Isa Mustafa

Akademik
Print

Biografia


 

Lindi në Prapashticë, komuna e Prishtinës, më 1951. Shkollën fi­llore, Shkollën e Mesme Ekonomike dhe Fakultetin Ekono­mik i kreu në Prishtinë. Studimet e magjistaturës i ka mbaruar në Fa­kultetin e Shken­cave Organiza­tive të Uni­versitetit të Beogradit në vitin 1985, ku ka fituar titullin akademik magjistër i shkencave organizative, drejtimi i organizimit të zhvillimit.  Në vitin 2001 në Universitetin e Prishtinës ka fituar titullin doktor i shkencave ekonomike, nga fusha e udhëheqjes- lidershipit në ekonomi.

Në Fakultetin Ekonomik të Unuversitetit të Prishtinës ka filluar të punojë nga viti 1976, në cilësinë e asistentit dhe ligjëruesit të autorizuar në lëndën Ekonomia e Ndërmarrjes, duke vazhduar me titullin profesor asistent, profesor i asocuar dhe profesor i  rregullt në lëndët Teoria e Shpenzimeve, Mikroekonomi, Ekonomiksi Menaxherial, Menaxhmenti Financiar.  Ka qenë mentor i disa punimeve të doktoratës si dhe anëtar i komisioneve në disa doktorate dhe disa punimeve të magjistaturës dhe punimeve master. Ka qenë i angazhuar edhe në Universitetin Riinvest dhe në kolegje tjera private.
Më 25 nëntor 2008 zgjidhet Anëtar Korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Më 05 Dhjetor 2012 zgjidhet Anëtar i Rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Më 9 mars 2015 nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, i është dhënë Medalja “Nderi i Akademisë”.
Në periudhën e viteve 1990-1999, pas shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, është ndjekur nga regjimi serb dhe ka qëndruar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Slloveni dhe Kroaci, si Ministër i Ekonomisë dhe Financave i Republikës së Kosovës në Qeverinë në ekzil.
Ka qenë njëri nga ideatorët dhe themeluesit e “Sistemit të Financimit të Republikës së Kosovës”, i cili arriti të sigurojë funksionimin e arsimit, shëndetësisë dhe mbësh­tetjen e rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare në Kosovë.
Krahas punës në Universitet, një kohë ka qenë kryetar i qeverisë komunale të Prishtinës, drejtor i Entit për Planifikim dhe Zhvillim të Kosovës, i cili më vonë u shndërrua në Sekretariat Krahinor për Zhvillim dhe Bashkëpunim Shkencor e Teknik Ndërkombëtar, anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil – 1991-1999, bashkëpunëtor shkencor dhe nënkryetar i Institutit Riinvest, këshilltar i lartë i Presidentit të Kosovës.
Ka qenë aktivisht i angazhuar në grupet e ekspertëve në bisedimet e Vjenës për statusin përfundimtar të Kosovës.
Nga janari i vitit 2008 deri në dhjetor 2013 ishte Kryetar i Komunës së Prishtinës.
Nga dhjetori i vitit 2014 deri në shtator të vitit 2017 ishte Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Në periudhën 2009-2021 ishte Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ka qenë anëtar i Bordit të Universitetit të Prishtinës, anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, anëtar i Këshilit të Ekspertëve të arsimit të lartë, pranë MASHT-it.
Ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në disa projekte vendëse dhe ndërkombëtare në fushën e zhvillimit ekonomik, sidomos ato që kanë të bëjnë me politikat fiskale, arsimin dhe zhvillimin ekonomik lokal. Ka botuar tekste universitare, tekste për shkolla të mesme si dhe pu­nime shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë vendit.
Me projektin Tempus ka qëndruar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Ekonometrisë të Universitetit të Amsterdamit lidhur me përvojat në aplikimin e Programit të Bolonjës, (2003), si dhe në Staffordshire University, Mbretëria e Bashkuar, për zhvillimin e programeve të Sistemit të Arsimit të Lartë (2003), për hulumtimin e programeve dhe përgatitjes së teksteve mësimore (2004) dhe (2007).

