Qamil Haxhibeqiri

Anëtar korrespondent
Print

Biografia



U lind në Gjakovë më 1949. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. U diplomua në Degën e Matematikës të Fakultetit Filozofik (më vonë Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore) të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1971. Gjatë studimeve fitoi bursën universitare dhe mori pjesë dy herë në garat e studentëve të matematikës të universiteteve të ish Jugosllavisë. Me rastin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, më 1970, u nderua me Lëvdatë për rezultatet e arritura gjatë studimeve. Në vitin shkollor 1971/72 regjistroi dhe i ndoqi i rregullt studimet pasuniver­sitare në FSHMN të Universitetit të Zagrebit – Drejtimi i Topologjisë. I përfundoi më 1974 me mbrojtjen e magjistraturës “Retraktet në kategorinë topologjike dhe në kategorinë e formës”. Tezën e doktoraturës “Fibra­cionet e formës për hapësirat e çfarëdoshme topologjike” e mbrojti me sukses në vitin 1981 në FSHMN të Universitetit të Zagrebit. Ka qenë në vizita studimore, me ligjërata tematike, në Universitin e Zagrebit, Var­shavës, Tiranës e Sofjes.
Interesi i tij shkencor përqëndrohet te topologjia në përgjithësi, e veçanërisht te topologjia algjebrike (teoria e formës). Aktivitetin shkencor e filloi si anëtar i Seminarit të Topologjisë të Universitetit të Zagrebit nga viti 1972 (i udhëhequr nga topologu kroat me famë botërore Sibe Mardeši?) për ta vazhduar deri në ditët e sotme. Ka botuar një numër të konsiderueshëm punimesh shkencore e profesionale, si dhe tre libra universitarë. Ka botuar dhe në revista shkencore me recen­sione ndër­kombëtare. Rezultatet e tij shkencore citohen në punimet e shumë topo­logëve të njohur si S. Mardeši?, T. Watanabe, T. Yagasaki, S. Nowak, F. W. Bauer, P. Mrozik, H. Thieman, etj. Është pjesëmarrës në di­sa kongrese e konferenca shkencore. Është anëtar i Shoqatës së Matema­tikanëve të Kosovë (aktualisht kryetar i saj) dhe i Shoqatës së Matemati­ka­nëve të Europës. Ka qenë anëtar i Këshillit Mësimor-Shkencor të FSHMN-s në disa mandate si dhe anëtar i Senatit të UP-së (2009-2012).
Aktivitetin profesional-pedagogjik e filloi si mësimdhënës në Depar­ta­mentin e Matematikës të FSHMN të Universitetit të Prishtinës nga viti 1974, si asistent (1974-76), ligjërues (1976-82), docent (1982-87), profesor inordinar (1987-94) dhe profesor i rregullt (prej 1994). Gjatë kësaj kohe ka mbajtur ligjërata nga: Topologjia, Analiza funksionale, Analiza III, Gjeometria analitike, Hapësirat metrike, Algjebra lineare me gjeometri analitike, Matematika diskrete, etj. Po ashtu, ka mbajtur kurse të ndryshme nga Topologjia në studimet e magjistraturës (tani të masterit) dhe të doktoraturës, të organizuara nga Departamenti i matematikës të FSHMN-së. Ka qenë udhëheqës dhe anëtar i komisioneve për mbrojtjen e magjistraturave dhe doktoraturave të disa kandidatëve. Përveç në fakultetin amë, ka qenë i angazhuar mësimdhënës edhe në ish SHLP të Gjakovës (tash Fakulteti i Edukimit) (1975-2012), në Universi­tetin shtetëror të Tetovës (1986-2009), në Universitetin e Prizrenit (2011-) ku ka mbajtur kurse të ndryshme nga matematika. Për kontributin dhe përkushtimin në punën pedagogjike e profesionale ka marrë Mirënjohjen e Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore më 1980 si dhe Mirënjohjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si pedagog i dalluar universitar, në vitin 2010.
Anëtar korrespondent i ASHAK-ut u zgjodh më 2012.

