Anton K. Berishaj

Akademik
Print

Biografia


U lind më 13 korrik 1954, në Priftën, Malësi, ko­muna aktuale e Tuzit (ish komuna e Titogradit/Podgoricës). Shkollën fillore e kreu në Priftën dhe Tuz, ndërsa gjimnazin në Ulqin. Në vitin shkollor 1978/79 u diplomua në Degën e Filozofisë dhe të Sociologjisë, në Uni­versitetin e Pri­shtinës. Pas diplomimit, një semestër punoi si profesor i lëndëve filozofi, sociologji, psi­kologji dhe logjikë në gjimnazin “Ivo Llola Ribar” në Prishtinë dhe në gjim­nazin “25 Maji” në Tuz.
Karrierën akademike e filloi në vitin shkollor 1980/81, fillimisht si asistent në Degën e Filozofisë dhe të So­ciologjisë për lëndët Sociologji e përgjithshme I,II,III, e në periudhën 1987- 1997 si ligjë­rues i lëndëve Sociologji Industriale (më vonë e punës) dhe Strukturës e zvillimit shoqëror. Në vitet shkollore 1997-2004 kishte thirrjen universitare të docentit (profesorit asistent), ndërsa në vitin shkollor 2004-2005, u avancua në thirrjen e profesorit ordina (të rregullt).
Në vitin shkollor 1983/84, u regjistrua në studimet pasuniversitare në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku u diplomua në vitin shkollor 1986/87. Më 1989, po në kë këtë Departament, i regjistroi studimet e doktoratës, të cilat i ndërpreu për shkak të luftës në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, për t’i vazhduar dhe përfunduar pas Marrëveshjes së Dejtonit. Në korrik të vitit 1997 e mbrojti temën e doktoraturës me titull: “Ndryshimet familjare në Malësi”, me fokus të veçantë për procesin e integrimit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 1992 e themeloi zyrën e Fondit për Shoqëri të Hapur për Kosovë, më vonë të emërtuar dhe të njohur si “Fondacioni Soros” dhe “KFOS”, të cilën e udhëhoqi në cilësinë e ko­ordinator deri në luftën e vitit 1999.
Pas luftës (në vitet 2000-2002), krahas angazhimit mësimor në Universitetin e Prishtinës, u emërua Menaxher Lokal i kursit për “Trajtimin psiko-social të trau­mave”, të financuar nga IOM. Në këtë kurs ligjëruan ekspertë ndërkom­bëtarë dhe vendorë nga fusha e psikologjisë dhe neuropsikiatrisë, ku u aftësuan dy gjenerata studentësh, shumica prej të cilëve u punësuan në qendra të ndryshme mjekësore anë e mbanë Kosovës.
Më 1998, në cilësinë e profesorit vizitor i mbajti dy ligjërata në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Milanos.
Në vitin 2002, qëndroi një muaj studimi në LSE (London School of Economic’s).
Në vitet 2002-2005, si bursist i Universitetit të Evropës Qendrore për studime post-doktorale, në cilësinë e profesorit vizitor, mbajti cikle ligjëratash, në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik, në Universitetin e Zagrebit, të titulluara: “Mbi veçoritë socio-kulturore të shqiptarëve të Kosovës”.
Më 2012 u pranua anëtar korrespodent i ASHAK. Në periudhën mars-shtator 2014, ishte u. d. i Rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Bibliografia



Nga publikimet shkencore, veçojmë:

Libra autorialë dhe bashkëautorialë:

  • Shndërrimi i etnisë, Dukagjini, Pejë, 1998.
  • Monografia e shqiptarëve në Mal të Zi – Në një cep të Ilirisë,–(koautor dhe editor), Wisconsin Publishing House, SHBA, 2007.
  • Anton K. Berishaj Úroven religiozity v Kosove. In Morav?íková, Michaela (ed.) Náboženstvá na Balkáne / Religions in the Balkans. 1. edition. Bratislava: ústav pre vz’tahy štátu a cirkví, 2007. (Institute for State-Church Relations), P. 81 – 88. ISBN 978-89096-27-5. in English (Anton K. Berishaj The Level of Religiousness in Kosovo. In Morav?íková, Michaela (ed.) Náboženstvá na Balkáne / Religions in the Balkans. 1. edition. Bratislava: ústav pre vz’tahy štátu a cirkví, 2007. P. 100 – 117. ISBN 978-89096-27-5.);
  • Religjioni në Ballkan, (koautor), Bratisllavë, (2008, fq. 81-88). Botuar në gjuhën sllovake dhe angleze;
  • Filantropia në Kosovë, FDI, Gjakovë, 2010.
  • Shoqëria pa shtet, ASHAK, Prishtinë, 2014.
  • Religion and politics in Kosovo, në Politization of religion in Ex Yougoslavia and its successor states, Eds. by Gorana Ognjenovi? & Jasna Jozeli?, Palgrave Macmillan, 2014.
  • Virgjërat e përbetuara, ASHAK, 2016.
  • Në botën e përbashkët: tradita, tranyicioni, anomia, ASHAK, 2021


Libra shkollorë:

  • Sociologjia 11, për shkolla të mesme, bashkë me: Ibrahim Berishën dhe Ismajl Hasanin, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004.
  • Sociologjia 12, për gjimnaz, drejtimi i shkencave shoqërore, bashkë me Ibrahim Berishën, Libri Shkollor, Prishtinë, 2005


Artikuj shkencorë, nga të cilët ka veçuar:

  • Punësimi i gruas si parakusht i emancipimit të saj, Thema, 10:(71-92), 1988. Prishtinë.
  • Pojava osipanja ženske albanske dece sa osnovnog i srednjeg obrazovanja, Socijalna politika, Beograd, (266-275): 1988.
  • Martesa sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, Buletini i Fakultetit filozofik, XXII, (81-88): Prishtinë, 1992;
  • Islamizimi – mollë sherri apo alternativë e vetme shpëtimi e shqiptarëve, Buletini i Fakultetit Filozofik, XXIII, (254-262); Prishtinë: 1993.
  • Specifikat e strukturës gjinore, Buletini i Fakultetit filozofik, XXII, 1992, (225-231): Prishtinë, 1994.
  • Malësorët dhe malazezët – prej destrukcionit deri te sjelljet simbiotike. Thema, nr.11, (51-68): Prishtinë, 1994.
  • Islamization – Seed of Discord or the only Way of salvation for Albanians, Journal of Ecu­me­nical Studies, Temple University, Philadelphia, Vol. 15, no.5, October 1995: (1-8).
  • Vështrim socio-demografik mbi trevën e Ulqinit (fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX), (65-74), Ulqin, 1998.
  • Etniciteti – migrimet – etniciteti i ri (amerikan). Karakteri dhe format e shndërrimit të tij te malësorët. Botim i simpoziumit shkencor: Realizimi i të drejtave të njeriut dhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi: ((33-54): Ilirikum, Tuz, 1999.
  • Aspekti sociologjik i fjalëve të urta shkodrane që kanë motiv atdheun dhe vend­lindjen, Muzeu Historik i Shkodrës, (Shkodra në shekuj), Vëllimi I, (300-312): Shkodër, 2000.
  • Violence Following Violence, Psychosocial Notebook, Vol.2, (79-87) Geneva, October 2001.
  • Erdeljanovi?evi nastavlja?i, Crnogorski Književni list: God.I, br.23, Podgorica, 2001.
  • Religjioni në Kosovë, bashkautor me Pajazit Nushin në Monografinë, Kosova, Prishtinë, 2011; botimi në gjuhën shqipe dhe angleze: ASHAK, Prishtinë, 2013.
  • Fëmijët në punë dhe në rrugë (analizë sociologjike e dukurisë së lypësisë dhe punës së fëmijëve në Kosovë), Njohja, nr.3, Instituti për Shkenca Sociale e Humanistike, 2014.
  • Flijimi dhe vetëvrasja altruiste, Studime shoqërore, ASHAK, tetor 2014.
  • Origjina dhe roli i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut sipas disa burime jugosllave, Studime shoqërore, nr. 6 (127-141), Revistë e Shkencave shoqërore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë 2019.


Disa nga hulumtimet empirike, analizat dhe interpretimet sociologjike:

  • 1984, anëtar i ekipit hulumtues në Institutin e Sociologjisë, për projektin: “Pozita e gruas në Kosovë”;
  • 2000/2001/2002, koordinator i projekteve për hulumtime empirike, të sponsoruara nga CDF (Community Development Fund), “Evaluimi i nivelit të kënaqësisë së shfrytëzuesve me objektet e financuara dhe ndërtuara infrastrukturore nga CDF”;
  • 2000/2002: anëtar i ekipit për Media – monitorim, Instituti për Hulumtime Sociologjike, “Gani Bobi”, Prishtinë;
  • 2003 dhe 2004, QMGF: Udhëheqës i projektit për pozitën e gruas në Kosovë (1995– 2000), dhe “Fëmijët në punë dhe në rrugë” (2000 – 2005);
  • 2006. Udhëheqës i projektit për “Këshilltarët politikë dhe shërbyesit civilë në Qeverinë e Kosovës”, sponsoruar nga OSCE, Misioni në Kosovë.


Disa kumtesa nga takimet, simpoziumet dhe tryezat shkencore:

  • 20-23 gusht 1992, University of Kent at Canterbury, tema: Issues of Identity in Contemporary “Yugoslavia: Antagonism and the Construction of Community”;
  • 28-29 mars 1998, Realizimi i të drejtave të njeriut dhe stausi i shqiptarëve në Mal të Zi, Tuz;
  • 16-17 nëntor 1998, “Shkodra në shekuj”, Muzeu Historik i Shkodrës;
  • 26-28 nëntor 2000, Zagreb, Shoqata e Sociologëve të Kroacisë;
  • 22-24 mars 2001, Strasburg, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Tema: “Qytetet e ndara” (prezantim i rezultateve të hulumtimit empirik);
  • 11-14 qershor 2003, Budapest, Tema: “Urat” (Qipro, Bosnja e Hercegovina, Kosova).
  • Anëtar i Këshillit organizative dhe moderator i Tryezës shkencore: PËR MIGRIMET, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, 15 dhjetor 2016.