Aktuale

aktuale 1
 

Vizitë e ambasadorit të Hungarisë z. József Bencze

Më 15 janar 2021 Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës e vizitoi ambasadori i Hungarisë në Kosovë z. József Bencze i shoqëruar nga znj. Krisztina Szabó, atashe për Ekonomi dhe tregti.

Ambasadori Bencze u prit nga kryetari i Akademisë, akademik Mehmet Kraja dhe bashkëpunëtorët:  akademik Jusuf Bajraktari, nënkryetar, anëtare korrespondente Myzafere Limani, sekretare shkencore, akademik Rexhep Ismajli, kryetar i Këshillit për bashkëpunim ndërkombëtar të ASHAK-ut dhe anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, sekretare e Këshillit për bashkëpunim ndërkombëtar.

Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore. Ambasadori Bencze njoftoi për aktivitetet që po realizon Ambasada e Hungarisë në fushën e shkencës dhe të arsimit. Kryetari Kraja poashtu e njoftoi Ambasadorin se ASHAK-u ka pasur bashkëpunim edhe më parë me Ambasadën e Hungarisë dhe shprehu gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit.

Kryetari Kraja i bëri ftesë zyrtare Ambasadorit për Kryetarin e Akademisë së Hungarisë, që në një kohë të përshtatshme të vizitojë ASHAK-un, ashtu që të bisedojnë për realizimin e projekteve të përbashkëta.