Sabri Hamiti

Akademik
Print

Biografia



Lindi më 1950 në Dumnicë të Podujevës, ku kreu shkollën fillore. Më 1968 mbaroi gjimnazin në Podujevë dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1972, me sukses të shkëlqyeshëm, në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.
Nisi botimet letrare në Bota e re e në gazeta e revista të tjera. Mori pjesë në demonstratat e studentëve në Prishtinë.
Botoi veprën e parë letrare te Rilindja e Prishtinës. Regjistroi studimet pasuniversitare me temë Poetika e re shqipe në Universitetin e Sorbonës, në Paris, mirëpo për mungesë parash u kthye në Prishtinë. Në vitin 1973 hyn në punë në shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës. Në këtë vit nis studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, të cilat i kreu pas dy vjetësh. Për një vit akademik (1980/81) specializoi teorinë e formave letrare në Ecole des Hautes Études en Sciences Sociales, në Paris. Mori Diplomën e Shkollës së Lartë për letërsi frënge e qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës, në Paris. Në vitin 1987 doktoroi në Universitetin e Prishtinës me temë nga letërsia bashkëkohore shqipe.
Me formimin e LDK-së u bë anëtar i saj (1989). Më vonë, disa herë me radhë (1992, 1998, 2001…) u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës. Më 1993 zgjidhet profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu ligjërues në studimet postdiplomike të letërsisë. Si anëtar i Komisionit Kombëtar (1995) punoi për njësimin e programeve shkollore të lëndëve nacionale dhe për hartimin e teksteve të përbashkëta për të gjitha shkollat shqipe. Më 24 shtator 1998, persona të panjohur i bëjnë atentat në shkallët e banesës së tij në Dardani të Prishtinës. Në vitin 2000 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2008 anëtar i rregullt.
Në vitin 2002 botoi kompletin e veprave në dhjetë vëllime.

Bibliografia



Veprat:

  • Njeriu vdes i ri, Rilindja, Prishtinë, 1972.
  • Faqe e fund, Rilindja, Prishtinë, 1973.
  • Variante, Rilindja, Prishtinë, 1974.
  • Thikë harrimi, Rilindja, Prishtinë, 1975, 1979.
  • Njëqind vjet vetmi, Rilindja, Prishtinë, 1976, 1980, 1990.
  • Teksti i dramatizuar, Rilindja, Prishtinë, 1978.
  • Trungu ilir, Rilindja, Prishtinë, 1979, 1983.
  • Kritika letrare, bashkë me I. Rugovën, Rilindja, Prishtinë, 1979.
  • A-ZH, Romanet e Nazmi Rrahmanit, Rilindja, Prishtinë, 1982.
  • Arti i leximit, Rilindja, Prishtinë, 1983.
  • Leja e njohtimit 1985, Rilindja, Prishtinë, 1985, 1990.
  • Lind një fjalë, Naim Frashëri, Tiranë, 1986.
  • Njeriu kryengritës, Rilindja, Prishtinë, 1987.
  • Futa, Rilindja, Prishtinë, 1988; Naim Frashëri, Tiranë, 1990.
  • Vetëdija letrare, Rilindja, Prishtinë, 1989.
  • Kaosmos, Rilindja, Prishtinë, 1990.
  • Faik Konica: jam unë, Rilindja, Prishtinë, 1991; Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, Onufri, Tiranë, 1994.
  • Tema shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1993.
  • ABC, Rilindja, Prishtinë, 1994.
  • Letërsia e vjetër shqipe, Libri Shkollor, Prishtinë, 1995, 1999, 2000, 2002; Libri Shkollor, Tiranë, 1997, 1998, 1999, 2000, 2002.
  • Poeti i nemun Bilal Xhaferri, Rilindja, Prishtinë, 1996.
  • Letra shqipe, Dukagjini, Pejë, 1996.
  • Misioni, Rilindja, Prishtinë, 1997.
  • Letërsia moderne shqipe, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998, 1999, 2000, 2002; Alb-ass, Tiranë, 2000, 2001, 2002.
  • Melankolia, Faik Konica, Prishtinë, 1999.
  • Lasgushi qindvjeçar, Faik Konica, Prishtinë, 1999.
  • Bioletra, Faik Konica, Prishtinë, 2000.
  • Vepra letrare 1, Poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
  • Vepra letrare 2, Poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
  • Vepra letrare 3, Poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
  • Vepra letrare 4, Drama, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
  • Vepra letrare 5, Roman, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
  • Vepra letrare 6, Kritika letrare, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
  • Vepra letrare 7, Letërsia filobiblike, Letërsia romantike, Prishtinë, 2002.
  • Vepra letrare 8, Letërsia moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
  • Vepra letrare 9, Letërsia bashkëkohore, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
  • Vepra letrare 10, Letërsia bashkëkohore, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
  • Studime letrare, ASHAK, Prishtinë, 2003.
  • Tematologjia, ASHAK, Prishtinë, 2005.
  • Lulet e egra, poezi e zgjedhur, ASHAK, Prishtinë, 2006.
  • Albanizma, ASHAK, Prishtinë, 2009.
  • Utopia letrare, ASHAK, Prishtinë, 2013.