Arsim Morina Anëtar korrespondent

Biografia

Lindi me 1956 në Pejë, ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Në Fakultetin e Mjekësisë në Prish­tinë u diplomua në vitin 1980. Pas mbarimit të studimeve praktikën e përgjithshme mjekësore e kreu në Qendrën Mjekësore në Pejë. Nga viti 1981 filloi punën dhe speciali­zimin nga neurokirurgjia në Klini­kën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Në vitet 1983-1987 vazhdoi specializimin në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare në Lubjanë, ku kishte mentor neurokirugun e mirënjohur, akademik Vinko Dolenc. Specia­lizimin e mbaroi në vitin 1986. Në vitin 1987 përfundoi me sukses stu­dimet pasuniversitare në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb dhe mbrojti temën e magjistraturës “Shkaqet e vdekshmërisë tek të lënduarit me gjakderdhje epidurale”.

Më 1989 mori pjesë në Kongresin Botëror të Neurokirurgjisë në Nju Delhi. Më 1990 u zgjodh asistent i lëndës Kirurgjia në Fakultetin e Mje­kësisë të Universitetit të Prishtinës.

I dëbuar nga puna në vitin 1990 nga regjimi i atëhershëm, deri më 1999 ushtroi praktikën private në Pejë dhe vazhdoi mësimdhënien paralele në Universitetin e Prishtinës.

Në vitet 1993, 1995 qendroi dy herë nga një muaj në Klinikën e Neurokirurgjisë në Lubjanë, kurse më 1994 punoi një muaj në Spitalin “St. Anna” në Lucern të Zvicrës.

Më 1996 mbrojti disertacionin e doktoratës në Universitetin e Pri­shtinës: “Neuralgjia trigeminale dhe rëndësia e dekomprimimit mikrovas­kular të nervit trigeminal në shërimin e saj”. Po atë vit u zgjodh docent i Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Më 2005 u zgjodh profesor i asociuar i lëndës Kirurgjia ndërsa më 2010 profesor i rregullt.

Në vitin 1998 qendroi dy muaj në Klinikën e Neurokirurgjisë në Duisburg, më 2001 dy muaj në Klinikën e Neurokirurgjisë të Universitetit “Heinrich Heine” në Dyseldorf.

Gjatë vitit 2004 pati dy trajnime aktive nga Kolegji Mbretëror i Anglisë; mori pjesë në Kongreset Europiane të Anesteziologjisë, në Lis­bonë dhe në Athinë si dhe në Kongresin Ndërkombëtar të Onkologjisë në Prishtinë. Më 2005 merr pjesë në takimin europian të neurokirurgëve në Pragë, në Kongresin e 13-të Botëror të Neurokirurgjisë në Marakesh, në “Operative Techniques with the Masters” në Sent Luis, SHBA, në Kon­ferencën IV Ndërkom­bëtare të Dhembjes dhe Anestezionit Regjional, në Kejp Taun; në vitin 2006 në takimin “Skull Base Surgery Update” Eras­mus MC-Rotterdam, pastaj në ESA Kongresin në Madrid, në Kongresin XXV të ESRA-s në Monte Karlo, në ESA Kongresin në Munich (2007), në Kongresin e 13-të të Asociacionit Europian të Neuro­kirurgëve (EANS) në Glasgov; në ESA Kongresin në Kopenhagë (2008); në EANS-SFNC Annual Neurosurgical Meeting në Marsej (2009) dhe në Kongresin e 14-të të Neurokirurgjisë në Boston, ku Shoqata e Neurokirurgëve të Kosovës, e themeluar dhe e udhëhequr nga prof. Morina u anëtarësua në Shoqatën Botërore të Neurokirurgëve (WFNS) si dhe në shumë takime e kongrese të rëndësishme. Është anëtar i shumë asociacioneve kombëtare e ndër­kombëtare, të rajonit dhe të botës.

Anë­tar Korrespondent i AShAK-ut u zgjodh më 2012.

 

Publikimet

A. Morina, Q. Radoniqi, Vështrimi mbi infeksionet urinare në klinikën e fëmijëve të Fakul­tetit të Mjekësisë në Prishtinë, 01.01.1976 - 30.06.1976, Kongresi XIX profesio­nal i studentëve të mjekësisë dhe stomatologjisë të Jugosllavisë, Zagreb, 25-27 mars 1977.

A. Morina, Q. Radoniqi, Incidenca e hipertrofisë së prostatës në KSA të Kosovës, Kongresi XX profesional i studentëve të mjekësisë dhe stomatologjisë të Jugosllavisë, Shkup, 29-31 mars 1978.

