Fejzullah Krasniqi

Akademik
Print

Biografia



Lindi më 1953 në fshatin Tu­gjec të Kamenicës, ku kreu shko­llën fillore, ndërsa shkollën e mesme teknike në Prishtinë. Kreu Fakultetin Tek­nik, seksioni i mak­inerisë, në Universitetin e Prishtinës (1977). Si student i dalluar ishte bursist i Universitetit të Prishtinës(UP). Studimet e magjistra­turës i kreu në Shkup (1983) ndërsa, doktoroi në UP, më 1988. Nisi punën si inxhinier i diplomuar në Fabrikën e Qeramikës në Kamenicë(1977) më pas u zgjodh asistent në Fakultetin  Teknik në katedren e Termoenergjetikës dhe Termoteknikës (1979). Në vitin 1989 u avancua në  docent, pastaj profesor inordinar dhe profesor ordinar  (1999), duke u emëruar titullar i lëndëve: Ngrohja, Klimatizimi, Termodinamika inxhi­nierike, Termocentralet,Termofikimi dhe rrjetet termike, Analiza energjetike dhe eksergjetike e cikleve, Dinamika e proceseve, Sistemet e djegies, etj.
Në vitet 2004, 2005 dhe 2006, në cilësinë e bashkëprofesorit, ka ligjëruar në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. Prej vitit 2005 është angazhuar në mësimdhënie për cikle ligjëratash në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT) ndërsa, në periudhën (2010-2016) edhe në Universitetin e Tetovës. Në cilësinë e mentorit ka udhëhequr 5 kandidatë në doktoraturë ndërsa,  për 5 kandidatë tjerë  ka qenë në komisione për vlerësim dhe mbrojtjeje të punimeve të doktoratës. Me këtë detyrë, ai është angazhuar edhe në UPT (R. e  Shqipërisë) për 5 kandidatë   ishte anëtar i Jurisë për mbrojtjen e doktorateve dhe për hartimin e oponencave përkatëse. Ka udhëhequr shumë magjis­tratura, punime masteri dhe punime të diplomave.
F. Krasniqi ka një veprimtari të gjerë shkencore, me një sërë publikimesh në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ai është autor i  8 teksteve universitare nga të cilat dy janë ribotuar dhe i 4 teksteve monografike (botime të veçanta). Kreu detyra me përgjegjësi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (FIM) dhe në organet drejtuese të UP: Për dy mandate ishte prodekan ndërsa, për dy mandate dekan i FIM të UP, në tri mandate ishte anëtar i Senatit të UP dhe katër mandate ishte  shef i departamentit të Termoenergjetikës dhe Termoteknikës. Në vitin 2009 është zgjedhur edhe kryesues i Senatit të UP.
Në vitet 1985 dhe 1987 specializoi për gjashtë muaj në Institutin e Energjetikës MEI në Moskë (BRSS)  nën udhëheqje të profesorit me famë botërore, J. J. Sokollov. Aty ka kryer studime të thelluara në fushën e Termofikimit dhe rrjeteve termike. Në vitin 1991 dy muaj bëri punë hulumtuese në fabrikën për prodhimin e turbinave me avull “MAN” në Nuremberg dhe Universitetin Teknik të Munihut (Gjermani). Më 2004 ka bërë punë hulumtuese dy muaj  në Universitetin e Leçes (Itali). Për vizita studimore dhe referime të punimeve shkencore ka qëndruar në: Universitetin Teknik të Vjenës,  Berga­kademi të Fraibergut,   Bratisllavë, Erlangen, Gjenovë, Torino, Selanik, Budapest, etj.
Në vitin 1983, në kuadër të punimit të magjistraturës kreu projektin e parë të termofikimit të qytetit të Prishtinës nga termocentrali ,,Kosova B’’ në Obiliq. Ishte koordinator i parë vendor i UP për  projetin ndërkombëtar ,,Tempus’’ me titull:’’Promovimi i lidhjeve akademike industriale në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike’’(2002-2004).
Nga viti 1998 është nënkryetar i Shoqatës Termoteknike Shqiptare me seli në Tiranë dhe anëtar i Shoqatës Termoteknike të Italisë.
Në vitin 2002, ka qenë anëtar i Këshillit për përgatitjen e Strategjisë dhe politikave afatgjate energjetike të Kosovës. Në periudhen (2015-2018) ishte kryesus i Këshillit Drejtues të Universitetit publik,,Kadri Zeka’’ në Gjilan.
Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar korrespondent i ASHAK ndërsa në vitin 2012 anëtar i rregullt (akademik). Në periudhën (2011-2017) ishte sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës të ASHAK-ut.
Fejzullah Krasniqi është bartës i disa mirënjohjeve dhe  çmimeve prestigjioze, përfshirë edhe titullin ,,Doctor Honoris Causa’’ të Universitetit Politeknik të Tiranës (2015) i dhënë me motivacion: ,,Për kontribut të shquar në rritjen e nivelit të punës mësimore dhe shkencore të përgatitjes së inxhinierëve të rinjë në trojet mbarë shqiptare’’.

