Qamil Haxhibeqiri Anëtar korrespondent

Biografia

U lind në Gjakovë më 1949. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. U diplomua në Degën e Matematikës të Fakultetit Filozofik (më vonë Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore) të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1971. Gjatë studimeve fitoi bursën universitare dhe mori pjesë dy herë në garat e studentëve të matematikës të universiteteve të ish Jugosllavisë. Me rastin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, më 1970, u nderua me Lëvdatë për rezultatet e arritura gjatë studimeve. Në vitin shkollor 1971/72 regjistroi dhe i ndoqi i rregullt studimet pasuniver­sitare në FSHMN të Universitetit të Zagrebit - Drejtimi i Topologjisë. I përfundoi më 1974 me mbrojtjen e magjistraturës “Retraktet në kategorinë topologjike dhe në kategorinë e formës”. Tezën e doktoraturës “Fibra­cionet e formës për hapësirat e çfarëdoshme topologjike” e mbrojti me sukses në vitin 1981 në FSHMN të Universitetit të Zagrebit. Ka qenë në vizita studimore, me ligjërata tematike, në Universitin e Zagrebit, Var­shavës, Tiranës e Sofjes.

Interesi i tij shkencor përqëndrohet te topologjia në përgjithësi, e veçanërisht te topologjia algjebrike (teoria e formës). Aktivitetin shkencor e filloi si anëtar i Seminarit të Topologjisë të Universitetit të Zagrebit nga viti 1972 (i udhëhequr nga topologu kroat me famë botërore Sibe Mardeši?) për ta vazhduar deri në ditët e sotme. Ka botuar një numër të konsiderueshëm punimesh shkencore e profesionale, si dhe tre libra universitarë. Ka botuar dhe në revista shkencore me recen­sione ndër­kombëtare. Rezultatet e tij shkencore citohen në punimet e shumë topo­logëve të njohur si S. Mardeši?, T. Watanabe, T. Yagasaki, S. Nowak, F. W. Bauer, P. Mrozik, H. Thieman, etj. Është pjesëmarrës në di­sa kongrese e konferenca shkencore. Është anëtar i Shoqatës së Matema­tikanëve të Kosovë (aktualisht kryetar i saj) dhe i Shoqatës së Matemati­ka­nëve të Europës. Ka qenë anëtar i Këshillit Mësimor-Shkencor të FSHMN-s në disa mandate si dhe anëtar i Senatit të UP-së (2009-2012).

Aktivitetin profesional-pedagogjik e filloi si mësimdhënës në Depar­ta­mentin e Matematikës të FSHMN të Universitetit të Prishtinës nga viti 1974, si asistent (1974-76), ligjërues (1976-82), docent (1982-87), profesor inordinar (1987-94) dhe profesor i rregullt (prej 1994). Gjatë kësaj kohe ka mbajtur ligjërata nga: Topologjia, Analiza funksionale, Analiza III, Gjeometria analitike, Hapësirat metrike, Algjebra lineare me gjeometri analitike, Matematika diskrete, etj. Po ashtu, ka mbajtur kurse të ndryshme nga Topologjia në studimet e magjistraturës (tani të masterit) dhe të doktoraturës, të organizuara nga Departamenti i matematikës të FSHMN-së. Ka qenë udhëheqës dhe anëtar i komisioneve për mbrojtjen e magjistraturave dhe doktoraturave të disa kandidatëve. Përveç në fakultetin amë, ka qenë i angazhuar mësimdhënës edhe në ish SHLP të Gjakovës (tash Fakulteti i Edukimit) (1975-2012), në Universi­tetin shtetëror të Tetovës (1986-2009), në Universitetin e Prizrenit (2011-) ku ka mbajtur kurse të ndryshme nga matematika. Për kontributin dhe përkushtimin në punën pedagogjike e profesionale ka marrë Mirënjohjen e Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore më 1980 si dhe Mirënjohjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si pedagog i dalluar universitar, në vitin 2010.

Anëtar korrespondent i ASHAK-ut u zgjodh më 2012.

 

Bibliografia

Punime shkencore:

Retrakti u topoloskoj kategoriji i u kategoriji oblika (punim magjistrature), Zagreb, 1974.

Retrakti oblika za proizvoljne topoloske prostore, Buletini i pun. shkenc. i FSHMN, Prishtinë 1975;

Fibracije oblika za topološke prostore, (disertacioni), Zagreb, 1981.

Shape fibrations for topological spaces, Glas. Matemati?ki, Zagreb, 1982;

Resolutions of maps of pairs, Bul. i pun. Shkenc.i FSHMN, Prishtinë,1982;

Shape fibrations for compact Hausdorff spaces, publication de l’Inst. Mathematique, Beograd,

The exact sequence of a shape fibration, Glas. Matemat., Zagreb,1983.

On the surjectivity of shape fibration, Matem. Vesnik, Beograd, 1985;

On resolutions for maps of pairs of spaces, Punime matematike, Prishtinë, 1986;

Kategorija Inj C, Buletini shkencor 2, SHLP “B.Curri”, Gjakovë, 1987;

Stable strong shape theory, (bashkë me S. Nowak), Glasn. Matemati?ki, Zagreb, 1989;

Limite te vargut të përgjithsuar të nënbashkësive të një hapësire topologjike, Buletini shkencor 3 i SHLP “B.Curri”, Gjakovë, 1995;

The product and pullback of fibrations, Bul. i pun. Shkenc. i FSHMN, Prishtinë; 1996.