A. Morina, Q. Radoniqi, Diagnostikimi dhe shërimi i fibroma juvenile, Kongresi XXI profesional i studentëve të mjekësisë dhe stomatologjisë të Jugosllavisë, Prishtinë, 28-30 mars 1979.

A. Morina, Shkaqet e vdekshmërisë tek të lënduarit me gjakderdh­je epidurale, Punim i magjistraturës, Zagreb, 1987.

A. Morina, Neuraligjia trigeminale dhe rëndësia e dekompri­mi­mit mikrovaskular të nervit trigeminal në shërimin e saj, Disertacioni i doktoratës, Prishtinë 1996.

A.Morina, B. Kastrati, N. Halili, Q. Morina, A. Kerveshi, H. Avdyli, F. Qosja, Faktorët që ndikojnë në regjenerimin e nervave periferik, Simpo­ziumi i Parë Mediko-Kirurgjik i Shoqatës së Kirurgëve të Kosovës, Prishtinë, 06-08 nëntor 2002.

A. Morina, B. Kastrati, N. Halili, Q. Morina, A. Kerveshi, H. Avdyli, F. Qosja, Trajtimi i hematomes epidurale ne repartin e neurokirurgjisë në tri vitet e fundit, Simpoziumi i Parë Mediko-Kirurgjikë i Shoqatës së Kirurgëve të Kosovës, Prishtinë, 06-08 nëntor 2002.

A. Morina, Kemoterapia në tumoret e sistemit nervor qendror, Kon­gresi i parë ndërkombëtar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Prishtinë, 13-16 tetor 2004.

A. Morina, F. Qosja, Q. Morina, Reoperimi ne trajtimin e gliomave malinje intrakraniale rekurente, Kongresi i parë ndërkombëtar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Prishtinë, 13-16 tetor 2004.

A. Morina, F. Qosja, Protokoli i diagnostifikimit dhe trajtimit të tumoreve të sistemit nervor qëndror, Kongresi i parë ndërkombëtar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Prishtinë, 13-16 tetorë 2004.

A. Morina, Programi i specializimit nga neurokirurgjia, Prishtinë 2004-për Ministrinë e Shëndetësisë.

A. Morina, F. Qosja, Q. Morina, The role of surgery for recurrent high-grade astrocytoma, eans Winter Meeting, Pragë, 25-27 shkurt 2005

A. Morina, F. Qosja, Q. Morina, one stage removal of petroclival meningioma via infratentorial supracerebellar approach, 13-th World Congress of Neurological Surgery in Marrakesh, 19-24 June 2005.

A. Morina, Q. Morina, F. Kelmendi, F. Qosja, F. Ahmeti, Sh. Dragusha,Treatment of gigantic sincipitale encephalocele’ acta eurochirurgica - the european journal of neurosurgery, 13th Congress of the European Association of Neurosurgical Societies (EANS), Glasgow, UK, September 2-7, 2007.

A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, F. Ahmeti, Sh. Dragusha, Rhabdoid menin­gioma in a child/case report, eans-sfns Annual Neurosugical Meeting, Marseille, France, March 27-31,2009.

A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, Sh. Dragusha, F. Ahmeti, F.Qosja, Cranioplasty with autologous bone grafts wich was subcutaneously preser­ved, wfns – XIV World Congress of Neurological Surgery, Boston, USA, August 30-September 4, 2009.

A. Morina, F.Kelmendi, Q. Morina, Sh. Dragusha, F.Ahmeti, F.Qosja, Right frontal sinus osteoma with extension in ethmoidal sinus, medial and superior wall of orbita in children, wfns – World Congress of Neurological Surgery, Boston, USA, August 30-September 4, 2009.

A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, Sh. Dragusha, F. Ahmeti, F.Qosja, Intracranial intraosseous meningioma, wfns - XIV World Congress of Neurological Surgery, Boston, USA, August 30-September 4, 2oo9.

A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, Sh.Dragusha, F. Ahmeti, B. Kastrati, N. Halili, A. Kerveshi, F. Qosja, B. Elshani, H. Avdyli, A. Meka, Transcarnial approach to orbital tumors at a single institution, EANS Annual Neurosurgery Meeting, Groningen, Netherlands, 2010, March 25-27.

