Biografia
U lind në Gjakovë më 1949. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. U diplomua në Degën e Matematikës të Fakultetit Filozofik (më vonë Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore) të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1971. Gjatë studimeve fitoi bursën universitare dhe mori pjesë dy herë në garat e studentëve të matematikës të universiteteve të ish Jugosllavisë. Me rastin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, më 1970, u nderua me Lëvdatë për rezultatet e arritura gjatë studimeve. Në vitin shkollor 1971/72 regjistroi dhe i ndoqi i rregullt studimet pasuniversitare në FSHMN të Universitetit të Zagrebit - Drejtimi i Topologjisë. I përfundoi më 1974 me mbrojtjen e magjistraturës “Retraktet në kategorinë topologjike dhe në kategorinë e formës”. Tezën e doktoraturës “Fibracionet e formës për hapësirat e çfarëdoshme topologjike” e mbrojti me sukses në vitin 1981 në FSHMN të Universitetit të Zagrebit. Ka qenë në vizita studimore, me ligjërata tematike, në Universitin e Zagrebit, Varshavës, Tiranës e Sofjes.
Interesi i tij shkencor përqëndrohet te topologjia në përgjithësi, e veçanërisht te topologjia algjebrike (teoria e formës). Aktivitetin shkencor e filloi si anëtar i Seminarit të Topologjisë të Universitetit të Zagrebit nga viti 1972 (i udhëhequr nga topologu kroat me famë botërore Sibe Mardeši?) për ta vazhduar deri në ditët e sotme. Ka botuar një numër të konsiderueshëm punimesh shkencore e profesionale, si dhe tre libra universitarë. Ka botuar dhe në revista shkencore me recensione ndërkombëtare. Rezultatet e tij shkencore citohen në punimet e shumë topologëve të njohur si S. Mardeši?, T. Watanabe, T. Yagasaki, S. Nowak, F. W. Bauer, P. Mrozik, H. Thieman, etj. Është pjesëmarrës në disa kongrese e konferenca shkencore. Është anëtar i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovë (aktualisht kryetar i saj) dhe i Shoqatës së Matematikanëve të Europës. Ka qenë anëtar i Këshillit Mësimor-Shkencor të FSHMN-s në disa mandate si dhe anëtar i Senatit të UP-së (2009-2012).
Aktivitetin profesional-pedagogjik e filloi si mësimdhënës në Departamentin e Matematikës të FSHMN të Universitetit të Prishtinës nga viti 1974, si asistent (1974-76), ligjërues (1976-82), docent (1982-87), profesor inordinar (1987-94) dhe profesor i rregullt (prej 1994). Gjatë kësaj kohe ka mbajtur ligjërata nga: Topologjia, Analiza funksionale, Analiza III, Gjeometria analitike, Hapësirat metrike, Algjebra lineare me gjeometri analitike, Matematika diskrete, etj. Po ashtu, ka mbajtur kurse të ndryshme nga Topologjia në studimet e magjistraturës (tani të masterit) dhe të doktoraturës, të organizuara nga Departamenti i matematikës të FSHMN-së. Ka qenë udhëheqës dhe anëtar i komisioneve për mbrojtjen e magjistraturave dhe doktoraturave të disa kandidatëve. Përveç në fakultetin amë, ka qenë i angazhuar mësimdhënës edhe në ish SHLP të Gjakovës (tash Fakulteti i Edukimit) (1975-2012), në Universitetin shtetëror të Tetovës (1986-2009), në Universitetin e Prizrenit (2011-) ku ka mbajtur kurse të ndryshme nga matematika. Për kontributin dhe përkushtimin në punën pedagogjike e profesionale ka marrë Mirënjohjen e Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore më 1980 si dhe Mirënjohjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si pedagog i dalluar universitar, në vitin 2010.
Anëtar korrespondent i ASHAK-ut u zgjodh më 2012.
