Biografia
Kujtim (Muhamet) Shala është poet lirik, studiues letrar, profesor i letërsisë. Një prej studiuesve letrarë bashkëkohorë më të njohur, me një prej veprave studimore më të gjera të historisë së studimeve letrare shqipe.
U lind më 28 shkurt 1974, në Loxhë të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje (1988), ndërsa gjimnazin në Pejë (1992). Studimet për Letërsi Shqipe i ka kryer në Universitetin e Prishtinës: studimet themelore (1996), studimet postdiplomike (1996-1998) dhe magjistraturën (2001); doktoranturën (2002). Ka bërë studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, në fushën e teorive letrare (2004-2005). Është i specializuar në letërsi moderne, në teori letrare, forma letrare dhe në estetikë.
Karrierën në Universitetin e Prishtinës e ka nisur si asistent (2002), ka vijuar si profesor asistent (2006) e pastaj si profesor i asocuar (2011), ndërsa profesor i rregullt është zgjedhur më 2016.
Gjatë këtyre viteve, në Universitetin e Prishtinës, ka ligjëruar, në shkallën e studimeve Bachelor, Master dhe në Shkollën doktorate lëndë të letërsisë shqipe, të kritikës letrare, të fushës teorike-letrare, të estetikës dhe të retorikës.
Aktualisht ligjëron lëndët: Bazat e retorikës, Hyrje në estetikë, Estetika e letërsisë, Letërsia botërore e shekullit XX (Bachelor); Letërsia shqipe, Format letrare, Kurs monografik (Master); Teoria e letërsisë, Kritika letrare (Shkolla Doktorale).
Po ashtu, ka ligjëruar Letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës (2010-2011).
Ka redaktuar revistën e kulturës “Fjala” (2004-2005) dhe revistën letrare Verbi (2008-2009).
Është anëtar i redaksisë së revistës “Studime” të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar i redaksisë së revistës “Hylli i Dritës” (Shkodër).
Ka fituar Çmimin Kombëtar për Letërsi “Azem Shkreli”, si dhe çmime të tjera letrare në Kosovë e jashtë saj.
Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në dhjetor të vitit 2016, ndërsa Anëtar i rregullt (akademik) në dhjetor të vitit 2020.
Në maj 2021 u zgjodh Anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Vepra poetike:
Letha, Prishtinë, Tetovë, 2019
Revela?ia, Bukuresht, 2016
Zbulesa, Prishtinë, Tiranë, 2015
Kujtimi i Zonjës n’zi, Prishtinë, 2012
Sendet, Prishtinë, 2010
Sagë, Prishtinë, 2004
Vjeshta e shpirtit, Prishtinë, 2000
Bukuria e zemërimit, Prishtinë, 1999
Mërzi e zezë, Prishtinë, 1998
Vepra studimore:
Sinekdoka, Prishtinë, 2020
Liber amicorum për Sabri Hamitin (bashkautorësi), Prishtinë, 2020
Ut heri dicebamus…, Prishtinë, 2019
Identiteti i pa/zbuluar, Prishtinë, 2019
Ligjërata e Katedrales, Prishtinë, 2019
Authentica et urbana, Tiranë, 2018
Zbulesa e modernitetit, Prishtinë, 2017, Tiranë, 2020
Epistemologjia e dytë, Prishtinë, 2016
Kujtesa e Rugovës, Prishtinë, 2016
Ernest Koliqi: authentica et urbana, Prishtinë, 2015
Prishtina letrare: petit Paris, Prishtinë, 2014
Analepsa, Prishtinë, 2013
Portret semiologu në rini, Prishtinë, 2013
Gjenetika vs. Poetika, Prishtinë, 2013
Rugova i letërsisë (bashkautorësi), Prishtinë, 2012
Prolepsa, Prishtinë, 2011
Prishtina letrare, Tiranë, 2011
Acta Albanica, Prishtinë, 2009
Rugova meditans, Prishtinë, 2008
Elipsa, Prishtinë, 2007
Expo – Letërsia shqipe në katër pamje, Prishtinë, 2007
Shekulli i letërsisë shqipe, Prishtinë, 2006
Kuteli i pa/zbuluar, Prishtinë, 2006
Pro/Classica, Prishtinë, 2005
Miniatura, Prishtinë, 2005
Vepra e vetmisë, Prishtinë, 2005
Fishta përballë Fishtës, Prishtinë, 2004, Tiranë, 2005
Kujtesa e tekstit, Prishtinë, 2003
Shinimet e Fishtës, Prishtinë, 2002
Vox-i i Anton Pashkut, Prishtinë, 2002
Poezia e Bilal Xhaferrit – Një kritikë dialogjike, Prishtinë, 2001
Lasgushi i përjetshëm, Prishtinë, 1999
Shenjat e tekstit, Prishtinë, 1999
Libra shkollorë:
Letërsia e vjetër dhe e Mesjetës (me K. Rrahmanin), Prishtinë, 2004
Gjuha dhe letërsia shqipe (bashkautorësi), Tetovë, 2005
Letërsia 10 (bashkautorësi), Prishtinë, 2019
Akademik Kujtim M. Shala, po ashtu, është autor i rreth njëqind punimeve (studime dhe ese) për letërsinë shqipe, si dhe për çështjet universale të letërsisë, të filozofisë së letërsisë, të estetikës letrare e të epistemologjisë letrare, botuar në revistat letrare, studimore e akademike në Kosovë dhe jashtë Kosovës.