Biografia
U lind në Prizren (1950). Shkollimin fillor e të mesëm i kreu në vendlindje, studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës (1990). Themeloi Grupin e Arkeologëve të Rinj të UP (1986-1990), organizoi ekspedita arkeologjike dhe ekspozita tematike në Koleksionin Arkeologjik të Fakultetit Filozofik. Udhëhoqi hulumtime arkeologjike në Ulpianë (2006-2010), hulumtimi i parë në qytetin antik përmes Universitetit të Prishtinës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të kurseve të Universitetit Veror të UP.
Është angazhuar në lëvizjen për liri, pavarësi e demokraci të Kosovës, në Ministrinë e Punëve të Jashtme (1991-1998); deputete e Kuvendit (1992-1998, 2002-2004) dhe bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës-UNMIK (2000-2001). Themeloi Forumin e Gruas të LDK-së (1990) dhe ishte kryetare e tij (1995-2000). Organizoi dhe udhëhoqi demostrata të grave kundër regjimit serb. Bashkëthemeloi partinë Alternativa Demokratike e Kosovës (2004).
Si Shkencëtare Vizituese në Universitetin e Harvardit (2002) mori pjesë në International Writing Program të University of Iowa (2005), në takime ndërkombëtare, shkencore, politike e letrare. Mori pjesë dhe në tubime shkencore si International Union for Prehistoric and Protohistoric Sciences, Sainsbury Institute for the Study of Japanese Arts and Cultures (UK), International Centre for Albanian Archaeology (UK), Cultural Heritage without Borders (CHwB); Instituti Arkeologjik (Shqipëri); Antwerp University (Belgium), Oxford University (UK), Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Prizrenit etj.
Është profesore ordinare në Universitetin e Prishtinës. Veprimtarinë shkencore dhe profesionale e përqendroi në hulumtimet arkeologjike dhe të historisë antike, në mbrojtjen e integruar të trashëgimisë kulturore, të menaxhmit të saj dhe shfrytëzimit për zhvillime shoqërore dhe ekonomike. Ligjëron kurse në nivelin bazik në Universitetin e Prishtinës: Arkeologji, Histori e Lindjes së Lashtë, Histori e Greqisë dhe Romës (më parë Histori e Kohës së Vjetër), ndërsa në nivelin Master kursin Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore. Ishte kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (2009-2012) dhe punoi në Muzeun e Kosovës (1974-1979). Është nënkryetare e PEN Qendrës së Kosovës, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1973).
Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Nga 2014 është anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve në Salzburg.
Bibliografia
Botime shkencore
2018 Ancient Kosova, Museum of Kosova – Kosova Institute of Archaeologji, Ministry of Culture, Youth and Sport, Prishtina (ribotim me plotësime).
2018 Kosova antike, Museu i Kosovës – Instituti Arkeologjik i Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Prishtinë (ribotim me plotësime).