Bibliografia
A. Punime shkencore:
1. Q. Haxhibeqiri, Retrakti u topoloskoj kategoriji i u kategoriji oblika (punimi i magjistraturës), Zagreb, 1974.
2. Q. Haxhibeqiri, Retrakti oblika za proizvoljne topoloske prostore, Bul. i pun. shkenc. i FSHMN, Prishtinë 1975;
3. Q. Haxhibeqiri, Fibracije oblika za topoloske prostore, (disertacioni), Zagreb, 1981.
4. Q.Haxhibeqiri, Shape fibrations for topological spaces, Glas. Matematicki, Zagreb, 1982;
5. Q. Haxhibeqiri, Resolutions of maps of pairs, Bul. i pun. Shkenc.i FSHMN, Prishtinë,1982;
6. Q. Haxhibeqiri, Shape fibrations for compact Hausdorff spaces, Publication de l’Inst. Mathematique.,Beograd, 1982;
7. Q. Haxhibeqiri, The exact sequence of a shape fibration, Glas. Matemat. , Zagreb,1983.
8. Q. Haxhibeqiri, On the surjectivity of shape fibration, Matem. Vesnik, Beograd, 1985;
9. Q. Haxhibeqiri, On resolutions for maps of pairs of spaces, Punime matematike, Prishtinë, 1986;
10. Q. Haxhibeqiri, Kategorija Inj C, Buletini shkencor 2, SHLP “B.Curri”, Gjakovë, 1987;
11. Q. Haxhibeqiri, S. Nowak, Stable strong shape theory,Glasn.Matematicki, Zagreb, 1989;
12. Q. Haxhibeqiri, Limite te vargut të përgjithsuar të nënbashkësive të një hapësire topologjike , Buletini shkencor 3 i SHLP “B.Curri”, Gjakovë, 1995;
13. Q. Haxhibeqiri, The product and pullback of fibrations, Bul. i pun. Shkenc. i FSHMN, Prishtinë; 1996.
14. Q. Haxhibeqiri, Vargu ekzakt i fibracionit, Bul. Shkencor 4, SHLP “B.Curri” Gjakovë ; 1997.
15. Q. Haxhibeqiri, S. Nowak: Duality between stable strong shape morphisms and Stable homotopy classes, Glas. Mat. Zagreb, 2001.
16. Q. Haxhibeqiri : The product of shape fibrations, Mathem. Sciences and Applicationes, Vol. 1, N0.2, pp.103-111, (2013)
B. Punime profesionale:
17. Q. Haxhibeqiri, Disa elemente të logjikës matematike, “Dituria”, 2-3, Prishtinë, 1971/72;
18. Q. Haxhibeqiri, Mbi përkufizimin e funksionit dhe relacionit, Matematika – Fizika,1, Prishtinë, 1982
19. Q. Haxhibeqiri, Funksioni invers, Matematika – Fizika,2, Prishtinë, 1982;
20. Q. Haxhibeqiri, Aritmatika e ores, “Plus”, 10; 1995;
21. Q. Haxhibeqiri, Mesi arithmetik, mesi gjeometrik dhe mesi harmonik, “Plus 12,13; 1995,1996.
22. Q. Haxhibeqiri, Zgjidhja e disa detyrave logjike, “Plus”,10,11; 1995;
23. Q. Haxhibeqiri, Disa sofizma matematikore, “Plus”, 16; 1996;
24. Q. Haxhibeqiri, Për mendjemprehtët ! “Plus”,23, 1998;
25. Q. Haxhibeqiri, Cila thyesë është më e madhe ? “Plus”,26, 1999;
26. Q. Haxhibeqiri, Vërtetimi i disa teoremave të arithmetikës me metodat gjeometrike, “Plus”, 24, 1998 ;
27. Q. Haxhibeqiri, Disa vërtetime të teoremës së Pitagorës, “Plus”,26, 1999;
28. Q. Haxhibeqiri, Kush e ka unazën ? “Plus” 32, 2000;
29. Q. Haxhibeqiri, Numri më i madh me katër shifra të njëjta, “Plus” 33, 2001; .
30. Q. Haxhibeqiri, Pjestueshmëria me 11, “Plus” 35, 2001;
31. Q. Haxhibeqiri, Një detyrë interesante, “Plus” 36, 2002;
32. Q. Haxhibeqiri, Teorema e Napoleonit, “Plus”, 43, 2003;
33. Q. Haxhibeqiri, Marrëveshja fitimprurëse, “Plus”,44, Tetovë, 2003;
34. Q.Haxhibeqiri, Vërtetimi i disa teoremave të rralla për katërkëndëshat, “Plus”,55,56, 2006 ;
35. Q. Haxhibeqiri, Disa detyra që zgjidhen me anën e pabarazimeve, “Plus”, 57,58, 2007;
36. Q.Haxhibeqiri, Ndërtimi i përafërt i n-këdëshit të rregullt. Syprina e sipërfaqes n- këndëshe të rregullt; teorema e përgjithsuar e Pitagorës, “Plus”, 64, 2008;
37. Q.Haxhibeqiri, Dy kuriozitete matematike, “Plus”, 70; 2010;
38. Q.Haxhibeqiri, Vërtetimi i disa pabarazimeve, “Plus”, 70; 2010;
39. Q.Haxhibeqiri, Enigma e Ajnshtajnit, “Plus”, 77, 2012;
40. Q.Haxhibeqiri, Thyesat e ndërmjetme, “Plus”,79,2012;
41. Q.Haxhibeqiri, Vërtetimi i disa barazimeve, Plus,80, 2012;
42. Q.Haxhibeqiri, Teorema e Cevas, “Plus”, 83-84, 2014;
43. Q.Haxhibeqiri, Zbatimi i teoremës së Pitagorës në zgjidhjen e disa detyrave, “Plus”,85, 2014;
44. Q.Haxhibeqiri, Dy pabarazime interesante në lidhje me gjatësitë e brinjëve të një trekëndëshi, “Plus”, 91, 2015
45. Q.Haxhibeqiri, Biseda e dy numrave, “Plus”,96; 2016.
46. Q.Haxhibeqiri, Miza është e rëndë sa elefanti, “Plus”, 96 ; 2016.
47. Q.Haxhibeqiri, Teorema e Napoleonit, “Plus”,98, 2017.
48. Q.Haxhibeqiri, Zbatimi i matematikës në zgjidhjen e disa problemave nga jeta e përditshme, “Plus”, 103; 2018.
49. Q.Haxhibeqiri, Për përdorimin e drejtë të kuptimeve vijë, gjatësi, sipërfaqe, syprinë, trup, vëllim¸ “Plus”, 104; 2018.
