Biografia
Lindi më 1953 në fshatin Tugjec të Kamenicës, ku kreu shkollën fillore, ndërsa shkollën e mesme teknike në Prishtinë. Kreu Fakultetin Teknik, seksioni i makinerisë, në Universitetin e Prishtinës (1977). Si student i dalluar ishte bursist i Universitetit të Prishtinës(UP). Studimet e magjistraturës i kreu në Shkup (1983) ndërsa, doktoroi në UP, më 1988. Nisi punën si inxhinier i diplomuar në Fabrikën e Qeramikës në Kamenicë(1977) më pas u zgjodh asistent në Fakultetin Teknik në katedren e Termoenergjetikës dhe Termoteknikës (1979). Në vitin 1989 u avancua në docent, pastaj profesor inordinar dhe profesor ordinar (1999), duke u emëruar titullar i lëndëve: Ngrohja, Klimatizimi, Termodinamika inxhinierike, Termocentralet,Termofikimi dhe rrjetet termike, Analiza energjetike dhe eksergjetike e cikleve, Dinamika e proceseve, Sistemet e djegies, etj.
Në vitet 2004, 2005 dhe 2006, në cilësinë e bashkëprofesorit, ka ligjëruar në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. Prej vitit 2005 është angazhuar në mësimdhënie për cikle ligjëratash në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT) ndërsa, në periudhën (2010-2016) edhe në Universitetin e Tetovës. Në cilësinë e mentorit ka udhëhequr 5 kandidatë në doktoraturë ndërsa, për 5 kandidatë tjerë ka qenë në komisione për vlerësim dhe mbrojtjeje të punimeve të doktoratës. Me këtë detyrë, ai është angazhuar edhe në UPT (R. e Shqipërisë) për 5 kandidatë ishte anëtar i Jurisë për mbrojtjen e doktorateve dhe për hartimin e oponencave përkatëse. Ka udhëhequr shumë magjistratura, punime masteri dhe punime të diplomave.
F. Krasniqi ka një veprimtari të gjerë shkencore, me një sërë publikimesh në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ai është autor i 8 teksteve universitare nga të cilat dy janë ribotuar dhe i 4 teksteve monografike (botime të veçanta). Kreu detyra me përgjegjësi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (FIM) dhe në organet drejtuese të UP: Për dy mandate ishte prodekan ndërsa, për dy mandate dekan i FIM të UP, në tri mandate ishte anëtar i Senatit të UP dhe katër mandate ishte shef i departamentit të Termoenergjetikës dhe Termoteknikës. Në vitin 2009 është zgjedhur edhe kryesues i Senatit të UP.
Në vitet 1985 dhe 1987 specializoi për gjashtë muaj në Institutin e Energjetikës MEI në Moskë (BRSS) nën udhëheqje të profesorit me famë botërore, J. J. Sokollov. Aty ka kryer studime të thelluara në fushën e Termofikimit dhe rrjeteve termike. Në vitin 1991 dy muaj bëri punë hulumtuese në fabrikën për prodhimin e turbinave me avull “MAN” në Nuremberg dhe Universitetin Teknik të Munihut (Gjermani). Më 2004 ka bërë punë hulumtuese dy muaj në Universitetin e Leçes (Itali). Për vizita studimore dhe referime të punimeve shkencore ka qëndruar në: Universitetin Teknik të Vjenës, Bergakademi të Fraibergut, Bratisllavë, Erlangen, Gjenovë, Torino, Selanik, Budapest, etj.
Në vitin 1983, në kuadër të punimit të magjistraturës kreu projektin e parë të termofikimit të qytetit të Prishtinës nga termocentrali ,,Kosova B’’ në Obiliq. Ishte koordinator i parë vendor i UP për projetin ndërkombëtar ,,Tempus’’ me titull:’’Promovimi i lidhjeve akademike industriale në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike’’(2002-2004).
Nga viti 1998 është nënkryetar i Shoqatës Termoteknike Shqiptare me seli në Tiranë dhe anëtar i Shoqatës Termoteknike të Italisë.
Në vitin 2002, ka qenë anëtar i Këshillit për përgatitjen e Strategjisë dhe politikave afatgjate energjetike të Kosovës. Në periudhen (2015-2018) ishte kryesus i Këshillit Drejtues të Universitetit publik,,Kadri Zeka’’ në Gjilan.
Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar korrespondent i ASHAK ndërsa në vitin 2012 anëtar i rregullt (akademik). Në periudhën (2011-2017) ishte sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës të ASHAK-ut.
Fejzullah Krasniqi është bartës i disa mirënjohjeve dhe çmimeve prestigjioze, përfshirë edhe titullin ,,Doctor Honoris Causa’’ të Universitetit Politeknik të Tiranës (2015) i dhënë me motivacion: ,,Për kontribut të shquar në rritjen e nivelit të punës mësimore dhe shkencore të përgatitjes së inxhinierëve të rinjë në trojet mbarë shqiptare’’.
Bibliografia
Punimet shencore dhe profesionale:
- F.Krasniqi: “Furnizimi i qytetit të Prishtinës me energji termike duke e shfrytëzuar avullin nga turbina e TE-Obiliq”, punim magjistrature, Fakulteti i Makinerisë, fq.157. Shkup, 1983.
- F.Krasniqi: “Optimizimi i shpenzimeve të përgjithshme te ngrohja në largësi për kushtet e Prishtinës”, Përmbledhje punimesh, nr. 3, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.
- F.Krasniqi: “Përcaktimi i temperaturës së dërgimit dhe të kthimit te ngrohja në largësi për kushtet e Prishtinës”, Përmbledhje punimesh, nr. 3, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.