2018 Fjalori Enciklopedik i Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë (35 zëra).
2017 Saint Prenda Church – Prizren, Ministry of Culture, Youth and Sport, Prishtina.
2017 Lindja e Lashtë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina|”, Prishtinë.
2016 Studime për Dardaninë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
2014 Hyjnesha dardane – Dea dardanica, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
2012 Kisha e Shën Prendës – Prizren, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Prishtinë.
2004 Ancient Kosova, Museum of Kosova, Ministry of Education, Science and Technology, Lumi, Prishtina.
2004 Kosova antike, Muzeu i Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Lumi, Prishtinë.
1996 Dardania paraurbane, Dukagjini, Prishtinë (Çmimi për librin shkencor të vitit 1996).
1995 Historia e Kohës së Vjetër – Lindja e Lashtë, Krushë e Madhe.
Botime letrare
2017 Istaknute albanske žene, Društvo albanskih umjetnika – Dea, Zagreb (Përkth. Liljana Koci).
2015 Pasqyra e thyer, Koha, Prishtinë (roman).
2014 Ungëshimë, Jeta e Re, Prishtinë, (poezi).
2012 Distinguished Albanian Women, Dudaj, Tirana (Trans. K. Imholz).
2011 Eminentne albanke, Plima, Ulcinj (Trans. J. Nikolaidis).
2003 Gratë e shquara shqiptare, Teuta, Prishtinë (Ribotim me plotësime i v. 2000).
2001 Përjetësi, Dukagjini, Pejë (poezi).
1998 Kësulëkuqja e rrokaqiellit, Suharekë (dramë për fëmijë).
1992 Lkeni i Hasit, Rilindja, Prishtinë (dramë).
1990 Nënqielli, Rilindja, Prishtinë (poezi, Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës).
1986 Kthimi i Euridikës, Rilindja Prishtinë (dramë).
1985 Syri i natës, Rilindja, Prishtinë (poezi).
1980 Legjenda e Hasit, Tiranë (poezi).
1978 Gjakim, Rilindja, Prishtinë (poezi).
1972 Sonte zemra ime feston, Rilindja, Prishtinë (poezi).
Artikuj shkencor
2020 Si e siguronin dardanët kripën jetike?, Studime Shoqërore 7, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
2019 Cinabari dhe pikturimi shkëmbor parahistorik i Vlashnjës (Kosovë), Studime Shoqërore 5, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 207-228 (koautor A. Buçinca).
2018 Kulina site and pre-Roman mortal figurative monument (Kosova), sur l’Illyrie méridionale et l’Epire dans l’Antiquité, Tirana: actes du VI colloque international de Tirana (20-23 mai 2015) Vol. 1, ALSA, Tirana, pp. 2010-2013.
2018 Hyjnesha Dardane (Dea Dardanica), Iliria dhe Ilirët, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare 2009, Universiteti Iliria, Prishtinë, ff. 49-60.
2016 Konventa e Valetës dhe Arkeologjia e Kosovës, Studime Shoqërore 3, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 97-110.
2014 Fazat zhvillimore të arkeologjisë dhe gërmimet e pas luftës në Kosovë, Gërmime dhe studime arkeologjike në Kosovë 2000-2012, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 17-31.
2014 Gërmimet e Universitetit të Prishtinës në Ulpianë, Gërmime dhe studime arkeologjike në Kosovë 2000-2012, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 263-283 (Bashkautorë J.-L. Lamboley, A. Hajdari).
2014 Monumentet epigrafike nga Smira, Studime Shoqërore 1, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 121-143.
2014 Pro at contra sa Balkanskog aspekta, ?ulturnata integracija i stabilnosta na Balkanot, Makedonska Akademija Nauka i Umetnosti – Blgarska Akademija Nauka, Skopje.
2014 Shkencëtarët hungarezë – Kontributi për trashëgiminë kulturore të Kosovës, Albanians and Hungarians: Historical Similarities and Differences in Centuries, EÖTVÖS LORÁND University, Budapest.
2013 Arti parahistorik shkëmbor i Vlashnjës – Spiralet dhe Dreri, Studime 19 – 2012, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 203-215.
2013 Post-war archaeological research in Kosova, Archeologia, identità e Guerra, TEMPUS Project: Network for Post Graduate Masters in Cultural Heritage and Tourism Management in Balkan Countries, Chieti.
2012 Veprimtaria arkeologjike e Universitetit të Prishtinës, Tempulli i dijes (1970-2012), Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, ff. 110-111.
2012 Rrënjët historike të Kosovës, Tempulli i dijes (1970-2012), Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, ff. 11-20.
2011 Hyjnesha Dardane (Dea Dardanica) Universiteti Iliria: Simpozium mbi ilirët (2009), Prishtinë, ff. 49-60.
2011 Parahistoria dhe antika e Kosovës, Kosova, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 169-177.
2011 Trashëgimia kulturore, Kosova, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 479-486.
2011 Venbanimet e hershme kodrinore të Kosovës – Gjuha dhe kuptimi, Landskrona, Suedi kuptimi
2010 Spirals of the Prehistoric Open Rock Paintings from Kosova, XV Congress of the International Union for Prehistoric and Protohistoric Sciences, Lisbon, 2006, British Archaeological Reports, pp. 59-62.