Bibliografia



Punimet shencore dhe profesionale:

  • F.Krasniqi: “Furnizimi i qytetit të Prishtinës me energji termike duke e shfrytëzuar avullin nga turbina e TE-Obiliq”, punim magjistrature, Fakulteti i Makinerisë, fq.157. Shkup, 1983.
  • F.Krasniqi: “Optimizimi i shpenzimeve të përgjithshme te ngrohja në largësi për kushtet e Prishtinës”, Përmbledhje punimesh, nr. 3, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.
  • F.Krasniqi: “Përcaktimi i temperaturës së dërgimit dhe të kthimit te ngrohja në largësi për kushtet e Prishtinës”, Përmbledhje punimesh, nr. 3, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.
  • F.Krasniqi: ‘’Ndikimi i parametrave të rrjetit termik në kyçjen e stabilimenteve të ngrohjes”, Përmbledhje punimesh të Këshillimit të 7-të të ngrohtoreve të Jugosllavisë, mbajtur në Gjakovë, 1987, fq. 112-116.
  • F.Krasniqi:“Aplikimi i ezhektorëve në sistemet e ngrohjes dhe analiza e karakteristikave të tyre”, Përmbledhje punimesh të Këshillimit të 7-të të ngrohtoreve të Jugosllavisë, mbajtur në Gjakovë, 1987, fq. 131-139.
  • F.Krasniqi: “Analiza dhe sinteza e sistemeve termofikuese për kushtet e Kosovës”, disertacion doktorate, fq.237. Prishtinë, 1988.
  • F.Krasniqi. Ndikimi i ekraneve termike në transmetimin e nxehtësisë me konveksion.  Përmbledhje punimesh, Nr. 1, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1995, fq. 53-60.
  • F.Krasniqi, I. Malesiu, N. Luliqi:“Regjimi hidraulik i sistemeve termofikuese të tipit të hapur” , Përmbledhje punimesh, Nr. 1, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1995, fq. 61-67.
  • F.Krasniqi,F. N.Sahiti : “Dinamika e këmbyesve të nxehtësisë me kahe të njëjtë dhe të kundërt të rrymimit” , Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti I, nr. 1, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1997, fq. 67-73;
  • F.Krasniqi, F.  Halili, A. Dobreci.“Modelimi i rezervuarëve me lëndë djegëse të lëngët” , Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti I, nr. 2, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1997, fq. 73-79;
  • F. Krasniqi, I. Demneri, J. Bunjaku:.“Analiza e konsumit të avullit në turbinë për regjime të ndryshme të punës së termoelektrocentraleve” , Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti I, nr. 2, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1998, fq. 49-55.
  • I. Demneri, F. Krasniqi, J. Bunjaku “Përdorimi i numrave kompleks dhe i pasqyrimit konform në optimizimin e cikleve të impianteve të turbinave me avull me shumë marrje” ,Kërkime-revistë shkencore e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nr. 6, 1998, fq. 19-30.
  • J.Bunjaku, I.Demneri, F.Krasniqi “Përdorimi i numrave kompleks dhe i pasqyrimit konform në termoteknikë dhe në termoenergjetikë”, Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, nr. II/2, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë,1998, fq. 19-30.
  • H. Osmani, B.Bytyçi, F. Krasniqi“Veçoritë e fushave të temperaturës në zonën e ndikimit termik gjatë saldimit me hark elektrik” , Kërkime, nr. 6. ASHAK, Prishtinë, 1998, fq. 31-42. mail.ashak.org.
  • F.Krasniqi, J.Bunjaku, K.Vula“Analiza e rrjedhjes laminare dhe e asaj turbulente në gypat cilindrikë për fluide të ndryshme” , Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, nr. II/1, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1998, fq. 57-64.
  • F.Krasniqi, N. Berisha “Analiza e kohës optimale për kyçjen dhe shkyçjen e aparatit ngrohës në lokal” , Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, nr. II/2, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1998, fq. 57-62.
  • F. Krasniqi, I. Demneri, J. Bunjaku “Optimizmi i cikleve të impianteve energjetike me metodën entropike” , Përmbledhje punimesh të Konferencës së I-rë të Shoqatës Termoteknike Shqiptare me titull pune “Përdorimi me efektivitet i energjisë termike”,  dhjetor 1999, fq. 25-31.
  • F.Krasniqi “Ndikimi i akumulimit të nxehtësisë në muret e objekteve në temperaturën e mbrendshme”, Përmbledhje e punimeve të Konferencës së I-rë të Shoqatës Termoteknike Shqiptare me titull pune “Përdorimi me efektivitet i energjisë termike”, Elbasan (Shqipëri), dhjetor 1999, fq. 17-24.
  • L.Voshtina, F.Krasniqi, H.Agolli “Shënime historike mbi zhvillimin e termoteknikës shqiptare”, Përmbledhje e punimeve, Konferenca e I-rë e Shoqatës Termoteknike Shqiptare, me titull pune “Përdorimi me efektivitet i energjisë termike”Elbasan, 1999, fq. 3-7.
  • Xh.Fejzullahu, F.Krasniqi, E. Beqiri “Analiza e shkallës së djegies të flakët rrethore simetrike”, Përmbledhje e  punimeve,  Konferencës e I-rë e Shoqatës Termoteknike Shqiptare, me titull pune “Përdorimi me efektivitet i energjisë termike”,  Elbasan, 1999, fq. 71-76.
  • L. Voshtina,F.Krasniqi,A.Shtjefni, J. Bunjaku “Energjia e nevojshme për ngrohjen e serrave me xham”, punim i botuar në revistën shkencore “Kërkime” nr. 7 të ASHAK, fq. 45-56.
  • A.Muriqi, F.Krasniqi, J.Bunjaku, Xh.Fejzullahu “Ndotja e ambientit nga sistemet termoenergjetike”,  Përmbledhje punimesh të Konferencës së termoteknikëve shqiptarë, Elbasan 25-27 shkurt 2000.
  • F.Krasniqi, A.Terziqi, A.Muriqi “Varësia e rrjedhjes së ujit nga përmasat gjeometrike dhe parametrave termik në procesin e ftohjes së furrës vatër-gjakete”, Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, III/1, viti 2001, fq. 29-35.