Bibliografia



Punime shkencore:

  • Q. Haxhibeqiri, Retrakti u topoloskoj kategoriji i u kategoriji oblika (punimi i magjistraturës),     Zagreb, 1974.
  • Q. Haxhibeqiri, Retrakti oblika za proizvoljne topoloske prostore, Bul. i pun. shkenc. i FSHMN, Prishtinë 1975;
  • Q. Haxhibeqiri,  Fibracije oblika za topoloske prostore, (disertacioni), Zagreb, 1981.
  • Q.Haxhibeqiri, Shape fibrations for topological spaces, Glas. Matematicki, Zagreb, 1982;
  • Q. Haxhibeqiri, Resolutions of maps of pairs, Bul. i pun. Shkenc.i FSHMN, Prishtinë,1982;
  • Q. Haxhibeqiri, Shape fibrations for compact Hausdorff spaces, Publication de l’Inst. Mathematique.,Beograd, 1982;
  • Q. Haxhibeqiri, The exact sequence of a shape fibration, Glas. Matemat.  , Zagreb,1983.
  • Q. Haxhibeqiri, On the surjectivity of shape fibration, Matem. Vesnik, Beograd, 1985;
  • Q. Haxhibeqiri, On resolutions for maps of pairs of spaces, Punime matematike, Prishtinë, 1986;
  • Q. Haxhibeqiri, Kategorija  Inj C, Buletini shkencor 2, SHLP “B.Curri”, Gjakovë, 1987;
  • Q. Haxhibeqiri, S. Nowak,   Stable strong shape theory,Glasn.Matematicki, Zagreb, 1989;
  • Q. Haxhibeqiri, Limite te vargut të përgjithsuar të nënbashkësive të një hapësire topologjike , Buletini shkencor 3 i SHLP “B.Curri”, Gjakovë, 1995;
  • Q. Haxhibeqiri, The product and pullback of fibrations, Bul. i pun. Shkenc. i    FSHMN, Prishtinë; 1996.
  • Q. Haxhibeqiri, Vargu ekzakt  i fibracionit, Bul. Shkencor 4, SHLP “B.Curri” Gjakovë ; 1997.
  • Q. Haxhibeqiri, S. Nowak: Duality between  stable strong shape morphisms and Stable homotopy classes, Glas. Mat. Zagreb, 2001.
  • Q. Haxhibeqiri : The  product of shape fibrations,  Mathem. Sciences and Applicationes,  Vol. 1, N0.2,  pp.103-111, (2013)
  • Punime profesionale:
  • Q. Haxhibeqiri,  Disa elemente të logjikës matematike, “Dituria”, 2-3, Prishtinë, 1971/72;
  • Q. Haxhibeqiri, Mbi përkufizimin e funksionit dhe relacionit, Matematika – Fizika,1, Prishtinë, 1982
  • Q. Haxhibeqiri,  Funksioni invers,  Matematika – Fizika,2, Prishtinë, 1982;
  • Q. Haxhibeqiri,   Aritmatika e ores,  “Plus”, 10;  1995;
  • Q. Haxhibeqiri,  Mesi arithmetik, mesi gjeometrik dhe mesi harmonik, “Plus 12,13; 1995,1996.
  • Q. Haxhibeqiri, Zgjidhja e disa detyrave logjike, “Plus”,10,11;   1995;
  • Q. Haxhibeqiri,  Disa sofizma matematikore, “Plus”, 16;  1996;
  • Q. Haxhibeqiri, Për mendjemprehtët !  “Plus”,23, 1998;
  • Q. Haxhibeqiri, Cila thyesë është më e madhe ?   “Plus”,26,  1999;
  • Q. Haxhibeqiri,  Vërtetimi i disa teoremave të arithmetikës me metodat gjeometrike, “Plus”, 24, 1998 ;
  • Q. Haxhibeqiri,  Disa vërtetime të teoremës së Pitagorës,  “Plus”,26,  1999;
  • Q. Haxhibeqiri,  Kush e ka unazën ?   “Plus” 32,  2000;
  • Q. Haxhibeqiri, Numri më i madh me katër shifra të njëjta,  “Plus” 33,   2001; .
  • Q. Haxhibeqiri,  Pjestueshmëria me 11,  “Plus” 35, 2001;