2010 Republik of Kosova, The Routledge Handbook of Archaeological Human Remains and Legislation: an international guide to laws and practice in the excavation, study and treatment of archaeological human remains (edited by N. Márquez-Grant and L. Fibiger), Routledge, pp. 235-246. (Bashkautore me Sh. J. Schermer, S. Deskaj).
2010 Two Labyrinths and Dardanian, Greek and Roman Relations, Cinquième colloque sur l’Illyrie méridionale et l’Epire dans l’antiquité, Universite Pierre Mendes France, Grenoble 2008, Volume II, CRHIPA- De Boccard, Paris, pp. 571-575.
2010 Premiers résultats des campagnes de fouilles à Ulpiana (2006-2008), Actes du Ve colloque international de Grenoble (8-11 octobre 2008) sur l’Illyrie méridionale et l’Epire dans l’antiquité, réunis par Jean-Luc Lamboley et Maria Paola Castiglioni, Volum I, Paris, pp. 449-458 (Bashkautore).
2010 Two labyrinths and two identical texts on the Dardanian goddess, ARKOS /Scienca e reastauro/ 19, Cosenza, pp. 160-164.
2010 Zhvillimet etnolitike në Kosovë përmes historisë, Bankanlarda Tarih ve Kultur Kongresi, Sakarya Universitesy – Universiteti i Prishtinës, Sakarya.
2008 Parahistoria dhe historia antike e Kosovës, Thesis Kosova 1, Universiteti AAB, Prishtina, ff. 5-28.
2008 Prehistory and Antique History of Kosova, Thesis Kosova 1, University AAB, Prishtina, pp. 5-28.
2007 Qeverisja gjinore në antikitet – Pudu Hepa dhe ndërtimi i paqes, Buletin i Fakultetit Filozofik XXVII, Prishtinë, ff. 146-153.
2006 Books, Men and Women, Sfinga, Prishtina.
2006 Trashëgimia arkeologjike e Kosovës dhe risimet, Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare 25/1, Prishtinë, ff. 57-63.
2005 Books, Men and Women: Writing and Gender, Public City Library, Iowa City. https://iwp.uiowa.edu/sites/iwp/files/Shukriu_Books_Men_Women–web_000.pdf
2004 Dea Dardanicae – Ikonografia e monumenteve, simbolet dhe funksionet, Kosova 26, Instituti i Historisë Prishtinë, ff. 9-32.
2003 Mbretëria dardane, Historia e popullit shqiptar I, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë.
2003 Paläochristliche Lampen aus dem antiken Dardania, Mitteilungen zur Christlichen Archaologue, Osterreichische Akademie der Wissenschaften, Philosophisch-Historische Klasse, Wiena, pp. 19-23.
2003 Shteti dardan, Kosova 22/23, Instituti i Historisë, Prishtinë, ff. 9-33.
2003 At Shtjefën Gjeçovi – arkeolog dhe mbrojtës i trashëgimisë kulturore, Vjetar XX, Arkivi i Kosovës, Prishtinë.
2002 Kalaja e Tërnocit dhe shandanet paleokristiane, Studime 8-9, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 217-230.
2002 Trashëgimia arkeologjike në kontekst të ndryshimeve të toponimeve, Toponomia e Gjakovës me rrethinë, Kuvendi i Komunës së Gjakovës, Gjakovë, ff. 45-49.
2002 Gradina e Gushicës dhe Municipium Labutza, Vjetar XXVII-XXVIII, Arkivi i Kosovës, Prishtinë, ff. 23-30.
2001 Le royaume dardan, Studia Albanica 2001, 1-2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë.
2001 Dardanët në veprat e Aristofanit, Menandrit dhe Cecil Statit, Dardania Sacra 2, Prishtinë, ff. 87-95.
2001 Dea e Dardanisë dhe monumentet e tjera epigrafike nga Smira, Buletin i Fakultetit Filozofik XXVI, Prishtinë, ff. 17-37.