  • F.Krasniqi, I. Malsiu, A.Koleci, S.Isufi “Ndërtimi dhe zgjedhja e modelit matematikor të ndikimit të formës gjeometrike të lokalit gjatë ngrohjes së tij me ajër, Buletini i shkencave teknike, Universiteti Politeknik i Tiranës, 2001.
  • F.Krasniqi, A. Muriqi, J. Bunjau“Analiza krahasuese e cikleve termodinamike të motorëve termikë me gaz , Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, III/1, Prishtinë, 2001.
  • F.Krasniqi, Xh.Berisha “Ndikimi i vrazhdësisë së sipërfaqes së brendshme në rrjetin termik të modeluar”, botuar në revistën “Kërkime” nr. 9 ASHAK, fq. 124-136, Prishtinë, 2001. mail.ashak.org.
  • L. Voshtina, F.Krasniqi, A. Shtjefni, J. Bunjaku“Gradë-orët dhe fuqitë e nevojshme për ngrohje në serra”,  botuar në revistën “Kërkime” nr. 9 të ASHAK. fq. 28-34, Prishtinë, 2001. mail.ashak.org.
  • F.Krasniqi, J. Bunjaku, A. Muriqi, Xh. Fejzullahu, Xh. Berisha “Analiza e ndotjes nga sistemet termoenergjetike”, “Përmbledhje punimesh të shoqatave inxhinjerike të Kosovës”, Prishtinë, 2002.
  • F.Krasniqi, Xh.Berisha “Analysis and modeling with MS Exel for pipe network” , Revista Kërkime, nr.10, ASHAK, Prishtinë 2002. Fq. 5-15. mail.ashak.org.
  • R.Selimaj, F. Krasniqi“Energjia diellore dhe mundëstëi e shfrytëzimit  për përgatitjen e ujit  të ngrohtë sanitar në Kosovë, Përmbledhje punimesh të Shoqatave Inxhinierike të Kosovës, fq. 61-67, Prishtinë, 2002.
  • F.Krasniqi, Xh.Berisha “Ndikimi i parametrave të punës gjatë projektimit të rrjetave termike”, Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti IV, Nr. 1, Prishtinë, 2002, fq. 45-50.
  • F.Krasniqi,A.Muriqi, J.Bunjaku, R.Selimaj “Analiza e përcjellshmërisë jostacionare të nxehtësisë nëpër murin e rrafshtë”,  Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti IV, Nr. 1, Prishtinë, 2002, fq. 51-59.
  • F.Krasniqi, A.Terziqi, A.Muriqi “Analiza e sektorit të sipërm të këmbimit të nxehtësisë në furrat vaterxhakete të Trepçës”, Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti IV, Nr. 1, Prishtinë, 2002, fq. 59-68.
  • J.Bunjaku, F.Krasniqi, Xh.Fejzullahu, A.Muriqi “Caktimi i vektorit kryesor dhe momentit kryesor të forcave të presionit ndaj tejrrymimit të trupit cilindrik”, Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë ne makineri, Viti IV, Nr. 1, Prishtinë, 2002, fq. 75-80.
  • A.Terziqi, F.Krasniqi, S.Zeqiri “Caktimi i trashësisë optimale të shtresës termoizoluese të ftohësave të furrës vatergjakete”,  Buletini i SHLT, nr. 2, Mitrovicë, 2002.
  • H.Osmani, B.Bytyçi, A.Bunjaku, F.Krasniqi“Parameters optimisation of welding operation through isotherms in the heat affected zone”, 6th International Research/Expert Conference, TMT 2002, Neum, B&H, 18-22 September, 2002.
  • F.Krasniqi, Xh.Berisha, R.Selimaj “Analiza e ndryshimit të fuqisë së ngrohësit te përcjellshmëria jostacionare e nxehtësisë nëpër mure”, punim i paraqitur në seminarin për ruajtjen e energjisë, 4 tetor, 2002, Prishtinë.
  • F.Krasniqi,Xh.Berisha, R.Selimaj “Analiza e fushës së përdorimit të materialeve termoizoluese”, punim i paraqitur në seminarin për ruajtjen e energjisë, 4 tetor, 2002, Prishtinë.
  • F.Krasniqi, Xh.Berisha “Optimatizimi i parametrave hidraulikë gjatë projektimeve të rrjetave termike”,  Përmbledhje e punimeve të Shoqatës Termoteknike shqiptare, Tiranë, 2002.
  • F.Krasniqi, I.Demneri, Xh.Berisha “Llogaritja e rrjetave hidraulike me ndihmën e programit MS EXEL”, Përmbledhje e punimeve të Shoqatës Termoteknike shqiptare, Tiranë, 2002.
  • N.Sahiti, F.Krasniqi “Bewertung eines PIM-Wärmetauschers durch Entropieproduction”, Chemie Ingenieur Technik (74), 11/2002, pp.1568-1572,Wiley VCH Verlag, Weinheim, revistë shkencore me recension ndërkombëtar, Gjermani.
  • F.Krasniqi, I.Malsiu ,,Ndikimi i ekraneve termike në transmetimin e nxehtësisë me rrezatim’’, Revista shkencore TEKNIKA, Vëllimi 1, Ferizaj 2003, fq. 34-4.
  • F.Krasniqi,J.Bunjaku,R.Selimaj,,Analiza e ndryshimit të fuqisë së ngrohësit në gjendjen stacionare të këmbimit të nxehtësisë ‘’, Elektroenergjetika-Tregu – Integrimi, Tiranë 2004, fq. 207-214.
  • F.Krasniqi, A.Muriqi, R.Selimaj ,, Rezistenca minimale termike e mureve të jashtme të objekteve ndërtimore’’, Simpoziumi  i Shoqatës së Inxhinierëvë të Makinerisë të Kosovës me titull: ,,Gjendja dhe perspektiva e Inxhinierisë Mekanike’’ 20, 21 maj 2004, Prishtinë.
  • F.Krasniqi, R. Selimaj ,,Analiza e ndryshimit të zonës kufitare ndërmjet temperaturës së ambientit  dhe të sipërfaqeve të murit të rrafshët në kushtet e përcjellshmërisë termike jostacionare’’, Simpoziumi  i Shoqatës së Inxhinierëve të Makinerisë së Kosovës me titull ,,Gjendja dhe perspektiva e Inxhinierisë Mekanike’’ 20-21 maj, Prishtinë, 2004.
  • H.Osmani, B.Bytyçi, A.Bunjaku, F.Krasniqi, S.Shkodra ,, Përcaktimi i parametrave optimalë të saldimit përmes izotermave në zonën e ndikimit të nxehtësisë’’, Simpoziumi III ndërkombëtar » Materialet dhe përdorimi i tyre, 19-21 nëntor, Prishtinë, 2003.
  • F.Krasniqi ,,Sistemet e klimatizimit’’, Pëmbledhje e punimeve nga mobilitetet nga projekti europian për arsim dhe kulturë « TEMPUS », Prishtinë, 2004.
  • Analiza e ndryshimit të fuqisë së ngrohësit në gjendjen stacionare të këmbimit të nxehtësisë », “Elektroenergjetika, tregu-integrimi”, Tiranë, 14 maj 2004.
  • I Demneri,,A.Shtjefni, F.Krasniqi, F.Sukaj,R.arrapici, J. Bunjaku ,, L’Influenza del modo di produzione del calore sulla rezistenca termica dei muri’’, botuar në Përmbledhjen e punimeve të Kongresit të 59-të të Shoqatës Termoteknike të Italisë me 14-17 shtator, fq.2251-2259,  2004.