Bibliografia



Disa nga punime jashtë vendit:

  • The Viena Institute for International Economic Studies – Long-term Development of South Eastern Europe: Prospects for Economic Development in Kosova and Regional Context, (grup autorësh).
  • Ifimes (Internacional Institute for Middle East and Ballkan Studies): Fiscal Exchange and Budget Development in Kosova (I. Mustafa, Y. Havolli, V. Demukaj) 02/2007.
  • Center for International Private Enterprise ECONOMIC REFORM, Feature Service: Corporate Governance in Kosova: Reforming Publicly Owned Enterprises, Januar 2007 (I. Mustafa, V. Demukaj, M. Kotorri).
  • Financing constraints and small firm investment Behavior, Entrepreneurship and Innovation Management, B. Krasniqi & I.Mustafa; September, Vol. 2 No. 4 [64-69] 2010, 25 faqe;
  • The Viena, Institue for International Economic Studes, udhëheqës i projektit “Financial and Technical Assistance in the Reconstruction and Development of Post – Conflict Kosova”. Është prezantuar në Konferencën shkencor të mbajtur në St. Petersburg më 22-23 janar 2006, Isa Mustafa, Venera Demukaj, Mrika Kotori
  • CERGE-EI The Center for Economic Research and Graduate Education-Economic Institute, Prague, Konference on Education in Transition Economies. Punimi: „Management of Funding Issues in the Education System in Kosova- Implications for Economic Development“. Proffesor Nick Adnet, Avdullah Hoti, Isa Mustafa. Është prezantuar në Konferencën për Arsimin në Vendet në tranzicion të mbajtur në Pragë më 14 deri 17 Gusht 2004.
  • Are Small Businesses Credit Constrained in Transition? Econometric Evidence from Kosova. Paper prepared for EFMD 37th Entrepreneurship, Innovation and Small Business (EISB) Conference 13-14 September 2007, Ljubljana, Slovenia, Facylty of Economics, University of Ljubljana (Isa Mustafa & Besnik Krasniqi).
  • Zhvillimi i burimeve njerëzore në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë, është  botuar në EKONOMIA DHE BIZNESI, Nr. 3, 2007, Unviersitetit i Tiranës, Fakulteti Ekonomik.


Tekstet universitare:

  • Dr. Isa Mustafa: Menaxhmenti financiar, botimi III, Riinvest, Prishtinë 2008.
  • Dr. Isa Mustafa: Udhëheqja, efiçienca dhe efikasiteti – Leadership, botues Riinvest, shkurt 2004.


Tekste shkollore:

  • Dr. Isa Mustafa, Dr. Nail Reshiti, Dr. Enver Kutllovci: Ekonomia (për klasën e nëntë orientuese), Libri shkollor, Prishtinë 2003.
  • Dr. Isa Mustafa, Dr. Ali Jakupi, Ekonomia 11, për gjimnazet e shkencave shoqërore”, Libri shkollor, Prishtinë 2004.
  • Dr. Isa Mustafa, Dr. Ali Jakupi: Ekonomia 12, për gjimnazet e shkencave shoqërore”, Libri shkollor, Prishtinë 2005.


Tekste tjera:

  • Dr. Isa Mustafa, Mr. Venera Demukaj, Mr. Petrit Gashi, Lumir Abdixhiku, Fadil Aliu, dr. Fatime Qosaj (2005). .Bazat e ekonomisë dhe roli i qeverisjes, botues Riinvest, 2005.
  • Isa Mustafa, Justina Shiroka – Pula, Besnik Krasniqi. (2022). Ekonomia në hije – Trajtim teorik dhe empirik. ASHAK. Prishtinë, 2022.
  • Editors: Justina Shiroka-Pula, Isa Mustafa, Besnik A. Krasniqi (2023). Competitiveness in the Western Balkans: Challenges and Opportunities for Kosovo, ASHAK. Prishtina, 2023.


Udhëheqës i projekteve të shqyrtuara në tryezat ndërkombëtare të organizuara në Kosovë, me pjesëmarrje të ekspertëve ndërkombëtarë:

  • Sistemi buxhetor i Kosovës – Politikat dhe Qëndrueshmëria (raport hulumtues), Riinvest, 2003, botimi shqip e anglisht. Projekt i shqyrtuar në Tryezën e Forumit ndërkombëtar. Konsultant ndërkombëtar Kenneth E Jackson, profesor i asocuar i University of Auckland, New Zeland.
  • Sistemi i Arsimit dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, (udhëheqës i projektit studimor), Riinvest, Shkurt 2004 (shqip e anglisht). Projekt i shqyrtuar në tryezën e Forumit ndërkombëtar. Konsultant: prof. Nick Adnet, Staffordshire University, Britani e Madhe dhe prof. Marek Kweik, Poznan University, Poloni.


Anëtar i ekipit në projekte vendore me pjesëmarrje ekspertësh ndërkombëtarë:

  • Tregu i Punës dhe Papunësia në Kosovë, Raport Hulumtues (anëtar i ekipit të projektit), Riinvest, Prishtinë, janar 2003 (konsultant Nick Adnet, prof. i Strafordshire University, Britani e Madhe).
  • Disa çështje kyçe të ndërtimit dhe zbatimit të politikës fiskale në Kosovë, Raport Studimor Riinvest Prishtinë, CIPE Washington, gusht, 2001, botimi shqip, anglisht. Konsultant, Maciej Rabowski, Instituti për Marketing, Gdanjsk, Poloni.
  • Kultura tatimore dhe qëndrueshmëria buxhetore e Kosovës, Riinvest, janar 2006.