A. Morina, F.Kelmendi, Q.Morina, Sh.Dragusha, F.Ahmeti, B.Kastrati, N.Halili, A.Kerveshi, F. Qosja, B. Elshani, H. Avdyli, The long term outcome of microvascular decompression for trigeminal neuralgia in elderly patients, EANS Annual Neurosurgery Meeting, Groningen, Netherlands 2010, March 25-27.

A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, L. Pazanin, Sh. Dragusha, F. Ahmeti, D. Morina, Rhabdoid meningioma in a eight year child, Medical Archives, Sarajevo BiH, 2010. 64(2) f.123-125.

A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, L. Pazanin, Sh. Dragusha, F. Ahmeti, D. Morina, Treatment of anterior encephaloceles over 24 years in Kosova, Medical Archives, Sarajevo BiH, 2011;Volume 65 f.113-116.

A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, Sh. Dragusha, F. Ahmeti, D. Morina, K. Gashi, Cranioplasty with sucutaneously preserved autologous bone grafts in abdominal wall-experience with 75 cases in a post war country-Kosova, Surgical Neurology International, Los Angeles, USA, 2011; 2:72.

A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, F. Ahmeti, Sh. Dragusha, D. Morina, A. Mekaj, K. Ga­shi, Reason of anal protrusion of ventriculo-peritoneal shunt catheter: report of three infants, EANS 14th European Congress of Neurosurgery; Rome, Italy October 9-14, 2011.

A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, D. Morina, N. Shala, Intracranial extra­cra­nial huge meningeoma, report of a case, EANS Annual Meeting, Tel Aviv, Israel, November 11-14, 2013.

A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, D. Morina, N. Shala, A Case of cerebellar dermoid cyst with contrast enhacement mural nodule, EANS Annual Meeting, Tel Aviv, Israel, November 11-14, 2013.

A. Pireva, S.Çerkezi, H. Vehapi, A.Morina, CRANIOPLASTY WITH AUTOLOGOUS BONE GRAFT WHICH WAS SUBCUTANEOUSLY PRESERVED IN CASES OF SEVERE BRAIN EDEMA, 2nd International Student Congressof Medical Sciences, Tirana, Albania, 2010, May 31-June 03.

F. Kelmendi, A.Morina, Q.Morina, F. Ahmeti, Sh. Dragusha, B. Kastrati, N. Halili, A. Kerveshi, B. Elshani, H. Avdyli, A. Meka, IMPACT OF TRAUMATIC SUBARACHNOID HAEMORRHAGE IN OUTCOMES OF PATIENTS WITH MODERATE AND SEVERE HEAD INJURY IN DEVELOPING COUNTRY, EANS Annual Neurosurgery Meeting, Groningen, Netherlands, 2010, March 25-27.

F. Kelmendi, A. Morina, Q. Morina, Sh. Dragusha, F. Ahmeti, B. Kastrati, N. Halili, A. Ker­ve­shi, B. Elshani, H. Avdyli, F. Qosja, A. Meka, EXPERIENCE WITH SINGLE STAGE VENTRICULO-PERITONEAL SHUNT PLACEMENT AND MYELO­MEN­INGO­COELE REPAIR IN A DEVELOPING COUNTRY, EANS Annual Neurosurgery Meeting, Groningen, Netherlands 2010, March 25-27.

Q. Morina, A. Hasani, A. Morina, EAA VERSUS GAIA IN POSTOPERATIVE PAIN MANAGMENT OF LUMBAR AND MICRODISC SURGERY, Regional Anesthesia and Pain Medicine, September-October 2004, Vol 29, Number 5, Supplement 2.

Q. Morina, A. Morina, F. Qosja, F. Kelmendi, THE EFFECT OF INTRAVENOUS FENTANYL AND BUPIVACAINE INFILTRATION ON THE HEMODYNAMIC RESPONS DURING MAYFIELD SHULL CLAMPS FIXATION IN NEURO­SURGERY, XXV Annual ESRA Congress, Monte Carlo, 06-09 September 2006.

Q. Morina, F. Katanolli, A. Hoti, D. Bunjaku, A. Morina, F. Kelmendi, COMBINATION OF. INTRAPERITONEAL AND INTRAVENOUS ROUTES FOR PAIN RELIEF IN LAPARASCOPIC CHOLECYSTECTOMY, Euroanaesthesia 2013 Congress (Barcelona, Spain, 01-04 June 2013).

Q. Morina, R. Gjyliqi, S. Gashi, V. Agani, T. Shehu, A. Morina, EVALUATION OF STRESS AMONG KOSOVAR ANAESTHESIOLOGYSTS, Euroanaesthesia 2013 Congress (Barcelona, Spain, 01-04 June 2013).