- F.Krasniqi: ‘’Ndikimi i parametrave të rrjetit termik në kyçjen e stabilimenteve të ngrohjes”, Përmbledhje punimesh të Këshillimit të 7-të të ngrohtoreve të Jugosllavisë, mbajtur në Gjakovë, 1987, fq. 112-116.
- F.Krasniqi:“Aplikimi i ezhektorëve në sistemet e ngrohjes dhe analiza e karakteristikave të tyre”, Përmbledhje punimesh të Këshillimit të 7-të të ngrohtoreve të Jugosllavisë, mbajtur në Gjakovë, 1987, fq. 131-139.
- F.Krasniqi: “Analiza dhe sinteza e sistemeve termofikuese për kushtet e Kosovës”, disertacion doktorate, fq.237. Prishtinë, 1988.
- F.Krasniqi. Ndikimi i ekraneve termike në transmetimin e nxehtësisë me konveksion. Përmbledhje punimesh, Nr. 1, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1995, fq. 53-60.
- F.Krasniqi, I. Malesiu, N. Luliqi:“Regjimi hidraulik i sistemeve termofikuese të tipit të hapur” , Përmbledhje punimesh, Nr. 1, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1995, fq. 61-67.
- F.Krasniqi,F. N.Sahiti : “Dinamika e këmbyesve të nxehtësisë me kahe të njëjtë dhe të kundërt të rrymimit” , Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti I, nr. 1, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1997, fq. 67-73;
- F.Krasniqi, F. Halili, A. Dobreci.“Modelimi i rezervuarëve me lëndë djegëse të lëngët” , Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti I, nr. 2, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1997, fq. 73-79;
- F. Krasniqi, I. Demneri, J. Bunjaku:.“Analiza e konsumit të avullit në turbinë për regjime të ndryshme të punës së termoelektrocentraleve” , Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti I, nr. 2, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1998, fq. 49-55.
- I. Demneri, F. Krasniqi, J. Bunjaku “Përdorimi i numrave kompleks dhe i pasqyrimit konform në optimizimin e cikleve të impianteve të turbinave me avull me shumë marrje” ,Kërkime-revistë shkencore e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nr. 6, 1998, fq. 19-30.
- J.Bunjaku, I.Demneri, F.Krasniqi “Përdorimi i numrave kompleks dhe i pasqyrimit konform në termoteknikë dhe në termoenergjetikë”, Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, nr. II/2, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë,1998, fq. 19-30.
- H. Osmani, B.Bytyçi, F. Krasniqi“Veçoritë e fushave të temperaturës në zonën e ndikimit termik gjatë saldimit me hark elektrik” , Kërkime, nr. 6. ASHAK, Prishtinë, 1998, fq. 31-42. mail.ashak.org.
- F.Krasniqi, J.Bunjaku, K.Vula“Analiza e rrjedhjes laminare dhe e asaj turbulente në gypat cilindrikë për fluide të ndryshme” , Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, nr. II/1, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1998, fq. 57-64.
- F.Krasniqi, N. Berisha “Analiza e kohës optimale për kyçjen dhe shkyçjen e aparatit ngrohës në lokal” , Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, nr. II/2, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1998, fq. 57-62.
- F. Krasniqi, I. Demneri, J. Bunjaku “Optimizmi i cikleve të impianteve energjetike me metodën entropike” , Përmbledhje punimesh të Konferencës së I-rë të Shoqatës Termoteknike Shqiptare me titull pune “Përdorimi me efektivitet i energjisë termike”, dhjetor 1999, fq. 25-31.
- F.Krasniqi “Ndikimi i akumulimit të nxehtësisë në muret e objekteve në temperaturën e mbrendshme”, Përmbledhje e punimeve të Konferencës së I-rë të Shoqatës Termoteknike Shqiptare me titull pune “Përdorimi me efektivitet i energjisë termike”, Elbasan (Shqipëri), dhjetor 1999, fq. 17-24.
- L.Voshtina, F.Krasniqi, H.Agolli “Shënime historike mbi zhvillimin e termoteknikës shqiptare”, Përmbledhje e punimeve, Konferenca e I-rë e Shoqatës Termoteknike Shqiptare, me titull pune “Përdorimi me efektivitet i energjisë termike”Elbasan, 1999, fq. 3-7.
- Xh.Fejzullahu, F.Krasniqi, E. Beqiri “Analiza e shkallës së djegies të flakët rrethore simetrike”, Përmbledhje e punimeve, Konferencës e I-rë e Shoqatës Termoteknike Shqiptare, me titull pune “Përdorimi me efektivitet i energjisë termike”, Elbasan, 1999, fq. 71-76.
- L. Voshtina,F.Krasniqi,A.Shtjefni, J. Bunjaku “Energjia e nevojshme për ngrohjen e serrave me xham”, punim i botuar në revistën shkencore “Kërkime” nr. 7 të ASHAK, fq. 45-56.
- A.Muriqi, F.Krasniqi, J.Bunjaku, Xh.Fejzullahu “Ndotja e ambientit nga sistemet termoenergjetike”, Përmbledhje punimesh të Konferencës së termoteknikëve shqiptarë, Elbasan 25-27 shkurt 2000.
- F.Krasniqi, A.Terziqi, A.Muriqi “Varësia e rrjedhjes së ujit nga përmasat gjeometrike dhe parametrave termik në procesin e ftohjes së furrës vatër-gjakete”, Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, III/1, viti 2001, fq. 29-35.
- F.Krasniqi, I. Malsiu, A.Koleci, S.Isufi “Ndërtimi dhe zgjedhja e modelit matematikor të ndikimit të formës gjeometrike të lokalit gjatë ngrohjes së tij me ajër, Buletini i shkencave teknike, Universiteti Politeknik i Tiranës, 2001.
