Më 24 prill 2024, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja u mikprit nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, z. Piro Misha.
Në kuadër të kësaj vizite, Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë iu dhuruan disa nga botimet më të fundit të realizuara nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Librat e dhuruar do të qëndrojnë të ekspozuar në Sallën Shkencore (Kati II) të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.