Aktuale

aktuale 1
 

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet ASHAK dhe UP "Hasan Prishtina"

Në Prishtinë, më 28 maj 2018
Nr. Ref.:446

KUMTESË PËR MEDIE

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, të hënën (28 maj 2018) në mjediset e Akademisë, në Prishtinë. Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar nga udhëheqësit e të dy institucioneve të larta shkencore dhe arsimore, Kryetari i ASHAK-ut, akademik Nexhat Daci dhe Rektori i UP-së, profesor Marjan Demaj. Ky memorandum ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit për ngritjen dhe promovimin e performancës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët si dhe t’i përcaktojë fushat fundamentale të kërkimeve akademike, në të cilat palët janë të interesuara të punojnë së bashku në të ardhmen.

Udhëheqësit e të dy institucioneve janë zotuar të punojnë për zbatimin e pikave të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili është dokumenti i parë i këtij lloji i nënshkruar nga përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve të larta akademike.