- F.Krasniqi, A. Muriqi, J. Bunjau“Analiza krahasuese e cikleve termodinamike të motorëve termikë me gaz , Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, III/1, Prishtinë, 2001.
- F.Krasniqi, Xh.Berisha “Ndikimi i vrazhdësisë së sipërfaqes së brendshme në rrjetin termik të modeluar”, botuar në revistën “Kërkime” nr. 9 ASHAK, fq. 124-136, Prishtinë, 2001. mail.ashak.org.
- L. Voshtina, F.Krasniqi, A. Shtjefni, J. Bunjaku“Gradë-orët dhe fuqitë e nevojshme për ngrohje në serra”, botuar në revistën “Kërkime” nr. 9 të ASHAK. fq. 28-34, Prishtinë, 2001. mail.ashak.org.
- F.Krasniqi, J. Bunjaku, A. Muriqi, Xh. Fejzullahu, Xh. Berisha “Analiza e ndotjes nga sistemet termoenergjetike”, “Përmbledhje punimesh të shoqatave inxhinjerike të Kosovës”, Prishtinë, 2002.
- F.Krasniqi, Xh.Berisha “Analysis and modeling with MS Exel for pipe network” , Revista Kërkime, nr.10, ASHAK, Prishtinë 2002. Fq. 5-15. mail.ashak.org.
- R.Selimaj, F. Krasniqi“Energjia diellore dhe mundëstëi e shfrytëzimit për përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar në Kosovë, Përmbledhje punimesh të Shoqatave Inxhinierike të Kosovës, fq. 61-67, Prishtinë, 2002.
- F.Krasniqi, Xh.Berisha “Ndikimi i parametrave të punës gjatë projektimit të rrjetave termike”, Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti IV, Nr. 1, Prishtinë, 2002, fq. 45-50.
- F.Krasniqi,A.Muriqi, J.Bunjaku, R.Selimaj “Analiza e përcjellshmërisë jostacionare të nxehtësisë nëpër murin e rrafshtë”, Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti IV, Nr. 1, Prishtinë, 2002, fq. 51-59.
- F.Krasniqi, A.Terziqi, A.Muriqi “Analiza e sektorit të sipërm të këmbimit të nxehtësisë në furrat vaterxhakete të Trepçës”, Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti IV, Nr. 1, Prishtinë, 2002, fq. 59-68.
- J.Bunjaku, F.Krasniqi, Xh.Fejzullahu, A.Muriqi “Caktimi i vektorit kryesor dhe momentit kryesor të forcave të presionit ndaj tejrrymimit të trupit cilindrik”, Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë ne makineri, Viti IV, Nr. 1, Prishtinë, 2002, fq. 75-80.
- A.Terziqi, F.Krasniqi, S.Zeqiri “Caktimi i trashësisë optimale të shtresës termoizoluese të ftohësave të furrës vatergjakete”, Buletini i SHLT, nr. 2, Mitrovicë, 2002.
- H.Osmani, B.Bytyçi, A.Bunjaku, F.Krasniqi“Parameters optimisation of welding operation through isotherms in the heat affected zone”, 6th International Research/Expert Conference, TMT 2002, Neum, B&H, 18-22 September, 2002.
- F.Krasniqi, Xh.Berisha, R.Selimaj “Analiza e ndryshimit të fuqisë së ngrohësit te përcjellshmëria jostacionare e nxehtësisë nëpër mure”, punim i paraqitur në seminarin për ruajtjen e energjisë, 4 tetor, 2002, Prishtinë.
- F.Krasniqi,Xh.Berisha, R.Selimaj “Analiza e fushës së përdorimit të materialeve termoizoluese”, punim i paraqitur në seminarin për ruajtjen e energjisë, 4 tetor, 2002, Prishtinë.
- F.Krasniqi, Xh.Berisha “Optimatizimi i parametrave hidraulikë gjatë projektimeve të rrjetave termike”, Përmbledhje e punimeve të Shoqatës Termoteknike shqiptare, Tiranë, 2002.
- F.Krasniqi, I.Demneri, Xh.Berisha “Llogaritja e rrjetave hidraulike me ndihmën e programit MS EXEL”, Përmbledhje e punimeve të Shoqatës Termoteknike shqiptare, Tiranë, 2002.
- N.Sahiti, F.Krasniqi “Bewertung eines PIM-Wärmetauschers durch Entropieproduction”, Chemie Ingenieur Technik (74), 11/2002, pp.1568-1572,Wiley VCH Verlag, Weinheim, revistë shkencore me recension ndërkombëtar, Gjermani.
- F.Krasniqi, I.Malsiu ,,Ndikimi i ekraneve termike në transmetimin e nxehtësisë me rrezatim’’, Revista shkencore TEKNIKA, Vëllimi 1, Ferizaj 2003, fq. 34-4.
- F.Krasniqi,J.Bunjaku,R.Selimaj,,Analiza e ndryshimit të fuqisë së ngrohësit në gjendjen stacionare të këmbimit të nxehtësisë ‘’, Elektroenergjetika-Tregu – Integrimi, Tiranë 2004, fq. 207-214.
- F.Krasniqi, A.Muriqi, R.Selimaj ,, Rezistenca minimale termike e mureve të jashtme të objekteve ndërtimore’’, Simpoziumi i Shoqatës së Inxhinierëvë të Makinerisë të Kosovës me titull: ,,Gjendja dhe perspektiva e Inxhinierisë Mekanike’’ 20, 21 maj 2004, Prishtinë.
- F.Krasniqi, R. Selimaj ,,Analiza e ndryshimit të zonës kufitare ndërmjet temperaturës së ambientit dhe të sipërfaqeve të murit të rrafshët në kushtet e përcjellshmërisë termike jostacionare’’, Simpoziumi i Shoqatës së Inxhinierëve të Makinerisë së Kosovës me titull ,,Gjendja dhe perspektiva e Inxhinierisë Mekanike’’ 20-21 maj, Prishtinë, 2004.
