Biografia
Kujtim (Muhamet) Shala është poet lirik, studiues letrar, profesor i letërsisë. Një prej studiuesve letrarë bashkëkohorë më të njohur, me një prej veprave studimore më të gjera të historisë së studimeve letrare shqipe.
U lind më 28 shkurt 1974, në Loxhë të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje (1988), ndërsa gjimnazin në Pejë (1992). Studimet për Letërsi Shqipe i ka kryer në Universitetin e Prishtinës: studimet themelore (1996), studimet postdiplomike (1996-1998) dhe magjistraturën (2001); doktoranturën (2002). Ka bërë studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, në fushën e teorive letrare (2004-2005). Është i specializuar në letërsi moderne, në teori letrare, forma letrare dhe në estetikë.
Karrierën në Universitetin e Prishtinës e ka nisur si asistent (2002), ka vijuar si profesor asistent (2006) e pastaj si profesor i asocuar (2011), ndërsa profesor i rregullt është zgjedhur më 2016.
Gjatë këtyre viteve, në Universitetin e Prishtinës, ka ligjëruar, në shkallën e studimeve Bachelor, Master dhe në Shkollën doktorate lëndë të letërsisë shqipe, të letërisë botërore, të kritikës letrare, të fushës teorike-letrare, të estetikës dhe të retorikës.
Po ashtu, ka ligjëruar Letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës.
Ka redaktuar revistën e kulturës “Fjala” (2004-2005) dhe revistën letrare Verbi (2008-2009).
Është anëtar i redaksisë së revistës “Studime” të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar i redaksisë së revistës “Hylli i Dritës” (Shkodër).
Ka fituar Çmimin Kombëtar për Letërsi “Azem Shkreli”, si dhe çmime të tjera letrare në Kosovë e jashtë saj.
Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në dhjetor të vitit 2016, ndërsa Anëtar i rregullt (akademik) në dhjetor të vitit 2020.
Në maj 2021 u zgjodh Anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Bibliografia
Vepra poetike:
- Letha, Prishtinë, Tetovë, 2019
- Revelatia, Bukuresht, 2016
- Zbulesa, Prishtinë, Tiranë, 2015
- Kujtimi i Zonjës n’zi, Prishtinë, 2012
- Sendet, Prishtinë, 2010
- Sagë, Prishtinë, 2004
- Vjeshta e shpirtit, Prishtinë, 2000
- Bukuria e zemërimit, Prishtinë, 1999
- Mërzi e zezë, Prishtinë, 1998
Vepra studimore:
- Kryevepra e Fishtës, Prishtinë, 2022
- Zbulimi i Zef Pllumit, Tiranë, 2021
- Sinekdoka, Prishtinë, 2020
- Liber amicorum për Sabri Hamitin (bashkautorësi), Prishtinë, 2020
- Ut heri dicebamus…, Prishtinë, 2019
- Identiteti i pa/zbuluar, Prishtinë, 2019
- Ligjërata e Katedrales, Prishtinë, 2019
- Authentica et urbana, Tiranë, 2018
- Zbulesa e modernitetit, Prishtinë, 2017, Tiranë, 2020
- Epistemologjia e dytë, Prishtinë, 2016
- Kujtesa e Rugovës, Prishtinë, 2016
- Ernest Koliqi: authentica et urbana, Prishtinë, 2015
- Prishtina letrare: petit Paris, Prishtinë, 2014
- Analepsa, Prishtinë, 2013
- Portret semiologu në rini, Prishtinë, 2013
- Gjenetika vs. Poetika, Prishtinë, 2013
- Rugova i letërsisë (bashkautorësi), Prishtinë, 2012
- Prolepsa, Prishtinë, 2011
- Prishtina letrare, Tiranë, 2011
- Acta Albanica, Prishtinë, 2009
- Rugova meditans, Prishtinë, 2008
- Elipsa, Prishtinë, 2007
- Expo – Letërsia shqipe në katër pamje, Prishtinë, 2007
- Shekulli i letërsisë shqipe, Prishtinë, 2006
- Kuteli i pa/zbuluar, Prishtinë, 2006
- Pro/Classica, Prishtinë, 2005
- Miniatura, Prishtinë, 2005
- Vepra e vetmisë, Prishtinë, 2005
- Fishta përballë Fishtës, Prishtinë, 2004, Tiranë, 2005
- Kujtesa e tekstit – Mitrush Kuteli, Prishtinë, 2003
- Shinimet e Fishtës, Prishtinë, 2002
- Vox-i i Anton Pashkut, Prishtinë, 2002
- Poezia e Bilal Xhaferrit – Një kritikë dialogjike, Prishtinë, 2001
- Lasgushi i përjetshëm, Prishtinë, 1999
- Shenjat e tekstit, Prishtinë, 1999
Libra shkollorë:
- Letërsia e vjetër dhe e Mesjetës (me K. Rrahmanin), Prishtinë, 2004
- Gjuha dhe letërsia shqipe (bashkautorësi), Tetovë, 2005
- Letërsia 10 (bashkautorësi), Prishtinë, 2019
Akademik Kujtim M. Shala, po ashtu, është autor i mbi njëqind punimeve (studime dhe ese) për letërsinë shqipe, si dhe për çështjet universale të letërsisë, të filozofisë së letërsisë, të estetikës letrare e të epistemologjisë letrare, botuar në revistat letrare, studimore e akademike në Kosovë dhe jashtë Kosovës.