Biografia
Frashër Demaj është i lindur me 08.7.1973 në Radavc të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin “11 Maji” tani “Bedri Pejani” në Pejë. Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë më 22.2.1996 me temën “Kriza Lindore dhe Çështja Shqiptare 1875-1881”. Ka magjistruar më 25.3.2005, me temën: “Qëndrimi i Italisë ndaj Çështjes shqiptare 1875-1881”. Temën e doktoraturës me titull: “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913” e ka mbrojtur 15.7.2009 në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.
Frashër Demaj ka punuar mësimdhënës në disa shkolla fillore e të mesme, si: Shkolla Fillore “Iliria” në Prishtinë, 1996; “Ismail Qemali”, Prishtinë, 1997-1998, “Elena Gjika”, Prishtinë, 1998-2003 dhe në Gjimnazin Flologjik “Eqrem Çabej”, në Prishtinë 1999-2000.
Nga korriku i vitit 2003 punon në Institutin e Historisë, në fillim si asistent e më pas hulumtues i pavarur dhe bashkëpuntor shkencor, për të vazhduar pastaj deri në korrik 2015 si Bashkëpuntor i Lartë Shkencor - Profesor i asocuar. Në Institut ka ushtruar detyren e sekretarit shkencor 2007-2012, kurse në vitet 2012-2013 ka ushtruar detyren e drejtorit të Institutit të Historisë. Prej korrikut 2015 është zgjedhur në gradën Këshilltar Shkencor-Profesor i rregullt.
Nga viti 2010 ka punuar profesor në kolegjin FAMA. Kurse në maj të vitit 2014 është zgjedhur rektor i këtij Kolegji.
Ka mbajtur ligjerata (visiting profesor) në Universitetin e Barit “Aldo Moro” në Itali, në Universitetin e Sofjes, në Bullgari dhe ka marrë ftesë për të ligjeruar në Northern Illionis University (NIU) në Çikago të SHBA-ve
Më 21 dhjetor të vitit 2016 është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Merret me Historinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të shek. XIX dhe fillim shekulli XX.
Bibliografia
Monografi dhe botime tjera të veçanta
Afrim Xhuraj, Jeta dhe vepra, Instituti i Historisë, Prishtinë 2009.
Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913, Instituti i Historisë, Prishtinë 2011.
Perandoria Osmane, botues CDRSEE, Cetinë, 2012 (autor i disa njësive).
Kombet dhe shtetet në Evropën Juglindore, botues CDRSEE, Cetinë, 2012 (autor i disa njësive).
Luftërat Ballkanike, botues CDRSEE, Cetinë, 2012 (autor i disa njësive).
Lufta e Dytë Botërore, botues CDRSEE, Cetinë, 2012 (autor i disa njësive).
E Drejta e Bashkimit Europian, historia, institucionet, legjislacioni dhe politikat, Prishtinë 2015. (bashkautorësi)
Il Diritto Europeo e le politiche di integrazione, Edizioni Giussepe Laterza, Bari 2015. (bashkautorësi)
Mulla Zekë Berdynaj, intelektual, atdhetar e prijës fetar, Instituti i Historisë, Prishtinë 2016.
Velikobritanija i albanski vepros 1875-1913, Instituti i Historisë & Universiteti i Sofjes, Prishtinë-Sofje 2016.
The Cold War (1944-1990), Thessaloniki, 2016 (autor i disa njësive).
Wars, Divisions, Integration (1990-2008) Thessaloniki, 2016 (autor i disa njësive).
Fjalori Enciklopedik i Kosovës, autor i 32 zërave, (në proces botimi).
Publikime në revista shkencore dhe përmbledhje botimesh
Elementet Shtetërore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “KOSOVA” 22/23, Prishtinë, 2003.
Emigrimet dhe vendbanimet e arbëreshëve në Itali, “KOSOVA” 24/25, Prishtinë, 2003.
Misioni politiko-diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Evropë, “KOSOVA” 28, Prishtinë 2006.
Djathtizmi në Kosovë 1945-1990, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, Prizren - Shkodër, 2006.
Veprimtaria atdhetare e Azem (Miftar) dhe Ukë e Sejdi (Smajl) Demajt, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike, Prizren - Klinë 2006
Krimet serbo-malazeze në Fierzë (Novosellë) të Pejës më 1945, E Djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike. Prishtinë 2006.
Roli i shtetit shqiptar në mbrojtjen e çështjes së Kosovës 1990-1999, botuar në përmbledhjen e punimeve: “Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shekullit XX, Tiranë 2008.
Qëndrimi i mbretit Nikolla i Malit të Zi ndaj çështjes shqiptare sipas gazetës “La Nazione Alabanese”, “KOSOVA” 29-30, Prishtinë 2008.