- H.Osmani, B.Bytyçi, A.Bunjaku, F.Krasniqi, S.Shkodra ,, Përcaktimi i parametrave optimalë të saldimit përmes izotermave në zonën e ndikimit të nxehtësisë’’, Simpoziumi III ndërkombëtar » Materialet dhe përdorimi i tyre, 19-21 nëntor, Prishtinë, 2003.
- F.Krasniqi ,,Sistemet e klimatizimit’’, Pëmbledhje e punimeve nga mobilitetet nga projekti europian për arsim dhe kulturë « TEMPUS », Prishtinë, 2004.
- Analiza e ndryshimit të fuqisë së ngrohësit në gjendjen stacionare të këmbimit të nxehtësisë », “Elektroenergjetika, tregu-integrimi”, Tiranë, 14 maj 2004.
- I Demneri,,A.Shtjefni, F.Krasniqi, F.Sukaj,R.arrapici, J. Bunjaku ,, L’Influenza del modo di produzione del calore sulla rezistenca termica dei muri’’, botuar në Përmbledhjen e punimeve të Kongresit të 59-të të Shoqatës Termoteknike të Italisë me 14-17 shtator, fq.2251-2259, 2004.
- F.Krasniqi, “Prospettive del sviluppo del sistema energetico in Albania. Questioni di emergenza” (me bashkautor), punim i prezantuar në Kongresin e 59-të të Shoqatës Termoteknike të Italisë, Gjenovë (Itali), mbajtur nga 14-17 shtator 2004.
- A.Muriqi, F.Krasniqi, J.Bunjaku, Xh.Fejzullahu ,,Vështrim i llogaritjes së tymtarëve të TEC Kosova A nga aspekti ekologjik’’, Konferenca I e SHTSH, Tiranë, 2005.
- I.Demneri,F.Krasniqi, A.Shtjefni, J.Bunjau, A.Muriqi“Cilësia e nxehtësisë dhe ngrohja e ndërtesave”, Revista “Kerkime”, nr. 13, Prishtinë, 2005. fq. 169-181, ASHAK.
- F.Krasniqi, R.Selimaj “Ekuilibri termik i njeriut ‘’ Revistea “Kerkime” nr.14, ASHAK, 2006, fq. 71-81.
- N.Sahiti, F.Durst, F.Krasniqi,,Optimization of pin cross-section based on Pareto-optimality approach’’, pp. 739-742, Përmbledhjen e punimeve të Simpoziumit të pestë ndërkombëtar “Turbulenca dhe transmetimi i nxehtësisë dhe masës 5” (Eds. K.Hanjalic et al), Begell House Inc., New York,2006.
- F.Krasniqi,I.Demneri,A.Shtjefni, R.Selimaj, A.Gashi “Modelimi dhe transmetimi i nxehtësisë nëpër një mur në regjimin jo-stacionar”, Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
- J.Bunjaku, I.Demneri,F.Krasniqi,Xh.Fejzullahu, A.Muriqi,A.Gashi,F.Bunjaku“Aplikimi i pasqyrimit konform në rrjedhjen e lëngjeve nga rezervuari” (me bashkautorë), Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
- Xh.Berisha, F.Krasniqi “Temperatura e jashtme projektuese dhe temperatura e fluidit rrjedhës për rrjetin termik të Prishtinës” , Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
- A.Muriqi, F.Krasniqi, Xh.Fejzullahu, J.Bunjaku, R.Selimaj “Bilanci i proceseve në furrën elektrike të Ferronikelit” , Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
- R.Selimaj, F.Krasniqi, I.Demneri, A.Shtjefni “Analiza e kapacitetit termik të ngrohësve në kushtet e përcjellshmërisë jostacionare termike nëpër mur”,Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
- F.Krasniqi, I.Demneri, A.Shtjefni, R.Selimaj “Modelimi i lagështirës së ajrit të një mjedisi të mbyllur në kushtet e difuzionit stacionar dhe të difuzionit jostacionar nëpër murin e rrafshët”, Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
- F.Krasniqi“ Analiza dhe zgjedhja e akumulatorëve të nxehtësisë për sistemin e furnizimit me ujë të ngrohtë sanitar” , Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007.
- F.Krasniqi, R. Selimaj “Ekuilibri termik i njeriut”, “Kërkime” nr. 14, faqe 71-81, ASHAK, Prishtinë, 2007.
- F.Krasniqi, R.Selimaj“Management of carbon dioxide and environmental protection”, Workshop on efficient, clean and sustainable energy production in Kosovo, Prishtinë, 16-17 July, 2007.
- F.Krasniqi, I.Demneri, Xh.Berisha,,Ndikimi i parametrave hidraulik në konsumatorin kritik në sistemin e ngrohjes në largësi” , Revista Kërkime e ASHAK, Prishtinë, 2007, fq. 91-104.
- F.Krasniqi I.Demneri, A. Shtjefni, R.Selimaj, A.Gashi “Modelimi dhe transmetimi i nxehtësisë nepër një mur me regjim jostacionar” . Konferenca IV e ShTSh, Tiranë, 2007.
- J.Bunjaku, I.Demneri, F.Krasniqi Xh.Fejzullahu, A.Muriqi, A.Gashi, F.Bunjaku “Aplikimi i pasqyrimit konform në rrjedhjen e lëngjeve nga rezervuari”. Konferenca IV e SHTSH, Tiranë, 2007, ShTSh.
- F.Krasniq, Xh. Berisha ‘’Temperatura e jashtme projektuese dhe temperatura e fluidit rrjedhës për rrjetin termik të Prishtinës’’, Konferenca IV e ShTSh, Tiranë, 2007, ShTSh.
