Më 23-25 prill 2024 në Tiranë, në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u mbajt Panairi i 3-të mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor.
Panairin e shpallën të hapur akademik Skënder Gjinushi, kryetari ASHSH-së, akademik Mehmet Kraja, kryetar i ASHAK dhe znj. Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL-së.
Në Panair nga ASHAK-u u paraqitën këto botime:
Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë:
1.“Kënga e cjapit-Drama klasike shqipe”, i autorit, akademik Kujtim Shala;
2. “Shqipja standarde sot”. – Materialet e Konferencës shkencore.
Sabri Hamiti, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të të Letërsisë i udhëhoqi dy paraqitjet.
Për librin e parë foli recensenti,anëtar korrespondent Nysret Krasniqi dhe autori akademik Kujtim Shala.
Në paraqitjen e dytë foli akademik Rexhep Ismajli, anëtar koprrespondent Bardh Rugova dhe anëtar korrespondent Shkumbin Munishi.
Seksioni i Shkencave Shoqërore:
1. “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”.- Materialet e konferencës shkencore.
2. “Competitiveness in the Weastern Balkans Challenges and opportunities for Kosovo” dhe “Pozita e ekonomisë së Kosovës në konkurrencën globale”. Rezultatet e Projektit.
Akademike Justina Sh. Pula, nënkryetare e Akademisë i udhëhoqi të dy paraqitjet.
Në paraqitjen e parë folën akademik Isa Mustafa dhe anëtar korrespondent Frashër Demaj.
Në paraqitjen e dytë folën akademikët: Justina Sh. Pula dhe Isa Mustafa.
Seksioni i Shkencave të Natyrës:
1. “Proceset dhe ciklet termodinamike”, i autorëve: akademik Fejzullah Krasniqi dhe Prof.dr. Naser Sahiti.
2. “Proceset konvencionale membranore dhe të integruara (parimet dhe zbatimi)”, i autorit anëtar korrespondent Salih Gashi.
Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës i udhëhoqi të dy paraqitjet.
Në paraqitjen e parë foli anëtar korrespondent Fetah Podvorica dhe autorët: akademik Fejzullah Krasniqi dhe Prof.dr. Naser Sahiti.
Në paraqitjen e dytë foli akademik Fejzullah Krasniqi dhe autori, anëtar korrespondent Salih Gashi.
Në kuadër të panairit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau çmimim Vepra më e mirë studimore, për librin Proceset dhe ciklet termodinamike të autorëve akademik Fejzullah Krasniqi dhe prof.dr. Naser Sahiti, botim i ASHAK-ut.