  • Q. Haxhibeqiri, Një detyrë interesante,   “Plus” 36,  2002;
  • Q. Haxhibeqiri, Teorema e Napoleonit,  “Plus”, 43,  2003;
  • Q. Haxhibeqiri,   Marrëveshja fitimprurëse,  “Plus”,44,  Tetovë, 2003;
  • Q.Haxhibeqiri, Vërtetimi i disa teoremave të rralla për katërkëndëshat, “Plus”,55,56, 2006 ;
  • Q. Haxhibeqiri, Disa detyra që zgjidhen me anën e pabarazimeve, “Plus”,  57,58, 2007;
  • Q.Haxhibeqiri, Ndërtimi i përafërt i n-këdëshit të rregullt. Syprina e sipërfaqes n- këndëshe të rregullt; teorema e përgjithsuar e Pitagorës, “Plus”, 64,  2008;
  • Q.Haxhibeqiri, Dy kuriozitete matematike, “Plus”, 70;  2010;
  • Q.Haxhibeqiri, Vërtetimi i disa pabarazimeve, “Plus”, 70;   2010;
  • Q.Haxhibeqiri, Enigma e Ajnshtajnit,  “Plus”, 77, 2012;
  • Q.Haxhibeqiri,  Thyesat e ndërmjetme, “Plus”,79,2012;
  • Q.Haxhibeqiri, Vërtetimi i disa barazimeve, Plus,80, 2012;
  • Q.Haxhibeqiri, Teorema e Cevas, “Plus”, 83-84, 2014;
  • Q.Haxhibeqiri, Zbatimi i teoremës së Pitagorës në zgjidhjen e disa detyrave, “Plus”,85, 2014;
  • Q.Haxhibeqiri, Dy pabarazime interesante në lidhje me gjatësitë e brinjëve të një trekëndëshi, “Plus”, 91, 2015
  • Q.Haxhibeqiri, Biseda e dy numrave, “Plus”,96; 2016.
  • Q.Haxhibeqiri, Miza është e rëndë sa elefanti,  “Plus”, 96 ; 2016.
  • Q.Haxhibeqiri, Teorema e Napoleonit,  “Plus”,98, 2017.
  • Q.Haxhibeqiri,  Zbatimi i matematikës në zgjidhjen e disa problemave nga jeta e përditshme, “Plus”, 103; 2018.
  • Q.Haxhibeqiri, Për përdorimin e drejtë të kuptimeve vijë, gjatësi, sipërfaqe, syprinë, trup, vëllim¸ “Plus”, 104; 2018.
  • Q.Haxhibeqiri, Një veti karakteristike e polinomeve dhe zbatimi i saj, “Plus”, 107; 2019.
  • Q.Haxhibeqiri, Një  zbatim i plotpjesëtueshmërisë me numrin 9,  “Plus”, 108; 2019.
  • Q.Haxhibeqiri, Një pabarazim dhe disa rrjedhime të tij, “Plus”, 110, 2020.
  • Libra :
  • Q.Haxhibeqiri, S. Zdravkovska,  Uvod u algebarsku topologiju, (dispencë  universitare), Prishtinë, 1979.
  • Q. Haxhibeqiri,  Topologjia (tekst universitar), ETMM,  Prishtinë,1989.
  • Q. Haxhibeqiri, Përmbledhje detyrash nga topologjia (tekst universitar), UP, Prishtinë, 1996.
  • Q. Haxhibeqiri (koautor me M. Efendiun, R. Limanin),  Matematika 11- drejtimi  matematikë-  informatikë (për Gjimnaze), Prishtinë, 2006.
  • Q.Haxhibeqiri (koautor me M. Efendiun, R. Limanin),  Analizë me teori të gjasës – drejtimi Matematikë- Informatikë (për Gjimnaze),  Prishtinë, 2005;
  • Q. Haxhibeqiri,  Analiza III  (ligjërata të autorizuara), Tetovë, 2007;
  • Q. Haxhibeqiri, (koautor R. Limani, M.Mula), Matematika dhe mësimdhënia e matematikës, Masht & Giz, Prishtinë, 2012.
  • Q.Haxhibeqiri, Hapësirat metrike,  ASHAK, Prishtinë, 2014.
  • Q.Haxhibeqiri , R. Limani,  Dhjetë  olimpiadat  matematike të Kosovës,  Shoqata e matematikanëve të Kosovës, Prishtinë, 2019.
  • Q.Haxhibeqiri, Fibracionet, ASHAK, Prishtinë, 2019.