  • F.Krasniqi, “Prospettive del sviluppo del sistema energetico in Albania. Questioni di emergenza” (me bashkautor), punim i prezantuar në Kongresin e 59-të të Shoqatës Termoteknike të Italisë, Gjenovë (Itali), mbajtur nga 14-17 shtator 2004.
  • A.Muriqi, F.Krasniqi, J.Bunjaku, Xh.Fejzullahu ,,Vështrim i llogaritjes së tymtarëve të TEC  Kosova A nga aspekti ekologjik’’, Konferenca I e SHTSH, Tiranë, 2005.
  • I.Demneri,F.Krasniqi, A.Shtjefni, J.Bunjau, A.Muriqi“Cilësia e nxehtësisë dhe ngrohja e ndërtesave”, Revista “Kerkime”, nr. 13, Prishtinë, 2005. fq. 169-181, ASHAK.
  • F.Krasniqi, R.Selimaj “Ekuilibri termik i njeriut ‘’ Revistea “Kerkime” nr.14, ASHAK, 2006, fq. 71-81. 
  • N.Sahiti, F.Durst, F.Krasniqi,,Optimization of pin cross-section based on Pareto-optimality approach’’, pp. 739-742,  Përmbledhjen e punimeve të Simpoziumit të pestë ndërkombëtar “Turbulenca dhe transmetimi i nxehtësisë dhe masës 5” (Eds. K.Hanjalic et al), Begell House Inc., New York,2006.
  • F.Krasniqi,I.Demneri,A.Shtjefni, R.Selimaj, A.Gashi “Modelimi dhe transmetimi i nxehtësisë nëpër një mur në regjimin jo-stacionar”,  Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
  • J.Bunjaku, I.Demneri,F.Krasniqi,Xh.Fejzullahu, A.Muriqi,A.Gashi,F.Bunjaku“Aplikimi i pasqyrimit konform në rrjedhjen e lëngjeve nga rezervuari” (me bashkautorë), Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
  • Xh.Berisha, F.Krasniqi “Temperatura e jashtme projektuese dhe temperatura e fluidit rrjedhës për rrjetin termik të Prishtinës” , Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
  • A.Muriqi, F.Krasniqi, Xh.Fejzullahu, J.Bunjaku, R.Selimaj “Bilanci i proceseve në furrën elektrike të Ferronikelit” , Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
  • R.Selimaj, F.Krasniqi, I.Demneri, A.Shtjefni “Analiza e kapacitetit termik të ngrohësve në kushtet e përcjellshmërisë jostacionare termike nëpër mur”,Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
  • F.Krasniqi, I.Demneri, A.Shtjefni, R.Selimaj “Modelimi i lagështirës së ajrit të një mjedisi të mbyllur në kushtet e difuzionit stacionar dhe të difuzionit jostacionar nëpër murin e rrafshët”, Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
  • F.Krasniqi“ Analiza dhe zgjedhja e akumulatorëve të nxehtësisë për sistemin e furnizimit me ujë të ngrohtë sanitar” , Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
  • F.Krasniqi, R. Selimaj “Ekuilibri termik i njeriut”, “Kërkime” nr. 14, faqe 71-81, ASHAK, Prishtinë, 2007.
  • F.Krasniqi, R.Selimaj“Management of carbon dioxide and environmental protection”, Workshop on efficient, clean and sustainable energy production in Kosovo, Prishtinë, 16-17 July, 2007.
  • F.Krasniqi, I.Demneri, Xh.Berisha,,Ndikimi i parametrave hidraulik në konsumatorin kritik në sistemin e ngrohjes në largësi” , Revista Kërkime e ASHAK, Prishtinë, 2007, fq. 91-104. 
  • F.Krasniqi I.Demneri, A. Shtjefni, R.Selimaj, A.Gashi “Modelimi dhe transmetimi i nxehtësisë nepër një mur me regjim jostacionar”  . Konferenca IV e ShTSh, Tiranë, 2007.
  • J.Bunjaku, I.Demneri, F.Krasniqi Xh.Fejzullahu, A.Muriqi, A.Gashi, F.Bunjaku “Aplikimi i pasqyrimit konform në rrjedhjen e lëngjeve nga rezervuari”. Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007, ShTSh.
  • F.Krasniq, Xh. Berisha ‘’Temperatura e jashtme projektuese dhe temperatura e fluidit rrjedhës për rrjetin termik të Prishtinës’’,  Konferenca IV e ShTSh, Tiranë, 2007, ShTSh.
  • A.Muriqi, F.Krasniqi, Xh.Fejzullahu, J.Bunjaku, R.Selimaj ‘’Bilanci i proceseve në furrën elektrike të ferronikelit’’. Konferenca IV e ShTSh, Tiranë, 2007, ShTSh.
  • F.Krasniqi, I.Demneri, A.Shtjefni, R.Selimaj, A.Gashi ,,Modelimi dhe transmetimi i nxehtësisë nëpër një mur në regjimin jostacionar’’. Konferenca IV e ShTSh, Tiranë, 2007, SHTSh.
  • F.Krasniqi, A. Muriqi., Xh. Fejzullahu , J.Bunjaku , R.Selimaj.. Analiza e kapacitetit termik të ngrohësve në kushtet e përcjellshmërisë jo-stacionare termike nëpër mur, Konferenca IV e ShTSh, 2007, ShTSh.
  • F.Krasniqi, I.Demneri, A.Shtjefni, R.Selimaj,,Modelimi i lagështirës së ajrit të një mjedisi të mbyllur në kushtet e difuzionit  stacionar dhe të difuzionit jostacionar nëpër murin e rrafshët’’, Konferenca IV e ShTSh, Tiranë, 2007, ShTSh.
  • F.Krasniqi, R. Selimaj ,,Ekuilibri termik i njeriut’’, Revista shkencore ,,Kërkime nr.14”, fq.71-82, ASHAK, Prishtinë, 2007.
  • F.Krasniqi ,,Analiza e kushteve të komfortit të brendshëm termik’’, Revistën “ Kërkime” nr. 16 e ASHAK, Prishtinë, fq. 25- 33, 2008.
  • N.Sahiti, F.Krasniqi, Xh.Fejzullahu, J.Bunjaku, A.Muriqi ‘’Entropy generation minimization of a double-pipe pin fin heat exchanger’’,Applied Thermal Engineering, 28, fq. 2337-2344, 2008. http://www.science direct.co 74. m/science/article/pii/S1359 74. 431108000409.
  • F.Krasniqi, F.Bunjaku, J.Bunjaku ,,Anlysis and optimalization of main components of ejectors in distance heating system’’,The 19th INTERNATIONAL DAAAM SYM-POSIUM “Intelligent manufacturing & Automation”, 2008, http//daaam.info.
  • J. Bunjau, F.Krasniqi, Xh.Fejzullahu, A Muriqi,,Design of ventilation duct with minimal flow resistence’’,  19 International DAAM symposium, ISBN 978-3- 90150-68-1, ISSN 1726- 9679, pp 89,Viena, Austria, 2008. http//daaam.info.