Vargu ekzakt i fibracionit, Bul. Shkencor 4, SHLP “B.Curri” Gjakovë ; 1997.

Duality between stable strong shape morphisms and Stable homotopy classes, (bashkë me S. Nowak), Glas. Mat. Zagreb, 2001.

Punime profesionale:

Disa elemente të logjikës matematike, Dituria, 2-3, Prishtinë, 1971/72;

Mbi përkufizimin e funksionit dhe relacionit, Matematika-Fizika 1, Prishtinë, 1982;

Funksioni invers, Matematika-Fizika,2, Prishtinë, 1982;

Aritmatika e orës, Plus, 10; 1995;

Mesi arithmetik, mesi gjeometrik dhe mesi harmonik, Plus, 12,13; 1995,1996.

Zgjidhja e disa detyrave logjike, Plus,10,11; 1995;

Disa sofizma matematikore, Plus, 16; 1996;

Për mendjemprehtët!, Plus, 23, 1998;

Cila thyesë është më e madhe?, Plus,26, 1999;

Vërtetimi i disa teoremave të arithmetikës me metodat gjeometrike, Plus, 24, 1998 ;

Disa vërtetime të teoremës së Pitagorës, Plus,26, 1999;

Kush e ka unazën?, Plus 32, 2000;

Numri më i madh me katër shifra të njëjta, Plus, 33, 2001;

Pjestueshmëria me 11, Plus, 35, 2001;

Një detyrë interesante, Plus, 36, 2002;

Teorema e Napoleonit, Plus, 43, 2003;

Marrëveshja fitimprurëse, Plus, 44, Tetovë, 2003;

Vërtetimi i disa teoremave të rralla për katërkëndëshat, Plus, 55,56, 2006 ;

Disa detyra që zgjidhen me anën e pabarazimeve, Plus, 57,58, 2007;

Ndërtimi i përafërt i n-këdëshit të rregullt. Syprina e sipërfaqes n-këndëshe e rregullt; teorema e përgjithsuar e Pitagorës, Plus, 64, 2008;

Dy kuriozitete matematike, Plus, 70; 2010;

Vërtetimi i disa pabarazimeve, Plus, 70; 2010;

Enigma e Ajnshtajnit, Plus, 2012.

Thyesat e ndërmjetme, Plus, 2012.


Libra:

Uvod u algebarsku topologiju, bashkë me S. Zdravkovska (dispensë universitare), Prishtinë.

Topologjia (tekst universitar), ETMM, Prishtinë,1989.

Përmbledhje detyrash nga topologjia (tekst universitar), UP, Prishtinë, 1996.

Matematika 11, (koautor me M. Efendiun, R. Limanin), drejtimi matematikë-informatikë (për gjimnaze), Prishtinë, 2006.

Analizë me teori të gjasës (koautor me M. Efendiun, R. Limanin), për gjimnaze, drejtimi matematikë-informatikë, Prishtinë, 2005;

Analiza III (ligjërata të autorizuara), Tetovë, 2007;

Matematika dhe mësimdhënia e matematikës (koautor R. Limani, M. Mula), Masht & Giz, Prishtinë, 2012.

Libra të përkthyer në gjuhën shqipe:

Z. Ivkoviq, D. Banjeviq, Probabiliteti dhe statistika matematike, Prishtinë 1985;

S. Kurepa, Hyrje në matematikë: Bashkësitë-strukturat-sumrat, ETM, Prishtinë, 1976.

Konferenca shkencore/ Vizita studimore:

The VI-nth Congress of Mathematicians, Physicians and Astronomers of Yugoslavia, Novi Sad,1975 (me kumtesën: Retrakti u kategoriji oblika).

Qëndrim studimor (njëmujor) në Universitetin e Tiranës, 1977.

The VI-nth Balcanic Congress of Mathematicians, Varna (Bulgaria), 1975, (me kumtesën: A generalization of a theorem due to S.Mardesic).

International symposium “Theory of sets, Foundations of Mathematics”, Beograd, 1977.

Qëndrim studimor (njëvjeçar) në Universitetin e Zagrebit, 1979-1980.

The VII-nth Congress of Mathematician, Physician and Astronomer of (former) Yugoslavia, Budva-Becic, 1980 (kumtesa: The pullback of shape fibration).

International Conference “Shape theory and geometric topology”, IUC, Dubrovnik, 1981.

International Conference “Topology and its applications”, IUC, Dubrovnik, 1985 (kumtesa: On the surjectivity of Shape Fibrations).

Kongresi VIII i matematikanëve, fizicientëve e astronomëve të Jugosllavisë, Prishtinë, 1985 (me kumtesën Fibracije oblika topoloski prostora).

International Conference “Topology and its applications”, IUC, Dubrovnik, 1990, (kumtesa: Stable strong shape theory).

Vizitë studimore (gjashtëmujore) në Universitetin e Varshavës, Poloni.

International Conference “Shape theory and Geometric Topology”, IUC, Dubrovnik, 1986.

Vizitë studimore (dhjetëditore) në Universitetin e Sofjes, Bulgari, 1987.

International Conference on Geometric Topology, Dubrovnik, 2007, me kumtesën The product of Shape fibrations.

First International Euroasiatik Conference of Mathematical Sciences and Applications, 2012.