Pjesëmarrja e abreshëve-shqiptarëve në luftë për bashkimin e Italisë, “VJETARI” i Arkivit të Kosovës, nr. 39/40, Prishtinë 2008.
Kontributi i Profesor Ali Hadrit në fushën e arsimit, botuar në “Ali Hadri, Jeta dhe Vepra”, Prishtinë, 2009.
Lëvizjet kulturo-arsimore të arbëreshëve të Italisë gjatë shek XIX, “VJETARI” i Arkivit të Kosovës nr. 40/41, Prishtinë 2009.
Roli i Britanisë së Madhe në luftën e Krimesë dhe situata në Shqipëri, “KOSOVA” 31/32, Prishtinë 2009.
Nënë Tereza Nobeliste, “Jeta dhe Vepra e Nënë Terezës”, Prishtinë 2010.
Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj Kryengritjes së vitit 1910, “KOSOVA” 33/34. Prishtinë, 2010/2011.
Qëndrimi i konsujve anglez në Prizren dhe Shkodër ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, botuar në; “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881”, Prishtinë 2011.
Sfidat e nderkombëtarizimit dhe roli i NATO-s në çlirimin e Kosovës, Revista Shkencore “Juridica” 1, Prishtinë, 2011.
Kufiri verilindor i Shqipërisë sipas diplomacisë britanike, botuar në “100 vjet Pavarësi”, Tiranë 2013.
Alternativat e diplomacisë së Fuqive të Mëdha për kufirin shqiptaro-malazez ne Konferencën e Ambasadoreve ne Londër, KOSOVA 37/38, Prishtinë 2013.
Konteksti diplomatik i çështjës shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Revista Shkencore “Juridica” 2/3, Prishtinë, 2011.
Qëndrimi i diplomacisë së Fuqive të Mëdha lidhur me kërkesën e Serbisë për dalje në Detin Adriatik, në “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”.
Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Kryengritjes së vitit 1911, botuar në permbledhjen “100 vjet nga Kryengritja e Malësisë 1911-2011, Tuz, 2012.
Ostana strahotno pravomoshtija konferencija po albanskia vepros v London 1912-1913, Istoriecki Pregled, Bullgarska Akademia Naukite, Bulgarian Historical Review, 2013, 5-6.
Dhuna dhe terrori ndaj shqiptarëve ne krahinen e Hotit 1875-1924, botuar në Hoti në rrjedhat e shekujve Detroit, Michigan, 2015.
Veprimtaria e Isa Boletinit sipas burimeve britanike, 1910 - 1912, botuar në permbledhjen “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Prishtinë 2015”.
Diplomacia e Fuqive të Mëdha gjatë Luftës së Parë Botërore, Studime Shoqërore 2, ASHAK, Prishtinë 2015.
Porti i Shën Gjinit sipas dokumenteve diplomatike të Britanisë së Madhe (1912-1913), Studime Shoqërore 3 ASHAK, Prishtinë 2016
Kumtesa shkencore
Diplomacia shqiptare dhe marrëdhëniet e Lidhjes së Prizrenit me Evropën, Prishtinë, 1998.
Aleanca Ballkanike dhe Shqipëria, Prishtinë, nëntor 1998.
Mërgimtarët në luftën e Koshares,, Prishtinë më 19. 04. 2000.
Djathtizmi në Kosovë 1945-1990, Shkodër më 13-14 qershor 2005.
Bajram Curri në tekstet e shkollore të Historisë në Kosovë, Gjakovë, 8 korrik, 2005.
Veprimtaria atdhetare e Azem (Miftar) dhe Ukë e Sejdi (Smajl) Demaj, Klinë 11-12 dhjetor 2005.
Problemi i trajtimit dhe i përdorimit të termave dhe koncepteve viktimë, martir, dëshmor, hero dhe hero kombëtar, Prishtinë 15 dhjetor 2006.
Figura e Idriz Seferit në programet dhe tekstet e historisë në Kosovë, Prishtinë, 2007.
Roli i shtetit shqiptar në mbrojtjen e çështjes së Kosovës, Tiranë, 27 nëntor 2007.
Kontributi i profesor Ali Hadrit në fushën e arsimit, Prishtinë 3 mars 2008.
Qëndrimi i konsujve anglez në Prizren dhe Shkodër ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Tiranë 13 qershor 2008.
Kontributi i diasporës shqiptare në çlirimin e Kosovës, Prishtinë 12 qershor 2009.
Qëndrimi i diplomacisë britanike ndaj kryengritjes së vitit 1910, Kaçanik, 30 prill 2010.
Kontributi i delegatëve nga rajoni i Mitrovicës në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Kaçanikut, Mitrovicë, 4 qershor 2010.
Kontributi i delegatëve të Kuvendit të Kosovës në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Kaçanikut, Prishtinë, 2 korrik 2010.
