baneri kerkime
 

Udhëzime për autorët e punimeve të propozuara për botim

"Kërkime" "Research" është revistë shkencore të cilën e boton Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të Natyrës. Në këtë revistë botohen punimet origjinale shkencore, vlerësime të veprave, vështrime dhe recensione, të cilat nuk janë botuar më parë. Pranimin e punimit për botim e bën Këshilli redaktues në bazë të recensioneve pozitive. Punimet dorëzohen në gjuhën shqipe me rezyme në gjuhën angleze ose në gjuhën e huaj me rezyme në gjuhën shqipe. Për origjinalitetin dhe cilësinë e punimit përgjigjen vetë autorët. Redaksia rezervon të drejtën për të mos dhënë shpjegime në rast se nuk botohet punimi i paraqitur.

UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E DORËSHKRIMIT

- Titulli i punimit duhet të jetë i saktë.
- Nën titull duhet shënuar emrin, mbiemrin dhe institucionin në të cilin punojnë autorët.
- Punimi fillon me abstrakt i cili shkruhet në gjuhën angleze. Abstrakti përmban më së shumti 200 fjalë, fonti Times New Roman 10 pt., ndërsa në vijim, shënohen deri në 10 Fjalë kyçe. 
- Punimi vazhdon me hyrjen, shtjellimin e problemit (materiali dhe metoda), rezultatet, përfundimin, literaturën sipas abc-së, të shkruar në Times New Roman 12 pt, deri në 10 faqe të formatit A4, me margjina 20 mm.
- Në fund të punimit jepet titulli i punimit, emri e mbiemri i autorëve dhe rezymeja (summary) e shkurtë në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe, fonti Times New Roman 10 pt., si dhe adresa e plotë e autorit kontaktues (e-mail, telefoni).
- Punimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 10 faqe të formatit A4.
- Numri i autorëve nuk duhet të jetë më shumë se 3.
- Dorëshkrimet dorëzohen në dy kopje dhe në CD në Akademi.

REDAKSIA E REVISTËS