVI, Prishtinë, 1974).
- Ro-ko-ko, për kor burrash, teksti popullor, 1973.
- Muzgu, për kor burrash, teksti popullor, 1974.
- Kanon, për kor burrash, teksti popullor, 1974.
- O yll i bukur, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1986.
- Çanakala, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1982.
- Doruntina, për kor të përzierë, teksti N. S. Hoxha, 1981.
- Natë e qetë, për kor të përzier, teksti R. Dhomi, 1980.
- Kij besim te unë, për kor burrash, teksti popullor, 1983.
- I brengosur, për kor burrash, teksti popullor, 1983.
- O moj nëno, për kor burrash, teksti N. S. Hoxha, 1984.
- O bilbil, për kor burrash, teksti popullor, 1984.
- Pëllumbesha, për kor burrash, teksti popullor, 1985.
- Plak ashik, për kor burrash, teksti F. Noli, 1979.
- Lules, për kor femrash, teksti A. Podrimja, 1978.
- Lamtumirë, për kor të përzier, teksti R. Dhomi, 1979.
- Përse, për kor burrash, teksti popullor, 1977.
- Trëndafili im i parë, suitë për kor të përzier, teksti popullor, 1980.
- Vajza ime, për kor burrash, teksti popullor, 1983.
- Leav as houme, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti N. S. Hoxha, 1992.
- Amaneti, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1998.
- Të falemi o dhe, për kor të përzier, teksti A. Dhomi, 1985.
- Kalinea, për kor grash, teksti popullor, 1981.
- Antigona, për kor të përzierë, teksti popullor, 1983.
- I vuajtur jam, për kor të përzier, teksti popullor, 1983.
- Gyrbetqari, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1989.
- Kënga e detit, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1988.
- Ma mir’ në pyll, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1977.
- E mora lapsin, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1977.
- Dallëndyshe, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti L. Poradeci (ß), popullor, 1978.
- Nata në ty, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti A. Podrimja, 1979.
- Udhëtimi, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti R. Dhomi, 1979.
- Kulla e Balshajve, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti A. Podrimja, 1988.
- Alba X, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti A. Podrimja, 1993.
- Rrokullisni kaset, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1982.
- God blles You, për kor të përzierë dhe orkestër sinfonike, teksti R. Dhomi, 2000.
- Ti je e gjallë, për kor burrash, teksti N. S. Hoxha, 2001.
Muzikë për film dhe television:
- Kur pranvera vonohet, regj. E. Kryeziu, Kosova film, 1975.
- Gjurmë të bardha, regj. E. Kryeziu, Kosova film, 1976.
- Buka e hidhur, regj. E. Kryeziu, Kosova film, 1977.
- Rruga pa kthim, regj. A. Sopi, Kosova film, 1979.
- Njeriu prej dheu, regj. A. Sopi, Kosova film, 1979.
- Tre vetë kapërcehjnë malin, regj. B. Sahatçiu, TVP, 1980.
- Kur shpirti ndrron jetë, regj. I. Ymeri, Kosova film, 2000.
- Kur pranvera vonohet, seri TV, RTP, regj. Ekrem Kryeziu, 1979.
- Lidhja e Prizrenit, seri TV, TVP, regj. Skender Blakaj, 1975.
- Autobusi 1, seri TV, RTP, regj. Fatmir Lama, 1982.
- Autobusi 2, seri TV, RTPs, regj. Fatmir Lama, 1983.
- Dy plus një, seri TV, RTP, regj. Fatmir Lama, 1984.
- Dy plus dy, seri TV, RTP, regj. Fatmir Lama, 1985.
Vepra të kompozuara apo muzikë e përgatitur përmbi 300 shfaqje në teatrot e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Shkupit etj.
Vepra të botuara:
- Te mullini përmbi vijë, për kor të përzier dhe solist, teksti popullor, 1969, bot. Akademia e Muzikës, Sarajevë, 1969.
- Pogradeci, për kor të përzier e solist, teksti L. Poradeci, 1967, bot. BVI, Prishtinë, 1984.
- Zemra e liqerit, për kor të përzier, teksti L. Poradeci, 1967, bot. BVI, Prishtinë, 1985.
- Rondo, për violonçel dhe piano, 1965, bot. ShQKP, Tiranë, 1986.
- Goca e Kaçanikut, Opera në tre akte, ASHAK, Prishtinë, 1997.
- Kuarteti për harqe, ASHAK, Prishtinë, 2001.
- Vepra vokale, ASHAK, Prishtinë, 2001.
- Arie dhe këngë solo, ASHAK, Prishtinë, 2002.
- Dasma Arbëreshe, Opera në tre akte me prolog, ASHAK, Prishtinë, 2005.
- Scherco simfonike, ASHAK, Prishtinë, 2009.
- Këngë patriotike, ASHAK, Prishtinë, 2010.
- Uvertyra solemne, ASHAK, Prishtinë, 2013.
- Goca e Kaçanikut, ASHAK, Prishtinë, 2013.