Përdorimi i burimeve alternative të Historisë, Selanik, Greqi, 11-13 shkurt 2011
Roli i NATO-s në çlirimin e Kosovës, Tiranë, 28 mars 2011.
Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Kryengritjes së vitit 1911, Tuz, Mal i Zi, 4, 5 mars 2011.
Probleme teoriko-metodologjike të historiografisë shqiptare, Java e Shkencës, Prishtinë, maj 2011
Monumentet kulturore të periudhës Osmane në Kosovë, Athinë, Greqi, 6-9 qershor 2011.
Pozita e Shkencës në Kosovën e Pavarur, 15.6.2011, ASHAK, Prishtinë.
Aziz Zhilivoda figurë e shquar e luftës për liri e bashkim kombëtar, Kastriot, 24.6.2011.
Misioni diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Itali Tiranë, 9.12.2011.
Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe kryengritja shqiptare e vitit 1911, Tuz 2011.
Musa Hoti, aktivist i devotshëm i çështjes kombëtare, Mitrovicë 2011.
Kontributi i diasporës në çlirimin e Kosovës, Prizren, qershor 2012.
Alternativat e diplomacisë së fuqive të mëdha për kufirin shqiptaro-malazez në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Simpoziumi shkencor “Plava dhe Gucia ndër shekuj”, Plavë, korrik 2012
Qëndrimi i diplomacisë së fuqive të mëdha lidhur me kërkesën e Serbisë për dalje në Detin Adriatik, në “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”, Prishtinë 13-14 shtator 2012.
Kontributi i femres shqiptare gjatë historisë, Prishtinë shtator 2012.
Bashkëpunimi i Idriz Seferit me krerët e lëvizjes kombëtare, Gjilan, 31tetor 2012.
Kufiri verilindor i Shqipërisë sipas diplomacisë britanike, Konferenca Shkencore “100 vjet Pavarësi”, Tiranë 26-27 nëntor 2012.
Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj kufirit verior të shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Pejë me 21.11.2012.
Përplasjet diplomatike të Fuqive të Mëdha për kufirin verior të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Shkup 2012.
Haxhi Zeka- Figurë emblematike e luftës për çlirim e shtet kombëtar, Pejë, dhjetor 2012.
Masakra e Kabashit dhe Korishës - akt gjenocidal i pushtuesit serb ndaj shqiptarëve, Prizren 17.3.2013.
Kosova pjesë e Joint History Project, Prishtinë 2013.
Burimet alternative të dijes - pjesë e rëndësishme e shkollimit modern, Konferencë: Mësimdhënia e historisë moderne të Evropës Juglindore , Prishtinë 8-9 qershor 2013
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Akademi Kujtesë Historike, Prizren më 10.6.3013.
Origjina e familjes së Mehmet Akif Ersoy-t, Konferencë Shkencore: Mehmet Akif Ersoy dhe marrëdhëniet shqiptaro-turke, Tiranë, 20. 06. 2013.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Prizren më 10.6.2013.
Masakra e Previsë , Plavë 24.7.2013
Dhuna dhe terrori ndaj shqiptareve ne krahinen e Hotit 1875-1924, Hoti në rrjedhat e shekujve, Detroit, Michigan , SHBA 23-24 nëntor 2013.
Mësimdhënia e historisë moderne të Europës Juglindore, Pejë, 29-30 mars 2014.
Jusuf Gërvalla, atdhetar, politikan, shkrimtar e artist, Akademi Kujtesë Historike, Pejë më 17.1.2014.
Kuvendi i pajtimit të gjaqeve te Verrat e Llukës më 1 maj 1990 Deçan me 25.4.2014.
Të mësuarit e historisë në Republikën e Kosovës, Simpozium Shkencor, Pozita dhe nevojat e arsimit shqip në Malin e Zi. Ulqin 14-15 qershor 2014.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, embrion i shtetit te pavarur shqiptar, Prizren 10 qershor 2014.
Diplomacia e Fuqive te Mëdha gjate Luftës së Parë Botërore, Konferenca shkencore Lufta e Parë Botërore dhe çështja shqiptare 1914-1918, Prishtine me 19.9.2014.
The Joint History Project II Tiranë, 30 January – 01 February 2015,
Rrjedhojat sociale qe solli Lufta e Parë Boterore, Seminari me George Eckert-Tiranë 29.3. 2015.
Veprimtaria e Isa Boletinit sipas burimeve britanike, 1910 – 1912, Konferenca Shkencore, Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, 5 qershor 2015.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, faza e pare e formimit te shtetit kombetar, Prizren 10.6.2015.
Pace e Democrazia, Convenio Internazionale, DIRITTI UMANI, DEMOCRAZIA E PACE”, Bari 19-20 Giugno 2015.