- A.Muriqi, F.Krasniqi, Xh.Fejzullahu, J.Bunjaku, R.Selimaj ‘’Bilanci i proceseve në furrën elektrike të ferronikelit’’. Konferenca IV e ShTSh, Tiranë, 2007, ShTSh.
- F.Krasniqi, I.Demneri, A.Shtjefni, R.Selimaj, A.Gashi ,,Modelimi dhe transmetimi i nxehtësisë nëpër një mur në regjimin jostacionar’’. Konferenca IV e ShTSh, Tiranë, 2007, SHTSh.
- F.Krasniqi, A. Muriqi., Xh. Fejzullahu , J.Bunjaku , R.Selimaj.. Analiza e kapacitetit termik të ngrohësve në kushtet e përcjellshmërisë jo-stacionare termike nëpër mur, Konferenca IV e ShTSh, 2007, ShTSh.
- F.Krasniqi, I.Demneri, A.Shtjefni, R.Selimaj,,Modelimi i lagështirës së ajrit të një mjedisi të mbyllur në kushtet e difuzionit stacionar dhe të difuzionit jostacionar nëpër murin e rrafshët’’, Konferenca IV e ShTSh, Tiranë, 2007, ShTSh.
- F.Krasniqi, R. Selimaj ,,Ekuilibri termik i njeriut’’, Revista shkencore ,,Kërkime nr.14”, fq.71-82, ASHAK, Prishtinë, 2007.
- F.Krasniqi ,,Analiza e kushteve të komfortit të brendshëm termik’’, Revistën “ Kërkime” nr. 16 e ASHAK, Prishtinë, fq. 25- 33, 2008.
- N.Sahiti, F.Krasniqi, Xh.Fejzullahu, J.Bunjaku, A.Muriqi ‘’Entropy generation minimization of a double-pipe pin fin heat exchanger’’,Applied Thermal Engineering, 28, fq. 2337-2344, 2008. http://www.science direct.co 74. m/science/article/pii/S1359 74. 431108000409.
- F.Krasniqi, F.Bunjaku, J.Bunjaku ,,Anlysis and optimalization of main components of ejectors in distance heating system’’,The 19th INTERNATIONAL DAAAM SYM-POSIUM “Intelligent manufacturing & Automation”, 2008, http//daaam.info.
- J. Bunjau, F.Krasniqi, Xh.Fejzullahu, A Muriqi,,Design of ventilation duct with minimal flow resistence’’, 19 International DAAM symposium, ISBN 978-3- 90150-68-1, ISSN 1726- 9679, pp 89,Viena, Austria, 2008. http//daaam.info.
- J.Bunjaku, I Demneri, Xh. Fejzullahu, A. Muriqi, A. Bunjaku, F. Krasniqi ,,Applicazione della transformazione conforme alcalcole del flusso in aspirazione di una torre di raffreddamento’’, . 63° congresso nazionale ATI, Associazione Termotecnica Italiana. Istruzioni per la stesura dei sommari – univers. e Palermos, 2008. http:/77. www.cti2000.it.
- R.Selimaj, F.Krasniqi ,,Menaxhimi i energjisë termike dhe modelimi i temperaturës së brendshme për një mjedis të mbyllur’’. Konferenca ndërkombëtare për energjetikë, Tiranë, 15 maj 2009.
- A.Terziqi,M.Rizaj, F.Krasniqi, N.Kamberaj ,,Koeficienti i korelacionit linear për sasinë e hargjuar të koksit gjatë prodhimit të plumbit në furrat shahte të Trepçës . Revista “Kërkime” nr. 16, fq. 48-60, ASHAK, Prishtinë, 2009.
- Xh.Fejzullahu,F.Krasniqi, J.Bunjaku, A.Muriqi, N.Sahiti. Gas transport analysis and determination of gas line accumulation volume’’ , DAAM International, Viena, Austria, 2009, ISBN 978-3-901509-70-4, ISSN 1726-9679.
- F.Krasniqi, R.Selimaj ,,Diagramet Mollier-Carrier dhe klimatizimi i ajrit’’, revista Kërkime, nr. 17, ASHAK, fq.9-22,Prishtinë 2009.
- R.Selimaj, F.Krasniqi ,,Temperatura dhe ndikimi i saj në konsumin e energjise termike te ngrohja në largësi’’, revista ,,Kërkime’’, nr. 17 e ASHAK, fq. 213-228. Prishtinë, 2009.
- F.Krasniqi, D.Krasniqi, A.Morina ,,Aftësia akumuluese e nxehtësisë në muret e ndërtesës’’. Prishtinë, 2009.
- F.Krasniqi, R.Selimaj, D.Krasniqi,,Optimizimi i diametrave të gypave magjistral te ngrohja në largësi (termofikimi) për kushtet e furnizimit me nxehtësi të qytetit të Prishtinës’’. Konferenca me titull: “Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimi i sektorit energjetik”, Shoqata Termoteknike Shqiptare, Prishtinë, Tetor 22-23, 2010, SHTSh.
- L.Voshtina, D.Krasniqi, F.Krasniqi ,,Burimet e energjisë, konsumet dhe shpërndarja e energjisë në botë’’. Konferenca me titull: “Bashkëpunimi Shqipëri- Kosovë dhe zhvillimi i sektorit energjetik”, Shoqata Termoteknike Shqiptare, Prishtinë, Tetor 22-23, 2010.
- F.Krasniqi, R. Selimaj ‘’Modelimi i nxehtësisë së akumuluar në murin e rrafshtë me transmetim jostacionar të nxehtësisë’’. Revista Kërkime, nr. 19 e ASHAK-ut, fq. 5-18. Prishtinë, 2011.