50. Q.Haxhibeqiri, Një veti karakteristike e polinomeve dhe zbatimi i saj, “Plus”, 107; 2019.
51. Q.Haxhibeqiri, Një zbatim i plotpjesëtueshmërisë me numrin 9, “Plus”, 108; 2019.
52. Q.Haxhibeqiri, Një pabarazim dhe disa rrjedhime të tij, “Plus”, 110, 2020.
C. Libra :
1. Q.Haxhibeqiri, S. Zdravkovska, Uvod u algebarsku topologiju, (dispencë universitare), Prishtinë, 1979.
2. Q. Haxhibeqiri, Topologjia (tekst universitar), ETMM, Prishtinë,1989.
3. Q. Haxhibeqiri, Përmbledhje detyrash nga topologjia (tekst universitar), UP, Prishtinë, 1996.
4. Q. Haxhibeqiri (koautor me M. Efendiun, R. Limanin), Matematika 11- drejtimi matematikë- informatikë (për Gjimnaze), Prishtinë, 2006.
5. Q.Haxhibeqiri (koautor me M. Efendiun, R. Limanin), Analizë me teori të gjasës – drejtimi Matematikë- Informatikë (për Gjimnaze), Prishtinë, 2005;
6. Q. Haxhibeqiri, Analiza III (ligjërata të autorizuara), Tetovë, 2007;
7. Q. Haxhibeqiri, (koautor R. Limani, M.Mula), Matematika dhe mësimdhënia e matematikës, Masht & Giz, Prishtinë, 2012.
8. Q.Haxhibeqiri, Hapësirat metrike, ASHAK, Prishtinë, 2014.
9. Q.Haxhibeqiri , R. Limani, Dhjetë olimpiadat matematike të Kosovës, Shoqata e matematikanëve të Kosovës, Prishtinë, 2019.
10. Q.Haxhibeqiri, Fibracionet, ASHAK, Prishtinë, 2019.
Ç. Libra të përkthyer në gjuhën shqipe:
1. Z. Ivkoviq, D. Banjeviq, Probabiliteti dhe statistika matematike, Prishtinë 1985;
2. S. Kurepa, Hyrje në matematikë: Bashkësitë- Strukturat- Numrat, ETM, Prishtinë, 1976.
D. KONFERENCAT SHKENCORE/ Vizitat studimore
1. The VI-nth Congress of Mathematicians, Physicians and Astronomers of Yugoslavia, Novi Sad,1975 (me kumtesën: Retrakti u kategoriji oblika).
2. Qëndrim studimor (njëmujor) në Universitetin e Tiranës, 1977.
3. The VI-nth Balcanic Congress of Mathematicians, Varna (Bulgaria), 1975, (me kumtesën: A generalization of a theorem due to S.Mardesic).
4. International symposium “Theory of sets, Foundations of Mathematics”, Beograd, 1977.
5. Qëndrim studimor (njëvjeçar) në Universitetitn e Zagrebit, 1979 – 1980.
6. The VII-nth Congress of Mathematician, Physician and Astronomer of (former) Yugoslavia Budva-Becic, 1980; (kumtesa: The pullback of shape fibration).
7. International Conference “Shape theory and geometric topology”, IUC, Dubrovnik, 1981;
8. International Conference “Topology and its applications”, IUC, Dubrovnik, 1985, (kumtesa: On the surjectivity of Shape Fibrations).
9. Kongresi i VIII i matematikanëve, fizicientëve e astronomëve të Jugosllvisë., Prishtinë, 1985, (me kumtesën Fibracije oblika topoloski prostora).
10. International Conference “Topology and its applications”, IUC, Dubrovnik, 1990, (kumtesa: Stable strong shape theory).
11. Vizitë studimore (gjashtëmujore) në Universitetin e Varshavës, Poloni.
12. International Conference “Shape theory and Geometric Topology”, IUC, Dubrovnik, 1986;
13. Vizitë studimore (dhjetëditore) në Universitetin e Sofies, Bulgari, 1987.
14. International Conference on Geometric Topology, Dubrovnik , 2007, me kumtesën The product of Shape fibrations.
15. Internacional Euroasiatik Conference of Mathematical Sciences and Applications, 2012, me kumtesën “The product of Shape fibrations”;
16. 18-th Annual Cum 3-rd International Conference of Gwalior Conference of Mathematical Sciences, September, 22-26, 2013, Bhopal (India) (anëtarë i Komitetit Mbikqyrës Ndërkombëtar dhe Ligjërues i ftuar – kumtesa: Shape fibrations for topological spaces).
17. The language of symmetries – a viewpoint from representation theory and geometry, Takim shkencor ndërkombëtarë, ASHAK, Prishtinë, 11.07.2014;
18. L-Functions, Takim shkencor ndërkombëtarë, FSHMN, Prishtinë, 3-7.07.2017.