Libra të përkthyer në gjuhën shqipe:

  • Z. Ivkoviq, D. Banjeviq,  Probabiliteti dhe statistika matematike, Prishtinë 1985;
  • S. Kurepa, Hyrje në matematikë: Bashkësitë- Strukturat- Numrat,  ETM, Prishtinë, 1976.
  •   KONFERENCAT SHKENCORE/ Vizitat studimore
  • The VI-nth Congress of Mathematicians, Physicians and Astronomers of Yugoslavia,   Novi Sad,1975 (me kumtesën: Retrakti  u kategoriji oblika).
  • Qëndrim studimor (njëmujor) në Universitetin e Tiranës, 1977.
  • The VI-nth Balcanic Congress of Mathematicians,  Varna (Bulgaria), 1975, (me kumtesën:   A generalization of a theorem due to S.Mardesic).
  • International symposium “Theory of sets, Foundations of Mathematics”, Beograd, 1977.
  • Qëndrim studimor (njëvjeçar)  në Universitetitn e Zagrebit, 1979 – 1980.
  • The VII-nth Congress of Mathematician, Physician and Astronomer of (former) Yugoslavia  Budva-Becic,    1980; (kumtesa: The pullback of shape fibration).
  • International Conference “Shape theory and geometric topology”, IUC, Dubrovnik, 1981;
  • International Conference “Topology and its applications”, IUC, Dubrovnik, 1985, (kumtesa: On the surjectivity of Shape Fibrations).
  • Kongresi i VIII i matematikanëve, fizicientëve e astronomëve të Jugosllvisë.,  Prishtinë, 1985, (me kumtesën  Fibracije oblika topoloski prostora).
  • International Conference “Topology and its applications”, IUC, Dubrovnik, 1990, (kumtesa: Stable strong shape theory).
  • Vizitë studimore (gjashtëmujore)  në Universitetin e Varshavës, Poloni.
  • International Conference “Shape theory and Geometric Topology”, IUC, Dubrovnik, 1986;
  • Vizitë studimore (dhjetëditore) në Universitetin e Sofies, Bulgari, 1987.
  • International Conference on  Geometric Topology, Dubrovnik , 2007, me kumtesën    The  product of  Shape fibrations.
  • Internacional Euroasiatik Conference of Mathematical Sciences and Applications, 2012, me kumtesën  “The product of Shape fibrations”;
  • 18-th  Annual Cum 3-rd International  Conference  of Gwalior Conference of Mathematical  Sciences, September, 22-26, 2013, Bhopal (India) (anëtarë i  Komitetit Mbikqyrës Ndërkombëtar dhe  Ligjërues i ftuar – kumtesa: Shape fibrations for topological spaces).
  • The language of symmetries – a viewpoint from representation  theory and geometry,  Takim shkencor ndërkombëtarë, ASHAK, Prishtinë, 11.07.2014;
  • L-Functions, Takim shkencor ndërkombëtarë, FSHMN, Prishtinë, 3-7.07.2017.