- R.Selimaj, F.Krasniqi. ,,Modelimi dhe optimizimi i komforit termik të njeriut’’ ,Revista Kërkime, nr. 19 e ASHAK-ut, fq.183-192 Prishtinë, 2011.
- F.Krasniqi ,,In memoriam për anëtarin e jashtëm të ASHAK Tomë Berisha’’. Revista Kërkime, nr. 19 e ASHAK-ut, 2011, fq. 237-240.
- F.Krasniqi, ,,In Memoriam, Prof.dr. Tomë Berisha(gjeneral), anëtar i jashtëm i ASHAK’’, Revista Kërkime, nr. 19 e ASHAK-ut, fq.237-240.
- F.Krasniqi, Xh. Berisha ,,Analiza dhe sinteza për ngrohjen qendrore të Prishtinës’’. Konferenca me titull: “Bashkëpunimi Shqipëri- Kosovë dhe zhvillimi i sektorit energjetik”, Shoqata Termoteknike Shqiptare, Prishtinë, Tetor 22-23, 2010. SHTSh.
- F.Krasniqi, D.Krasniqi, A.Morina ‘’Aftësia akumuluese e nxehtësisë në muret e ndërtesës’’, Revista Kërkime, nr. 18 e ASHAK-ut, fq. 45-58. 2010.
- F.Krasniqi ,,Akademik Minir Dushi personalitet i shquar i arsimit të Kosovës’’. Revista Kërkime, nr. 19 , ASHAK-ut, fq. 217-226. Prishtinë, 2011.
- F.Krasniqi,R.Selimaj ,, Modelimi i nxehtësisë së akumuluar në murin e rrafshtë me transmetim jostacionar të nxehtësisë’’. Revista Kërkime, nr. 19 e ASHAK-ut, fq. 5-18. Prishtinë. 2011.
- R.Selimaj, F.Krasniqi’’Modelimi dhe optimizimi i komfortit termik të njeriut’’. Revista Kërkime, nr. 19 e ASHAK-ut, fq. 172-183. Prishtinë. 2011.
- F. Krasniqi, N.Sahiti, D.Krasniqi, E. Kanjusha Përdorimi efiçient i energjisë, DAAD Autumn School energy, 2012, Tiranë.
- F.Krasniqi,R.Selimaj,,Analiza e komforit termik të njeriut në kushtet e Kosovës’’, konferencë shencore me titull: ,,Energjetika dhe mjedisi për zhvillim të qëndrueshëm’’, 30 teror 2013, Prishtinë.
- F.Krasniqi ‘’Vlerësimi i efikasitetit të termofikimit në kushtet e qytetit të Prishtinës’’. Revista Kërkime, nr. 20 ASHAK, fq. 23-35. Prishtinë. 2013.
- F.Krasniqi ‘’Analiza dinamike dhe modelimi i nxehtësisë së akumuluar’’. Revista Kërkime, nr. 21 e ASHAK-ut, fq. 5-16, Prishtine. 2014.
- D.Krasniqi, R.Filkosi, F.Krasniqi ‘’An Approach towards Thermal Power Plants Efficiency Analysis by Use of Exergy Method’’. DOI: 10.14621/ce.20160108, pp.63-68. International Journal of Contemporary energy, Volum2,no.1, 2016. ISSN 2363-64440.
- D.Krasniqi-Alidema, R.Filkosi, F.Krasniqi’’The role of exergy in Thermodynamic Analyses’’ presentation in The 6th International Conference & Workshop, Budva, Montenegro, 18-20 May 2016. Book of Abstracts ISBN978-3-9816624-8-1.
- D.Krasniqi,R.Filoski, F.Krasniqi ,,Exergy Analysis of Coal Fired Utility Boiler Performance’’. Poster presentation in The 6th International Conference &Workshop, Budva, Montenegro, 18-20 May 2016.
- D.Meha, A. Avdiu, F.Krasniqi, A. Muriqi, Xh. Berisha,,’’Experimental Analysis of Performance of Heat Exchanger with Plate Fins and Parallel Flow of Working Fluids’’. World Journal of Engineering and Technology, 2017, 5, 435-444. http://www.scirp.org/journal/wjet.ISSN Online: 2331-4249.ISSN Print: 2331-4222. DOI: 10.4236/wjet.2017.53038 July 20, 2017.
- “Drenusha Krasniqi Alidema, Marigona Krasniqi , Risto V. Filkoski, Fejzullah Krasniqi: “Analysis of the Working Characteristics of the Ejector in theWater Heating System”, botuar në revisten Energies MDPI, mars 2022. https://www. mdpi.com/1996-1073/15/6/2025. Revista është e indeksuar në Web of science (Clarivate): SCIE,SSCI,AHCT, Scopus Q1,Q2.”
Libra dhe monografi shkencore të botuara:
- Xhemajl Fejzullahu, Fejzullah Krasniqi ,, Hidraulika dhe Termodinamika’’, Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore të Kosovës (ETMM), Prishtinë, 1989, fq. 304.
- Fejzullah Krasniqi ,,Aplikimi, zhvillimi dhe optimizimi i sistemeve termofikuese për kushtet e Kosovës’’. botim i veçantë, Prishtinë, 1990, fq.234.
- Fejzullah Krasniqi, Ali Muriqi ,,Përmbledhje detyrash nga Termodinamika’’ Tekst universitar, UP, Prishtinë, 1995, fq. 304.
- Fejzullah Krasniqi, Xhemajl Fejzullahu, Januz Bunjaku, Ismail Malesiu ,,Përmbledhje detyrash nga Mekanika e fluideve’’. Tekst universitar, UP, Prishtinë, 1996, fq. 325.
- Fejzullah Krasniqi ,,Ngrohja dhe klmatizimi I (Ngrohja)’’, Tekst universitar, UP, Prishtinë, 1997, fq. 371.
