Aktuale

aktuale 1
 

Shpallje e konkursit të brendshëm (avancim)

Në Prishtinë, më  06 maj 2019
Nr. ref.: 339/1

Në përputhje me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, 03/L-149, neni 27, Rregullores Nr.21/2012  për  Avancimin në Karrierë të   Nëpunësve Civilë dhe Rregullores për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin  Civil Nr. 02/2010, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Shpall

KONKURS TË BRENDSHËM (AVANCIM)

Vendi i punës: Zyrtar i lartë për botime
Koeficienti: 8
Kategoria funksionale: Niveli profesional
Kohëzgjatja e emërimit: I Karrierës  (pa afat)
I raporton: Drejtorit të DPPTIK

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

1. Përkujdesja për lekturën, korrekturën dhe redaktimin teknik të botimeve të Akademisë;
2. Redaktimi gjuhësor/lektura e teksteve, materialeve dhe dokumenteve të ASHAK; 
3. Përgatitja e mbledhjeve të Këshillit Redaktues të ASHAK; 
4. Përkujdesja dhe zbatimi i konkluzave dhe vendimet e Kryesisë lidhur me shtypjen e dorëshkrimeve;
5. Përgatitja e kontratave të botimit të veprave të autorëve dhe kontratave me shtypshkronjat;
6. Përkujdesja rreth realizimit të detyrave ndaj autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe përkujdesja rreth të gjitha botimeve të ASHAK dhe për ato që botohen bashkë me institucionet e tjera; 
7. Përkujdesja për mbledhjet tematike e konsultative dhe të tryezave të tubimeve shkencore, ekspozitave dhe të aktiviteteve të tjera shkencore e artistike që organizon ASHAK dhe seksionet e saj; 
8. Redaktimi i atypëratyshëm, në gjuhën shqipe dhe angleze i dokumenteve dhe i shkresave të ASHAK; 
9. Përkujdesja rreth strukturës së fjalëve dhe të fjalive në dokumentet e përkthyera në gjuhën shqipe dhe angleze; 
10. Mirëmbajta e sistemit të arkivimit t? materialeve të redaktuara në mënyrë korrekte dhe të besueshme; 
11. Kujdesi për cilësinë teknike dhe gjuhësore të botimeve të ASHAK-ut; 
12. Kryerja e detyrave të tjera  në përputhje me ligjet dhe rregulloret, të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.

Kualifikimet minimale, përvoja e punës dhe aftësitë:

1. Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike të redaktimit gjuhësor, të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
2 .Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushën specifike të gjuhësisë;
3 .Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
4 .Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
5 .Shkathtësi të avancuara kompjuterike në përdorimin e aplikacione të programeve MS OFFICE 2003/2007/2010 dhe korrektorëve gjuhësorë; 
6 .Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe, dhe angleze, ndërsa njohja e gjuhës serbe është përparësi;
7. Diplomë universitare, minimum 3 vjet përvojë pune profesionale.

Konkursi është i hapur  8 ditë prej ditës së shpalljes.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
Formularët e aplikimit merren në ndërtesën e Akademisë , rr.”Agim Ramadani”  nr. 305. çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00 dhe së bashku me  dëshmitë përkatëse dorëzohen në mjediset e Akademisë.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.