Aktivitetet e Isa Boletinit sipas burimeve britanike 1910-1912, Prishtinë, 5.6.2015.
Vendimi i Fuqive të Mëdha në Konferencen e Ambasadorëve në Londer për demonstrimin naval kundër Malit të Zi, Tuz, 23.8.2015.
Independence and International Recognition of Kosova, Konferencë shkencore, Universalizmi, Globalizimi dhe Shteti i së Drejtës; Universality, Globalization and the Rule of Law; Univerzalizmot, Globalizacija i Pravna Drzhava, Tetovo 13-14 november 2015.
Perfaqesimi i te rinjeve dhe femrave ne partite politike dhe institucionet shteterore ne Kosove, Shkup, 5-6 janar 2016.
Angazhimi politik e ushtarak i Sali Çekut, Prishtinë, 19.04.206.
Kontributi i Sali Çekaj për lirinë e Kosovës, Deçan, 22.04.2016.
Sak Faslia- Bajraktari i Rugovës, Pejë më 31.5. 2016.
Përfaqëesuesit diplomatik të Fuqive të Mëdha për veprimtarinë e Isa Boletinit, Tryezë Shkencore, 100- vjet nga vrasja e Isa Boletinit, ASHAK, Prishtinë 25.11.2016.
Kosova në Luftën e Parë Botërore, Konferencë Shkencore Kombëtare, Lufta e Parë Botërore: Shqiptarët, Ballkani, Europa, Tiranë 6 dhjetor 2016.
Konferenca Nderkombëtare
“Minorities in the Educational systems in South Eastern Europe” 25-29 maj 2002, George Eckert, në Branshweig të Gjermanisë.
“Targeting Human Rights, Rule of Law and Democracy”, International Academy for Leadership, 12-15 shtator 2002 në Lajpcig të Gjermanisë.
“A Regional Conference on History Teaching in Southeast Europe” 6-9 dhjetor 2003 në Hotel Grand në Prishtinë e organizuar nga ADRA Danimarkë.
“Textbooks in the United States” 22-25 dhjetor 2003, me profesorë nga Universiteti Pitsburg në SHBA.
“Mësimi i Historisë” 11-13 dhjetor 2004 në Hotel Grand në Prishtinë, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe MASHT.
“Vlerësimi i Teksteve të Historisë në Kosovë” 22-25 maj 2005, Prishtinë, i organizuar nga George Eckert Institut (GEI) nga Gjermania dhe MASHT.
Development of the National Research Program 2010-2015, Mavrovo (Macedonia), September 23-24, 2009.
Mësimdhënia e historisë moderne në Evropën Juglindore, 6-7 shkurt 2010, Prishtinë.
Bashkëpunëtor profesional i CDRSEE me seli në Selanik prej 2009-vazhdon.
Projekt i Bashkimit Evropian për modernizimin e kurrikulit. “Junior Expert of SWAp Project”. Ekspert për hartimin e kurrikulit të arsimit parauniversitar. Nga nëntori 2010-2011.
Kosovo/Kosova in the 20th century. Exploring prospects for future international scientific cooperation 19-21 March 2010, Berlin.
Using of alternative sources in History, Thesaloniki Greece, 11-13 february 2011
“Ballkan Tale”, Monuments of otoman era in Kosovo, Atheens, Greece, 6-9 june 2011.
Lufta e Parë Boterore, organizuar nga George Eckert-Tiranë 29.3. 2015.
Mediterraneo la pace possibile, 5. 12. 2014, Universita degli studi di Bari, Aldo Moro, Bari.
Pace e Democrazia, Convenio Internazionale, “Diritti umani, democrazia e pace”, Bari 19-20 Giugno 2015.
Magna Karta, Konferenca e rektoreve të universiteteve evropiane 24-25-26 qershor 2015, Tetovë.
Bashkëautor në tekste shkollore:
HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, (dispensë), Dukagjini, Prishtinë, 2003.
HISTORIA 10, Gjimnazi Shkencave matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, (dispensë), Dukagjini, Prishtinë, 2003.
HISTORIA 6, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004. (11 herë e ribotuar)
USHTROJMË SË BASHKU, Fletore pune 6, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar) .
HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
HISTORIA 10, Gjimnazi Matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
HISTORIA 11, Gjimnazi i gjuhëve, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004 (5 herë e ribotuar).
HISTORIA 8, Libri Shkollor, Prishtinë 2005, (10 herë e ribotuar).
HISTORIA 13, Gjimnazi i Përgjithshëm, Libri Shkollor, Prishtinë 2006. (ribotuar 3 here)
HISTORIA 9, Fletore Pune, Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
HISTORIA 5, Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
HISTORIA 5, Fletore Pune, Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
HISTORIA 8, Fletore Pune, Libri Shkollor, Prishtinë 2006, (9 herë e ribotuar).