  • J.Bunjaku, I Demneri, Xh. Fejzullahu, A. Muriqi, A. Bunjaku, F. Krasniqi ,,Applicazione della transformazione conforme alcalcole del flusso in aspirazione di una torre di raffreddamento’’, . 63° congresso nazionale ATI, Associazione Termotecnica Italiana. Istruzioni per la stesura dei sommari – univers. e Palermos, 2008. http:/77. www.cti2000.it.
  • R.Selimaj, F.Krasniqi ,,Menaxhimi i energjisë termike dhe modelimi i temperaturës së brendshme për një mjedis të mbyllur’’. Konferenca ndërkombëtare për energjetikë, Tiranë, 15 maj 2009.
  • A.Terziqi,M.Rizaj, F.Krasniqi, N.Kamberaj ,,Koeficienti i korelacionit linear për sasinë e hargjuar të koksit gjatë prodhimit të plumbit në furrat shahte të Trepçës . Revista “Kërkime” nr. 16, fq. 48-60, ASHAK, Prishtinë, 2009. 
  • Xh.Fejzullahu,F.Krasniqi, J.Bunjaku, A.Muriqi, N.Sahiti. Gas transport analysis and determination of gas line accumulation volume’’ , DAAM International, Viena, Austria, 2009, ISBN 978-3-901509-70-4, ISSN 1726-9679.
  • F.Krasniqi, R.Selimaj ,,Diagramet Mollier-Carrier dhe klimatizimi i ajrit’’,  revista Kërkime, nr. 17,  ASHAK, fq.9-22,Prishtinë 2009. 
  • R.Selimaj, F.Krasniqi ,,Temperatura dhe ndikimi i saj në konsumin e energjise termike te ngrohja në largësi’’, revista ,,Kërkime’’, nr. 17 e ASHAK, fq. 213-228. Prishtinë, 2009.
  • F.Krasniqi, D.Krasniqi, A.Morina ,,Aftësia akumuluese e nxehtësisë në muret e ndërtesës’’. Prishtinë, 2009.
  • F.Krasniqi, R.Selimaj, D.Krasniqi,,Optimizimi i diametrave të gypave magjistral te ngrohja në largësi (termofikimi) për kushtet e furnizimit me nxehtësi të qytetit të Prishtinës’’. Konferenca me titull: “Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimi i sektorit energjetik”, Shoqata Termoteknike Shqiptare, Prishtinë, Tetor 22-23, 2010,  SHTSh.
  • L.Voshtina, D.Krasniqi, F.Krasniqi ,,Burimet e energjisë, konsumet dhe shpërndarja e energjisë në botë’’. Konferenca me titull: “Bashkëpunimi Shqipëri- Kosovë dhe zhvillimi i sektorit energjetik”,  Shoqata Termoteknike Shqiptare, Prishtinë, Tetor 22-23, 2010.
  • F.Krasniqi, R. Selimaj ‘’Modelimi i nxehtësisë së akumuluar në murin e rrafshtë me transmetim jostacionar të nxehtësisë’’. Revista Kërkime, nr. 19 e ASHAK-ut, fq. 5-18. Prishtinë, 2011.
  • R.Selimaj, F.Krasniqi. ,,Modelimi dhe optimizimi i komforit termik të njeriut’’ ,Revista Kërkime, nr. 19 e ASHAK-ut, fq.183-192 Prishtinë, 2011.
  • F.Krasniqi ,,In memoriam për anëtarin e jashtëm të ASHAK Tomë Berisha’’.  Revista Kërkime, nr. 19 e ASHAK-ut, 2011, fq. 237-240. 
  • F.Krasniqi, ,,In Memoriam, Prof.dr. Tomë Berisha(gjeneral), anëtar i jashtëm i ASHAK’’, Revista Kërkime, nr. 19 e ASHAK-ut, fq.237-240.
  • F.Krasniqi, Xh. Berisha ,,Analiza dhe sinteza për ngrohjen qendrore të Prishtinës’’. Konferenca me titull: “Bashkëpunimi Shqipëri- Kosovë dhe zhvillimi i sektorit energjetik”, Shoqata Termoteknike Shqiptare, Prishtinë, Tetor 22-23, 2010. SHTSh.
  • F.Krasniqi, D.Krasniqi, A.Morina ‘’Aftësia akumuluese e nxehtësisë në muret e ndërtesës’’,  Revista Kërkime, nr. 18 e ASHAK-ut, fq. 45-58. 2010.
  • F.Krasniqi ,,Akademik Minir Dushi personalitet i shquar i arsimit të Kosovës’’. Revista Kërkime, nr. 19 , ASHAK-ut, fq. 217-226. Prishtinë, 2011. 
  • F.Krasniqi,R.Selimaj ,, Modelimi i nxehtësisë së akumuluar në murin e rrafshtë me transmetim jostacionar të nxehtësisë’’. Revista Kërkime, nr. 19 e ASHAK-ut, fq. 5-18. Prishtinë. 2011.
  • R.Selimaj, F.Krasniqi’’Modelimi dhe optimizimi i komfortit termik të njeriut’’. Revista Kërkime, nr. 19 e ASHAK-ut, fq. 172-183. Prishtinë. 2011. 
  • F. Krasniqi, N.Sahiti, D.Krasniqi, E. Kanjusha Përdorimi efiçient i energjisë,  DAAD Autumn School energy, 2012, Tiranë.
  • F.Krasniqi,R.Selimaj,,Analiza e komforit termik të njeriut në kushtet e Kosovës’’, konferencë shencore me titull: ,,Energjetika dhe mjedisi për zhvillim të qëndrueshëm’’, 30 teror 2013, Prishtinë.
  • F.Krasniqi ‘’Vlerësimi i efikasitetit të termofikimit në kushtet e qytetit të Prishtinës’’. Revista Kërkime, nr. 20  ASHAK, fq. 23-35. Prishtinë. 2013. 
  • F.Krasniqi ‘’Analiza dinamike dhe modelimi i nxehtësisë së akumuluar’’. Revista Kërkime, nr. 21 e ASHAK-ut, fq. 5-16, Prishtine. 2014. 
  • D.Krasniqi, R.Filkosi, F.Krasniqi ‘’An Approach towards Thermal Power Plants Efficiency Analysis by Use of Exergy Method’’. DOI: 10.14621/ce.20160108, pp.63-68. International Journal of Contemporary energy, Volum2,no.1, 2016. ISSN 2363-64440.
  • D.Krasniqi-Alidema, R.Filkosi, F.Krasniqi’’The role of exergy in Thermodynamic Analyses’’ presentation in The 6th International Conference & Workshop, Budva, Montenegro, 18-20 May 2016. Book of Abstracts ISBN978-3-9816624-8-1.
  • D.Krasniqi,R.Filoski, F.Krasniqi ,,Exergy Analysis of Coal Fired Utility Boiler Performance’’. Poster presentation in The 6th International Conference &Workshop, Budva, Montenegro, 18-20 May 2016.
  • D.Meha, A. Avdiu, F.Krasniqi, A. Muriqi, Xh. Berisha,,’’Experimental Analysis of Performance of Heat Exchanger with Plate Fins and Parallel Flow of Working Fluids’’. World Journal of Engineering and Technology, 2017, 5, 435-444. http://www.scirp.org/journal/wjet.ISSN Online: 2331-4249.ISSN Print: 2331-4222. DOI: 10.4236/wjet.2017.53038 July 20, 2017.
  • “Drenusha Krasniqi Alidema, Marigona Krasniqi , Risto V. Filkoski, Fejzullah Krasniqi: “Analysis of the Working Characteristics of the Ejector in theWater Heating System”, botuar në revisten Energies MDPI, mars 2022.  https://www. mdpi.com/1996-1073/15/6/2025. Revista është e indeksuar në Web of science (Clarivate): SCIE,SSCI,AHCT, Scopus Q1,Q2.”


