Ali Aliu

Akademik
Print

Biografia



Lindi më 1934 në Kranjë të Prespës. Shkollën tetëvjeçare e filloi në vendlindje dhe e kreu në Manas­tir më 1951, ndërsa Shkollën Nor­ma­le në Shkup më 1955. Studimet uni­versitare (albanologji) i mba­­­roi në Beograd në vitin 1960. Pas stu­dimeve zuri punë si gazetar në re­daksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973 duke mbrojtur tezën “Jeta dhe vepra e Petro Markos”. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjë­rues, docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fa­kul­tetin Filozofik, përkatë­sisht në Fa­kultetin Filologjik të Prishtinës, për lëndën Teori e le­tër­sisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korres­pon­dent i Akademisë së Shke­n­cave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vi­tin 2000 anëtar i rre­gullt i saj. Është anëtar i jashtëm i Akade­misë së Shken­cave të Shqi­përisë dhe i Aka­demisë të Shkencave dhe të Arteve të Maqe­do­nisë.
Ali Aliu është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema magjistrature dhe doktorature. Ka shkruar dhe tekste shkollore për teorinë e letërsisë.
Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991).
Ka ligjëruar mbi 10 vjet si profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Ali Aliu është bartës i disa mirënjohjeve, siç janë: Çmimi për li­b­­rin më të mirë të vitit, Kritika letrare, botuar nga Sh.B. “Rilindja”; Çmimi “Di­mi­tar Mitrev” të SHSHM për librin më të mirë me kritika Shtegtim metafore për vitin 2007; Çmimin “Onufri” akorduar nga Festivali “Poeteka”, Durrës; Çmimi republikan “11 Tetori”; Çmimi “Krenaria e Prespës”, ndarë nga Sho­qata “Prespa na bashkoi”, Çikago; Çmimin special për kritikë nga Shoqata e Shkrimtarëve Lezhianë, si dhe Çmimin “Azem Shkreli” për vepër jetësore në letërsi që ia ndau Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës në vitin 2015. është dekoruar ‘nderi i kombit’ nga Presidenti i Shqipërisë.

Bibliografia



Libra të botuar:

  • Kërkime, Rilindja, Prishtinë,1971.
  • Shqyrtime, Rilindja, Prishtinë, 1974.
  • Rrjedhave të letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1977.
  • Katër romane të Petro Markos, Flaka e vllaznimit, Shkup, 1974.
  • Kritika, Rilindja, Prishtinë, 1980.
  • Artikuj kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1983.
  • Ese letrare, Rilindja, Prishtinë, 1987.
  • Kërkime, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.
  • Don Kishoti te shqiptarët, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1996.
  • Reflekse letrare, Flaka, Shkup, 1999.
  • Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar, Tetovë, 1999.
  • Antologji e poezisë shqipe, Albin, Tiranë, 2002.
  • Teoria e letërsisë, Enti i Teksteve Shkollore, Prishtinë, 1985.
  • Teori e letërsisë, (ribotim i plotësuar) Enti Shkollor, 2001 dhe Vatra, Shkup, 2002.
  • Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar – 94, Tetovë, 2000.
  • Antologji e poezisë shqipe, (ribotim i plotësuar), Albin, Tiranë, 2002.
  • Letërsia bashkëkohore shqiptare, koautor, për klasat e katërta të shkollave të mesme) Alb-ass, Tiranë – Tetovë, 2001; Libri Shkollor, Prishtinë më 2002.
  • Letërsi, koautor, për klasat e para të shkollave të mesme, Alb-ass Tiranë-Tetovë,
  • Kush do ta vrasë ujkun, tekst plus për maturantët: zgjedhje dhe analizë e poezisë së Ali Podrimjes, Alb-ass Tiranë, Tetovë dhe Libri Shkollor, Prishtinë, 2002.
  • Si ta lexojmë poezinë?, Alb-ass, Tetovë-Tiranë, 2004.
  • Magjia e fjalës, Dukagjini, Pejë, 2003.
  • Kronika letrare, Logos, Shkup, 2003.
  • Vepra të zgjedhura, I, II, III, IV, Serembe, Shkup, 2004.
  • Don Kishoti shqiptar, ASHAK, Prishtinë, 2005.
  • Miti ballkanik te Kadareja, Onufri, Tiranë, 2007.
  • Fjalë për fjalën, Serembe, Shkup, 2008.
  • Dëshmi letrare, ASHAK, Prishtinë, 2008.
  • Shtegtimi i metaforës, Toena, Tiranë, 2009.
  • Don Kishoti shqiptar, Toena, Tioranë 2010.
  • Kënaqësia e leximit, ASHAK, Prishtinë, 2012.
  • Urtia e fjalës, ASHAK, 2018.
  • Libri i jetës, ASHAK, Prishtinë, 2020.


Maqedonisht:

  • Don Kihotot medju albancite, Kultura, Skopje, 2004.
  • Antologija na albanskata poezija (maqedonisht), Pro Littera, Shkup, 2004.
  • Skenderbeg (bashkë me Gane Todorovskin), ASHAM, Shkup, 2005.


Bullgarisht:

  • Don Kihotot meždu albancite, Blgarski pisatel, Sofija, 2008.


Anglisht:

  • Don Quixote among Albanians, St. Clement of Ohrid, National and University Library, Skopje, 2011.