Q. Morina, S. Gashi, A.Morina, F. Qosja, L. Emini, EPIDURAL COMBINED SPINAL / ANALGESIA/ANAESTHESIA VS EPIDURAL ANALGESIA/ ANAES­THE­SIA FOR POSTOPERATIV PAIN MANAGEMENT OF MICRODISC SURGERY, 4-th Interna­tional Conference on Pain Control and Rregional Anaethesia,18-22 November 2005, Cape Town, South Africa.

Q. Morina, S. Gashi, L. Emini, A. Hasani, A. Morina, F. Qosja, TRAJTIMI I DHEMBJËS KANCEROGJENE, Kongresi i parë ndërkombëtar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Prishtinë, 13-16 tetor, 2004.

Q. Morina, Z. Bukohi, T. Ahmeti, A. Morina, MANAGEMENT OF POSTOPERA­TI­VE PAIN IN KOSOVA, Copenhagen, Denmark, 31 May-03June, 2008.

Q. Morina, Z. Bukoshi, F. Sada, B. Bruqi, A. Morina, EFFECT OF ENTRAL NUTRITION IN VAP AND IMMUNOLOGIC STATUS, EJA European Journal of Anaesthesiology, Volume 24, Supplement 39, Munich, Germany, June 9-12, 2007.

Q. Morina,F. Kelmendi, A. Morina, D.Morina, D.Bunjaku,VENTRICULOPERITONEAL SHUNT COMPLICATIONS IN A DEVELOPING COUNTRY: A SINGLE INSTITUTION EXPERIENCE, Medical Archives 2013;67 (1): 36-8.

Q. Radoniqi, A. Morina, KALKULOZA URINARE NË MATERIALIN E REPARTIT UROLOGJIK NË PRISHTINË, Kongresi XX profesional i studentëve të mjekësisë dhe stomatologjisë të Jugosllavisë, Shkup, 29-31 mars 1978.

Q. Morina. R. Gjyliqi, S. Gashi, V. Agani, T. Shehu, A. Morina, F. Kelmendi, EVALUIMI I STRESIT TEK ANESTEZIOLOGËT KOSOVARË, Konferenca e pestë vjetore e shkencës “Java e shkencës 2013”.

V. Dolenc, M. Skrebec, M. Skrap, A. Morina, TRANSCAVERNOUS APPROACH TO CAROTID-OPHTHALMIC ARTERY AND BASILAR TIP ANEURYSMUS, International Symposium on Cavernous Sinus, Lubjanë, 29.06 - 03.07.1986.

V. Dolenc, T. Kregar, M. Ferluga, M. Fettich, A. Morina, TREATMENT OF TUMORS INVADING THE CAVERNOUS SINUS, p.377 In Dolenc V (ed) : THE CAVEROUS SINUS. A MULTI DISCIPLINARY APPROACH TO TUMOROUS AND VASCULAR LESIONS. Springer-Verlag, 1987.

V. Dolenc, M.Skrap, J.Sustrecic, M. Skrabec, A. Morina, A TRANSSELLAR APPROACH TO THE BASILAR TIP ANEURYSMS, British Jurnal of Neurosurgery 1987; 1:251-9.

V. Dolenc, T. Kregar, M. Ferluga, M. Fettich, A. Morina, TREATMENT OF TUMOURS INVADING THE CAVERNOUS SINUS, International Symposium on Cavernous Sinus, Lubjanë 29.06 - 03.07.1986.

Y. Aliu, A. Zatriqi, I. Shaqiri, A. Morina, GJAKDERDHJET INTRAVENOZE ABDOMI­NALE DHE PUNKSIONI ABDOMINAL SI METODË DIAGNOSTIKE, Praxis Medica, 1985. Vol.28 (1-2):3-13.

Y. Aliu, A.Morina, ISHEMIA AKUTE SI PROBLEM KIRURGJIK, Kongresi XXII profesional i studentëve të mjekësisë dhe stomatologjisë të Jugosllavisë, Vërnjaçka Banja, 19-23 mars 1980.

Libër:

1. A. Morina, F. Kelmendi, Neurotrauma, Prishtinë, “Dukagjini” 2007, (libër i vetëm autorial nga lëmi o neurokirurgjisë në trojet shqiptare).

2. A. Morina, F. Kelmendi, Neurotrauma, Prishtinë, 2012, (ribotimi i plotësuar si tekst universitar).