Libra dhe monografi shkencore të botuara:

  • Xhemajl Fejzullahu, Fejzullah Krasniqi ,, Hidraulika dhe Termodinamika’’, Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore të Kosovës (ETMM), Prishtinë, 1989, fq. 304.
  • Fejzullah Krasniqi ,,Aplikimi, zhvillimi dhe optimizimi i sistemeve termofikuese për kushtet e Kosovës’’. botim i veçantë,  Prishtinë, 1990, fq.234.
  • Fejzullah Krasniqi, Ali Muriqi ,,Përmbledhje detyrash nga Termodinamika’’ Tekst universitar, UP, Prishtinë, 1995, fq. 304.
  • Fejzullah Krasniqi, Xhemajl Fejzullahu, Januz Bunjaku, Ismail Malesiu ,,Përmbledhje detyrash nga Mekanika e fluideve’’. Tekst universitar, UP, Prishtinë, 1996, fq. 325.
  • Fejzullah Krasniqi ,,Ngrohja dhe klmatizimi I (Ngrohja)’’, Tekst universitar, UP, Prishtinë, 1997, fq. 371.
  • Fejzullah Krasniqi , Naser Sahiti ,,Ngrohja dhe klmatizimi (Përmbledhje detyrash)’’, Tekst universitar, UP, 1998, fq. 323.
  • Fejzullah Krasniqi ,,Ngrohja dhe klimatizimi II(Ventilimi dhe klimatizimi)’’.Tekst universitar, UP, Prishtinë, 2000, fq.360.
  • Fejzullah Krasniqi, Rexhep Selimaj, Ismet Malesiu ,,Instalimet makinerike’’ . Tekst universitar, UP, Prishtinë, 2004, fq.175.
  • Luan Voshtina, Fejzullah Krasniqi  ,,Menaxhimi dhe prodhimi i kombinuar i energjisë’’. Tiranë-Prishtinë, 2006, fq. 343.
  • Fejzullah Krasniqi “Termofikimi dhe  rrjetet termike’’. Seksioni i Shkencave të Natyrës, ASHAK, botim i veçantë, Prishtinë, 2010, fq.480.
  • Fejzullah Krasniqi “Termoelektrocentralet e Kosovës’’. Seksioni i Shkencave të Natyrës ASHAK, botim i veçantë, Prishtinë , 2014, fq.382.
  • Fejzullah Krasniqi,,Ngrohja dhe klimatizimi (Ngrohja)’’, Tekst universitar, Ribotim, UP, Prishtinë, 2018.fq.354.
  • Fejzullah Krasniqi ,,Ngrohja dhe klimatizimi II( Ventilimi dhe klimatizimi)’’. Tekst universitar, Ribotim,UP, Prishtinë, 2018, fq. 381.
  • Fejzullah Krasniqi, Rexhep Selimaj “Komfori termik’’, Seksioni i Shkencave të Natyrës ASHAK, botim i veçantë. Libri është në fazën e fundit të botimit., Prishtinë, 2020, fq.708.


