Tryeza shkencore “Ndotja e mjedisit nga materialet plastike dhe substancat organike rezistente dhe metodat e trajtimit”

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të Natyrës organizon Tryezën Shkencore me titull, “Ndotja e mjedisit nga materialet plastike dhe substancat organike rezistente dhe metodat e trajtimit”.
Tryeza do të mbahet më 10 nëntor 2023 në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Prezantimet mund të bëhen në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Në emër të organizatorëve, ftoheni të merrni pjesë n
ë këtë veprimtari.
Bashkangjitur n
ë ftesë gjeni edhe një përmbledhje të formatit të tryezës dhe thirrjen për dorëzimin e abstraktit të temës për prezantim.
Afati për
dorëzimin e abstraktit është 25 tetor 2023. Dorëzimi i abstrakteve bëhet në adresën elektronike: fetahpodvorica@ashak.org. Abstraktet duhet të jenë në gjuhën shqipe ose atë angleze. Modeli i një abstrakti është dhënë i bashkangjitur. Përzgjedhja e prezentimeve për tryezë do të bëhet në bazë të cilësisë dhe lidhjes së tyre me temën.

Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.

Me respekt,
Këshilli organizativ shkencor:

Akad. Nexhat Daci
Prof. Salih Gashi
Prof. Fetah Podvorica,
Prof. Mihone Kerolli

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [35.85 KB]