Me inaugurimin e ndërtesës së re të ASHAK-ut, kushtet e Bibliotekës janë përmirësuar dukshëm. Jo vetëm që janë krijuar rrethana të reja dhe të përshtatshme për ruajtjen e librit në kushte optimale, por tashmë janë zgjeruar dhe mundësitë e komunikimit me materialet e saj, të arkivuara dhe të evidentuara sipas standardeve për bibliotekat e këtij lloji dhe destinimi.
Biblioteka ka rreth 7000 tituj dhe gjithsej mbi 10.000 ekzemplarë librash si dhe disa qindra tituj revistash dhe periodikësh.
Fondet e saj janë siguruar kryesisht me donacione dhe pëmes këmbimeve me institucione të tjera shkencore e akademike nga vendi dhe jashtë. Vetëm një pjesë e vogël është blerë vetë, për shkak të mungesë së mjeteve.
Biblioteka, përveç lokaleve ku janë depozituar librat, ka zyrën e pritjes dhe të personelit të saj, si dhe sallën e gjerë të leximit, në të cilën punojnë dhe konsultojnë literaturën anëtarët e Akademisë, por ku mund të punojnë dhe studiues të tjerë të jashtëm.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK)
Adresa: Rruga Agim Ramadani, nr. 305, Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel: +383 38 249 303; E-mail: ashak@ashak.org;