Tekste për shkolla të mesme:

  • F. Krasniqi, Xh. Fejzullahu,, Termodinamika dhe Hidraulika’’, Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1990, fq. 324.
  • Fejzullah Krasniqi, Hysni Osmani. ,,Makineria 9’’. Tekst për klasën e nëntë, Libri shkollor, Prishtinë, 2003.
  • F. Krasniqi, H. Osmani ,, Makineria 9’’. Tekst për klasën e nëntë, Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, fq. 175, ribotim.


Projektet

  • Fejzullah Krasniqi në kuadër të punimit të magjistraturës në vitin 1983 e ka punuar projektin e parë të termofikimit të qytetit të Prishtinës duke e shfrytëzuar avullin e marrur nga turbina në TEC Obiliq.
  • Bashkë me prof. dr. Franz Durst nga Universiteti i Erlangenit (Gjermani), ka udhëhequr projektin e Laboratorit të djegies në mjedise poroze të realizuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, 2000.
  • Koordinator i parë vendor i projektit ndërkombëtar TEMPUS me titull: “Promovimi i lidhjeve akademike industriale në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike” (2002 deri 2004) i akorduar nga Komisioni Europian për Edukim dhe Arsim në Bruksel.
  • Udheheqës shkencor i projektit: “Parametrat projektues të klimës për qytetet kryesore të Republikës së Kosovës”, projekt i ASHAK, Sesioni i Shencave të  Natyrës (2016 – 2017).
  • Bashkëpunëtor në projektin shkencor: “Ndikimi i mbitensioneve atmosferike në sistemet elektroenergjetike të Kosovës”, projekt i ASHAK , Seksioni i shkencave të Natyrës (2012- 2013).
  • Anëtar i Redaksisë Qendrore dhe anëtar i Redaksisë së shkencave teknike në projektin e ASHAK-ut “Fjalori Enciklopedik i Kosovës” i kryer nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, 2018.
  • Bashkëpuntor në projektin shkencor: ,,Përdorimi i teknologjive të reja në studimin e problemeve të mjedisit” përkatësisht projektit pilot me titull:,,Studimi i ndryshimeve mjedisore me përdorimin e imazheve satelitore në një segment të zonës kufitare Shqipëri-Kosovë”. Ky projekt punohet bazuar në Protokollin e bashkëpunimit ndërmjet të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
  • F. Krasniqi, R.Selimaj. Projekti: ,,Përcaktimi i temperaturës së jashtme projektuese për qytetin e Prishtinës’’, FIM, Prishtinë, 2017.
  • Anëtar i grupit për përpilimin e Raportit për prodhimin e energjisë elektrie në Kosovë, ASHAK, Prishtinë, 2020.


Puna profesionale

  • Akademik Fejzullah Krasniqi, për nevojat e ekonomisë së Kosovës bëri edhe shumë projekte, analiza profesionale, kualodime dhe revidime të shumë projekteve dhe mbikëqyrje të realizimit të projekteve nga fusha e specialitetit të tij të ngushtë -termoteknika në përgjithësi dhe ngrohja dhe klimatizimi, në veçanti. Vlenë të përmendet projekti për Fakultetin e Edukimit – qendra në Gjilan, mbikqyrje e projektit të ngrohjen dhe klimatizimin e objektit të Qeverisë së Kosovës, projekti për ngrohjen dhe klimatizimin e objektit të Kuvendit të Kosovës, projekti për frigodhomën e medresës Alaudin në Prishtinë, projekti i ngrohjes në Fakultetin e i Shkencave Islame, Fakulteti i Bujqësisë, Fakulteti i Kulturës Fizike, QKUK, etj. Ka marrë pjesë në pranime teknike të disa objekteve me rëndësi, në hulumtime të ndryshme, në hartimin e analizave profesionale për makina të ndryshme dhe instalime nga aspekti i mbrojtjes në punë për objektet më të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës, siç janë termocentralet, fabrika e armaturës në Podujevë, kombinati i tekstilit në Gjilan, fabrika e sitermagnezitit Magohrom në Kamenicë, etj.
  • Që nga viti 2007 kur ai është zgjedhur këshilltar i energjetikës për kompaninë Intering GMBH ka marr pjesë aktive në riparimin e blloqeve të termocentraleve-TEC “Kosova A”.
  • Ka dhënë ligjërata për aftësime profesionale të punëtorëve në shumë ndërmarrje ekonomike në lëminë e ngrohjes dhe të kaldaistëve, siç janë: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem
  • ashari”,  burgu i Dubravës, etj.
  • Në vitin 2009 ishte mbikqyrës i punimeve të sistemit të Ngrohjes, Ventilimit, Klimatizimit dhe të sistemit të ujit sanitar për ndërtimin e Menzës për ushtarakët e KFOR-it Gjerman.