2001 Pozita aktuale e shkencës së arkeologjisë në Kosovë, Studime, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 39-43.
2000 Kosova, kontinuiteti etnik dhe historik i subjektivitetit të saj, Instituti i Historisë, Prishtinë – Instituti i Historisë, Tiranë, ff. 37-45.
1996 Proceset etnolitike tek dardanët dhe integrimet iliro-arbërore, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Tiranë – Prishtinë.
1996 Aspekte të historisë politike të Mbretërisë Dardane, Buletin i Fakultetit Filozofik XXIV, Prishtinë, ff. 19-25.
1995 Das alte Dardanien, Dardania, Zeitschrift fur Geschichte, Kultur und Information, 4/1995, Wien, pp. 27-35.
1995 Probleme të zhvillimeve të studimeve arkeologjike shqiptare, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 17, Tiranë, ff. 75-82.
1994 Zhvillimi protourban dardan, Studime 1, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 111-124.
1994 Toponimi gradinë në suazat e zhvillimit të vendbanimeve kodrinore në Kosovë, Buletin i Fakultetit Filozofik XXII, Prishtinë, ff. 127-132.
1994 Ancient Dardania, Kosova 3, Institut of History, Prishtina – Institute of History,Tirana, Tirana, pp. 11-15.
1993 Kisha e Shën Premtes në Prizren, Buletin i Fakultetit Filozofik XXI, Prishtinë, ff. 90-102.
1993 The Kosova Issue – A Historic and Curent Problem, Tirana, pp. 15-19.
1991 Stella nga Smira dhe Gradina e Gushicës, Gjurmime Albanologjike 20, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 33-39.
1990 Fortifikata e Veletinit, Arheološki Pregled, Arheološko Društvo Jugoslavije, Lubljana, ff. 106-108.
1990 Kulti i diellit te Dardanët, Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën e popullit shqiptar, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 103-112.
1990 Kultura materiale e regjionit të Llapit në parahistori dhe antikë, Gjurmime Albanologjike XIX, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 7-17.
1989 Dea e Dardanisë dhe mozaiku i Orfeut, Seminari Ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare XIV/1988, Fakulteti Filologjik, Prishtinë, ff. 15-21.
1988 Veprimtaria arkeologjjike e Shtjefën Gjeçovit, Përparimi 4, Prishtinë.
1987 Fortifikata Hisar në Kasterc të Suharekës, Gjurmime Albanologjike 16, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 7-17.
1986 Mozaiku i Orfeut, Gjurmime Albanologjike 15, Instituti Albanologjik, Prishtinë.
1985 Monedhat e perandorëve Volusian dhe Valentinian, Gjurmime Albanologjike 14, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 23-31.
1983 Kultura materiale dardane në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të parë, Gjurmime Albanologjike XIII, Instituti Albanologjik, Prishtinë, (1984 Iliria XIV, Tiranë).
1980 Zef Mirdita – Studime dardane, kritikë, Përparimi 6, Prishtinë.
1979 Sli?nosti sahranjivanja kod Ilira u Metohiji i severoisto?noj Albaniji, SANU, Nau?ni skupovi VIII, knj.II, Beograd, pp. 115-123.
1977 Rezultate paraprake arkeologjike përgjatë rrjedhës së poshtme të Drinit të Bardhë, Gjurmime Albanologjike IV-V, Instituti Albanologjik Prishtinë (1978 Iliria VII-VIII, Tiranë), ff. 177-195.
1973 Rekognosciranje doline Belog Drima od sela Romaje do granice sa SR Albanijom, Arheološki Pregled, Arheološko Društvo Jugoslavije, Beograd.
Koautore
1995 Kosova, National Report, Women’s IV World Conference, Bejing.
1996 Kosova, the Hungry Future, Food Summit, Rome.
1998 Kosova – milli rapor, Kosova sorunu, Istambul.
Video-dokumentarë
1995 Prevent the War in Kosova.
2010 Ulpiana antike.