- Fejzullah Krasniqi , Naser Sahiti ,,Ngrohja dhe klmatizimi (Përmbledhje detyrash)’’, Tekst universitar, UP, 1998, fq. 323.
- Fejzullah Krasniqi ,,Ngrohja dhe klimatizimi II(Ventilimi dhe klimatizimi)’’.Tekst universitar, UP, Prishtinë, 2000, fq.360.
- Fejzullah Krasniqi, Rexhep Selimaj, Ismet Malesiu ,,Instalimet makinerike’’ . Tekst universitar, UP, Prishtinë, 2004, fq.175.
- Luan Voshtina, Fejzullah Krasniqi ,,Menaxhimi dhe prodhimi i kombinuar i energjisë’’. Tiranë-Prishtinë, 2006, fq. 343.
- Fejzullah Krasniqi “Termofikimi dhe rrjetet termike’’. Seksioni i Shkencave të Natyrës, ASHAK, botim i veçantë, Prishtinë, 2010, fq.480.
- Fejzullah Krasniqi “Termoelektrocentralet e Kosovës’’. Seksioni i Shkencave të Natyrës ASHAK, botim i veçantë, Prishtinë , 2014, fq.382.
- Fejzullah Krasniqi,,Ngrohja dhe klimatizimi (Ngrohja)’’, Tekst universitar, Ribotim, UP, Prishtinë, 2018.fq.354.
- Fejzullah Krasniqi ,,Ngrohja dhe klimatizimi II( Ventilimi dhe klimatizimi)’’. Tekst universitar, Ribotim,UP, Prishtinë, 2018, fq. 381.
- Fejzullah Krasniqi, Rexhep Selimaj “Komfori termik’’, Seksioni i Shkencave të Natyrës ASHAK, botim i veçantë. Libri është në fazën e fundit të botimit., Prishtinë, 2020, fq.708.
Tekste për shkolla të mesme:
- F. Krasniqi, Xh. Fejzullahu,, Termodinamika dhe Hidraulika’’, Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1990, fq. 324.
- Fejzullah Krasniqi, Hysni Osmani. ,,Makineria 9’’. Tekst për klasën e nëntë, Libri shkollor, Prishtinë, 2003.
- F. Krasniqi, H. Osmani ,, Makineria 9’’. Tekst për klasën e nëntë, Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, fq. 175, ribotim.
Projektet
- Fejzullah Krasniqi në kuadër të punimit të magjistraturës në vitin 1983 e ka punuar projektin e parë të termofikimit të qytetit të Prishtinës duke e shfrytëzuar avullin e marrur nga turbina në TEC Obiliq.
- Bashkë me prof. dr. Franz Durst nga Universiteti i Erlangenit (Gjermani), ka udhëhequr projektin e Laboratorit të djegies në mjedise poroze të realizuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, 2000.
- Koordinator i parë vendor i projektit ndërkombëtar TEMPUS me titull: “Promovimi i lidhjeve akademike industriale në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike” (2002 deri 2004) i akorduar nga Komisioni Europian për Edukim dhe Arsim në Bruksel.
- Udheheqës shkencor i projektit: “Parametrat projektues të klimës për qytetet kryesore të Republikës së Kosovës”, projekt i ASHAK, Sesioni i Shencave të Natyrës (2016 – 2017).
- Bashkëpunëtor në projektin shkencor: “Ndikimi i mbitensioneve atmosferike në sistemet elektroenergjetike të Kosovës”, projekt i ASHAK , Seksioni i shkencave të Natyrës (2012- 2013).
- Anëtar i Redaksisë Qendrore dhe anëtar i Redaksisë së shkencave teknike në projektin e ASHAK-ut “Fjalori Enciklopedik i Kosovës” i kryer nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, 2018.
- Bashkëpuntor në projektin shkencor: ,,Përdorimi i teknologjive të reja në studimin e problemeve të mjedisit” përkatësisht projektit pilot me titull:,,Studimi i ndryshimeve mjedisore me përdorimin e imazheve satelitore në një segment të zonës kufitare Shqipëri-Kosovë”. Ky projekt punohet bazuar në Protokollin e bashkëpunimit ndërmjet të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
- F. Krasniqi, R.Selimaj. Projekti: ,,Përcaktimi i temperaturës së jashtme projektuese për qytetin e Prishtinës’’, FIM, Prishtinë, 2017.
- Anëtar i grupit për përpilimin e Raportit për prodhimin e energjisë elektrie në Kosovë, ASHAK, Prishtinë, 2020.
Puna profesionale
- Akademik Fejzullah Krasniqi, për nevojat e ekonomisë së Kosovës bëri edhe shumë projekte, analiza profesionale, kualodime dhe revidime të shumë projekteve dhe mbikëqyrje të realizimit të projekteve nga fusha e specialitetit të tij të ngushtë -termoteknika në përgjithësi dhe ngrohja dhe klimatizimi, në veçanti. Vlenë të përmendet projekti për Fakultetin e Edukimit – qendra në Gjilan, mbikqyrje e projektit të ngrohjen dhe klimatizimin e objektit të Qeverisë së Kosovës, projekti për ngrohjen dhe klimatizimin e objektit të Kuvendit të Kosovës, projekti për frigodhomën e medresës Alaudin në Prishtinë, projekti i ngrohjes në Fakultetin e i Shkencave Islame, Fakulteti i Bujqësisë, Fakulteti i Kulturës Fizike, QKUK, etj. Ka marrë pjesë në pranime teknike të disa objekteve me rëndësi, në hulumtime të ndryshme, në hartimin e analizave profesionale për makina të ndryshme dhe instalime nga aspekti i mbrojtjes në punë për objektet më të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës, siç janë termocentralet, fabrika e armaturës në Podujevë, kombinati i tekstilit në Gjilan, fabrika e sitermagnezitit Magohrom në Kamenicë, etj.