Akademik Fejzullah Krasniqi ishte recensues i teksteve universitare dhe botimeve të veçanta të botuara në Kosovë dhe Shqipëri:

  • Muhaxheri, M. Pajisjet ftohëse-përmbledhje detyrash, UP, Prishtinë, 2010, fq. 431.
  • Voshtina, L. Shtjefni, A. Alushaj, R. Termoteknika, Ngrohja dhe ajri i kondicionuar, Tiranë, 2010.
  • Rashani, Sh. Termodinamika dhe Termoteknika, UP, Prishtinë, 2010.
  • Fejzullahu, Xh. Matjet në energjetikë, UP, Prishtinë, 2010.
  • Demneri, I. Shtjefni, A. Karapici, R. Termoteknika në shembuj. Tiranë, 2008, fq. 411.
  • Demneri, I. Shtjefni, A. Karapici, R. Termoteknika, Tiranë, 2007, fq. 310.
  • Muhaxheri, M. Pajisjet e ftohjes, UP, Prishtinë, 1998, fq. 424.
  • Bashkim, Xh. Efikasiteti i punës së termocentralit elektrik, Printig Press, Prishtinë, 2007, fq. 415.
  • Gashi, S. Osmoza e kundërt, ASHAK, 2016.
  • Krasniqi, I. Prebreza, B. Zbrazjet atmosferike, fq.396. ASHAK, 2016.
  • Bajqinovci, B. Projektimi i qëndrueshëm arkitektonik-parimet. Trend, Prishtinë, 2016, fq. 484.
  • I. Simnica: Kolosi i termoenergjetikës së Kosovës, Monografi për inxhinierin e diplomuar të  makinerisë Idriz Ibrahimin, Design House, Prishtinë, 2017, fq. 178.

Akademik Fejzullah Krasniqi ka qenë redaktor përgjegjës për këto tekste universitare dhe botime të veçanta:

  • Nushi, V. Arritja e qëndrueshmerisë në hapsirë me zgjidhjen e formës së strukturës – hapsinore, Prishtinë,UP,FNA, 2007.
  • Elezaj, Z. Gjeologjia e Kosovës. UP, FXM.
  • Geca, A. Siguria në komunikacion-pjesa e parë. UP, FIM, 2009.
  • Geca, A. Siguria në komunikacion-pjesa e dytë, UP, FIM, Prishtinë, 2009.
  • Dushi, M. Qymyri i Republikës së Kosovës, ASHAK, Prishtinë, 2012.
  • Qamil Haxhibeqiri. Hapësirat metrike, ASHAK, 2014.
  • Daci, N. Daci-Ajvazi, M. Shkenca e mjedisit-zhvillim i qendrueshëm, ASHAK, 2014.
  • Minir Dushi. Boksitet e Dukagjinit, ASHAK, 2015.
  • Pllana, R. Klima e Kosovës, ASHAK, 2015.
  • Susuri, L. Fjalori i bujqësisë, fq. 1045, ASHAK, 2016.
  • Ejupi, A. Natyra e luginës së Preshevës, fq. 252, ASHAK, 2016.
  • Krasniqi, I. Prebreza, B. Zbrazjet atmosferike, ASHAK, 2016.
  • Bytyçi, V. Rexhioni lindor i Kosovës, ASHAK, 2016.
  • Gashi, S. Osmoza e kundërt. ASHAK, 2017.
  • Dushi, M. Xeheroret e niklit dhe kobaltit, fq. 407. ASHAK, 2017.


Mirënjohjet:

  • Mirënjohje nga Fakulteti i Makinerisë të UP me rastin e 30 vjetorit të Fakultetit ,, Për kontribut të çmuar për zhvillimin e procesit mësimor, shkencor dhe profesional’’ (Tetor, 1997).
  • Mirënjohje nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike  të UP me rastin e 35 vjetorit të Fakultetit (Tetor, 2002).
  • Mirënjohje nga Shkolla e Lartë Teknike në Mitrovicë, për kontribut me rastin 40vjetorit të Shkollës (Tetor, 2002).
  • Falenderim-Mirënjohje nga Universiteti Politeknik i Tiranës–Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ,, Për leksionet e zhvilluara  nga  lëndët e Departamenti të Energjetikës’’ , Nëntor 2006/Janar 2007.
  • Mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë,’’Për kontribut të çmuar në zhvillimin e Fakultetit dhe bashkëpunimin me institucionin tonë’’, me rastin e 50 vjetorit, Mitrovicë, 2012.
  • Më 20 Tetor 2015 Universiteti Politeknik i Tiranës (R. e Shqipërisë), Akademik  Fejzullah Ibrahim    Krasniqit, i jep titullin Doctor Honoris Causa.
  • Universiteti publik“Kadri Zeka” në Gjilan , me 08 Mars.2018 i jep mirënjohje Akademik Fejzullah Krasniqit,, Për kontributin e tij në zhvillimin e universitetit në cilësinë e kryesuesit të këshillit drejtues të universitetit’’.