Anëtar i ekipit të projekteve:

  • Strategjia e zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë, MASHT,  Prishtinë 2004.
  • UNDP (United Nations Development Programme): Human Development Report, Kosova 2002. (anëtar i ekipit për hartimin e pjesës ekonomike të raportit), botimi anglisht dhe shqip.
  • UNDP, USAID, Riinvest: Early Warning Report Kosova (Raporti i paralajmërimit të hershëm), pilot raporti dhe 12 raporte në periudhën 2002-2005.
  • Financimi dhe zhvillimi i NVM-ve në Kosovë, Raport studimor, Riinvest, Prishtinë, CIPE Washington, dhjetor 2001.
  • Ndërmarrjet shoqërore dhe privatizimi i tyre, Raport Studimor, Riinvest, Prishtinë, Qershor 2001.
  • Ndërtimi dhe Funksionimi i Institucioneve të Administrimit Lokal në Kosovë, Raport Studimor, Prishtinë, maj 2000.
  • Disa çështje kyçe të ndërtimit dhe zbatimit të politikës fiskale në Kosovë, Raport studimor i trajtuar në Tryezën e forumit ndërkombëtar, botuar shqip dhe anglisht, Riinvest 2001.


Referate dhe punime në tryeza të forumit ndërkombëtar dhe tryeza të tjera:

  • Dr. Isa Mustafa, Norma të diferencuara tatimore dhe në funksion të nevojave zhvillimore, vërejtje hyrëse në Tryezën e dytë të Forumit ndërkombëtar të mbajtur lidhur me “Disa çështje të ndërtimit dhe zbatimit të politikës fiskale në Kosovë,” botuar në gusht 2001.
  • Dr. Isa Mustafa, Ndërtimi dhe realizimi i politikës së tatimeve dhe taksave në Kosovë pas luftës, botuar në Raportin “Ecuritë e ndërtimit të politikës së tatimeve dhe taksave në Kosovë & zhvillimi i sistemit të financimit të NVM-ve në Kosovë”, Prishtinë, Riinvest, 2003.
  • Dr. Isa Mustafa, Raporti lidhur me diskutimet Korniza institucionale dhe çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin, kornizën ligjore, transparencën, masat e antikorrupsionit dhe forcimin e ligjit, Konferenca ndërkombëtare: “Privatizimi I ndërmarrjeve shoqërore dhe reforma e ndërmarjeve publike në Kosovë”, botuar nga Riinvest, qershor 2002 (shqip dhe anglisht).
  • Asistenca teknike dhe financiare e rindërtimit të Kosovës, Konferenca ndërkomëbtare në temën: “Rindërtimi i Kosovës pas luftës – Strategjia dhe politikat”, Riinvest, shkurt 2001.
  • Sfidat e zhvillimit të NVM-ve dhe roli i tyre në punësim, Instituti i Financave të Kosovës, Konferenca e dytë ndërkombëtare “Biznesi dhe Punësimi”, Pejë 30-31 tetor 2003.
  • Roli i partneritetit të pushtetit lokal dhe i bizneseve në zhvillimin e NVM-ve në Kosovë, (bashkautor: Dr. Muhamet Mustafa, Dr. Isa Mustafa, Mr. Salvador Elmazi), Instituti i Financave publike, Konferenca e katërt ndërkombëtare “Biznesi dhe Punësimi”, Pejë 18.11.2005.
  • Financimi i biznesit në Kosovë dhe roli i tij në punësim, Konferenca e pestë ndërkombëtare e organizuar nga Instituti i Financave Publike, Prishtinë 21 shtator 2006.
  • Denacionalizimi është i pandashëm nga privatizimi, Karvani, Nr.10, dhjetor 2003, botues: Kërkimi i Bazës së Përbashkët, Shkup.
  • Tri pushtetet e Kosovës dhe përpjekjet për integrim në BE, Karvan, Nr. 11, tetor 2005, Botues, Kërkimi i bazës së përbashkët, Orce Nikollov 63, Shkup.
  • Strategjia e zhvillimit ekonomik, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, autor i pjesës: “Politika fiskale” f. 80-90, Prishtinë 2002.
  • Pavarësia dhe qëndrueshmëria ekonomike: botuar në publikimin Statusi i ardhshëm i Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2005, f. 109-123.
  • Ekonomia në prag të statusit të Kosovës, botimi: Kosova Shteti i Pavarur dhe Sovran, ASHAK, Prishtinë, 2006 f. 125-135.
  • KOSOVA, Vështirm monografik, “Zhvillimi ekonomik deri në vitin 1990” Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, 2011, fq 301-309;
  • KOSOVA, Vështrim monografik, “Ecuritë sipas degëve ekonomiike” Isa Mustafa, Behxhet Brajshori, akademik Minir Dushi, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, 2011, fq.309-323;
  • Shfrytëzimi i Qëndrueshëm i Pasurive Natyrore, Tryezë Shkencore, 20 tetor 2010, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës : “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe resurset e përtritshme dhe të papërtëritshme fq. 45-57
  • Investimet e huaja direkte në Kosovë, Tryezë shkencore, 22 dhjetor 2015, Isa Mustafa, editorial. ASHAK
  • Rruga e Kosovës drejt Integrimit Ekonomik Evropian, Tryezë shkencore, (29 nëntor 2017) Isa Mustafa dhe Sokol Havolli, Procesi i Berlinit i vendeve të Ballkanit Perëndimor,  fq 9-23. ASHAK.
  • Sistemi i Arsimit, Tregu i Punës, dhe Zhvillimi Ekonomik – Sfidad dhe Perspektivat. Konferencë shkencore, (26-27 tetor 2018), Këshilli organizues: Akademik Isa Mustafa, Akademik Hivzi Islami, Akademik Vinko Kandžija, Profesor Tina Harrison, Profesor Aziz Pollozhani, Anëtar korrespondent Arsim Bajrami. Redaktor: Anëtare korrespondente Justina Shiroka-Pula.
  • Analiza e ekonomisë në hije në Kosovë. Ekipi i projektit: Akademik Isa Mustafa, Anëtare Korrespodente Justina Shiroka Pula, Prof Assoc. Besnik Berisha, dr Arnis Sauka, dr Gentrit Berisha, dr. Lekë Pula, Msc Saranda Lajqi, dr. Albulena Jaha. ASHAK.
  • Hendeku i shkathtësive dhe zhvillimi i NVM-ve në Kosovë. (2021). Analizë empirike. Raport Kërkimor. Autorët: Akademik Isa Mustafa, udhëheqës i projektit, Akademik Justina Shiroka – Pula, zv/udhëheqës i projektit, Akademik Hivzi Islami, Akademik Anton Kolë Berishaj, Anëtar Korrespodent Besnik Krasniqi, Prof.ass. dr. Lekë Pula, Prof. asoc. Dr. Muhamet Aliu, ASHAK, Prishtinë, 2021.
  • Kontributi financiar i diasporës në fazën e pare të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. (2022). Simpoziumi Shkencor ”Institucionalizimi i Republikës së Kosovës me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992″. Isa Mustafa fq.17-40 ASHAK, Prishtinë, 2022.
  • POZITA E EKONOMISË SË KOSOVËS NË KONKURRENCËN GLOBALE, ASHAK (2023). Shqip dhe anglisht. Autorë: Justina Shiroka-Pula, Isa Mustafa, Hivzi Islami, Besnik Krasniqi, Muhamet Mustafa, Alban HashaniLiridon Kryeziu, Gent Beqiri. ASHAK 2023.
  • Mustafa, I., Pula-Shiroka, J., Krasniqi, B. A., Ramadani, V., & Kryeziu, L. (2023). Informal Entrepreneurship in Kosovo: An Institutionalist Approach. In Entrepreneurship Development in the Balkans: Perspective from Diverse Contexts (pp. 151-169). Emerald Publishing Limited.
  • Kryetar i Këshillit organizues.  Konferenca shkencore ndërkombëtare SFIDATT DHE PERSPEKTIVA E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK KOSOVË-SHQIPËRI DHE RAJON, 6 dhe 7 tetor 2023.
  • DHUNA SI MJET PËR ARRITJEN E QËLLIMEVE POLITIKE Fq. 9-28,  ASHAK, 2023, Konferenca shkencore GJENOCIDI DHE MASAKRAT E SERBISË NË KOSOVË (1998-1999), mbajtur më (28 prill 2023).
  • Justina Shiroka Pula, Isa Mustafa Besnik A. Krasniqi. (2023)  fq. 21-48 CONTEXT OF KOSOVO CHALANGES AND OPPORTUNITIES FOR ECONOMIC DEVELOPMENT Botimin e ASHAK: Competitiveness in the Western Balkans: Challenges and Opportunities for Kosovo, Editor : Justina Shiroka Pula, Isa Mustafa, Besnik A. Krasniqi.