- Që nga viti 2007 kur ai është zgjedhur këshilltar i energjetikës për kompaninë Intering GMBH ka marr pjesë aktive në riparimin e blloqeve të termocentraleve-TEC “Kosova A”.
- Ka dhënë ligjërata për aftësime profesionale të punëtorëve në shumë ndërmarrje ekonomike në lëminë e ngrohjes dhe të kaldaistëve, siç janë: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem
- ashari”, burgu i Dubravës, etj.
- Në vitin 2009 ishte mbikqyrës i punimeve të sistemit të Ngrohjes, Ventilimit, Klimatizimit dhe të sistemit të ujit sanitar për ndërtimin e Menzës për ushtarakët e KFOR-it Gjerman.
Akademik Fejzullah Krasniqi ishte recensues i teksteve universitare dhe botimeve të veçanta të botuara në Kosovë dhe Shqipëri:
- Muhaxheri, M. Pajisjet ftohëse-përmbledhje detyrash, UP, Prishtinë, 2010, fq. 431.
- Voshtina, L. Shtjefni, A. Alushaj, R. Termoteknika, Ngrohja dhe ajri i kondicionuar, Tiranë, 2010.
- Rashani, Sh. Termodinamika dhe Termoteknika, UP, Prishtinë, 2010.
- Fejzullahu, Xh. Matjet në energjetikë, UP, Prishtinë, 2010.
- Demneri, I. Shtjefni, A. Karapici, R. Termoteknika në shembuj. Tiranë, 2008, fq. 411.
- Demneri, I. Shtjefni, A. Karapici, R. Termoteknika, Tiranë, 2007, fq. 310.
- Muhaxheri, M. Pajisjet e ftohjes, UP, Prishtinë, 1998, fq. 424.
- Bashkim, Xh. Efikasiteti i punës së termocentralit elektrik, Printig Press, Prishtinë, 2007, fq. 415.
- Gashi, S. Osmoza e kundërt, ASHAK, 2016.
- Krasniqi, I. Prebreza, B. Zbrazjet atmosferike, fq.396. ASHAK, 2016.
- Bajqinovci, B. Projektimi i qëndrueshëm arkitektonik-parimet. Trend, Prishtinë, 2016, fq. 484.
- I. Simnica: Kolosi i termoenergjetikës së Kosovës, Monografi për inxhinierin e diplomuar të makinerisë Idriz Ibrahimin, Design House, Prishtinë, 2017, fq. 178.
Akademik Fejzullah Krasniqi ka qenë redaktor përgjegjës për këto tekste universitare dhe botime të veçanta:
- Nushi, V. Arritja e qëndrueshmerisë në hapsirë me zgjidhjen e formës së strukturës – hapsinore, Prishtinë,UP,FNA, 2007.
- Elezaj, Z. Gjeologjia e Kosovës. UP, FXM.
- Geca, A. Siguria në komunikacion-pjesa e parë. UP, FIM, 2009.
- Geca, A. Siguria në komunikacion-pjesa e dytë, UP, FIM, Prishtinë, 2009.
- Dushi, M. Qymyri i Republikës së Kosovës, ASHAK, Prishtinë, 2012.
- Qamil Haxhibeqiri. Hapësirat metrike, ASHAK, 2014.
- Daci, N. Daci-Ajvazi, M. Shkenca e mjedisit-zhvillim i qendrueshëm, ASHAK, 2014.
- Minir Dushi. Boksitet e Dukagjinit, ASHAK, 2015.
- Pllana, R. Klima e Kosovës, ASHAK, 2015.
- Susuri, L. Fjalori i bujqësisë, fq. 1045, ASHAK, 2016.
- Ejupi, A. Natyra e luginës së Preshevës, fq. 252, ASHAK, 2016.
- Krasniqi, I. Prebreza, B. Zbrazjet atmosferike, ASHAK, 2016.
- Bytyçi, V. Rexhioni lindor i Kosovës, ASHAK, 2016.
- Gashi, S. Osmoza e kundërt. ASHAK, 2017.
- Dushi, M. Xeheroret e niklit dhe kobaltit, fq. 407. ASHAK, 2017.
Mirënjohjet:
- Mirënjohje nga Fakulteti i Makinerisë të UP me rastin e 30 vjetorit të Fakultetit ,, Për kontribut të çmuar për zhvillimin e procesit mësimor, shkencor dhe profesional’’ (Tetor, 1997).
- Mirënjohje nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike të UP me rastin e 35 vjetorit të Fakultetit (Tetor, 2002).
- Mirënjohje nga Shkolla e Lartë Teknike në Mitrovicë, për kontribut me rastin 40vjetorit të Shkollës (Tetor, 2002).
- Falenderim-Mirënjohje nga Universiteti Politeknik i Tiranës–Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ,, Për leksionet e zhvilluara nga lëndët e Departamenti të Energjetikës’’ , Nëntor 2006/Janar 2007.
- Mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë,’’Për kontribut të çmuar në zhvillimin e Fakultetit dhe bashkëpunimin me institucionin tonë’’, me rastin e 50 vjetorit, Mitrovicë, 2012.
- Më 20 Tetor 2015 Universiteti Politeknik i Tiranës (R. e Shqipërisë), Akademik Fejzullah Ibrahim Krasniqit, i jep titullin Doctor Honoris Causa.
- Universiteti publik“Kadri Zeka” në Gjilan , me 08 Mars.2018 i jep mirënjohje Akademik Fejzullah Krasniqit,, Për kontributin e tij në zhvillimin e universitetit në cilësinë e kryesuesit të këshillit drejtues të universitetit’’.