Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të Natyrës organizon Tryezën Shkencore me titull, “Ndotja e mjedisit nga materialet plastike dhe substancat organike rezistente dhe metodat e trajtimit”.
Tryeza do të mbahet më 10 nëntor 2023 në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Prezantimet mund të bëhen në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Në emër të organizatorëve, ftoheni të merrni pjesë në këtë veprimtari.
Bashkangjitur në ftesë gjeni edhe një përmbledhje të formatit të tryezës dhe thirrjen për dorëzimin e abstraktit të temës për prezantim.
Afati për dorëzimin e abstraktit është 25 tetor 2023. Dorëzimi i abstrakteve bëhet në adresën elektronike: fetahpodvorica@ashak.org. Abstraktet duhet të jenë në gjuhën shqipe ose atë angleze. Modeli i një abstrakti është dhënë i bashkangjitur. Përzgjedhja e prezentimeve për tryezë do të bëhet në bazë të cilësisë dhe lidhjes së tyre me temën.
Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.
Me respekt,
Këshilli organizativ shkencor:
Akad. Nexhat Daci
Prof. Salih Gashi
Prof. Fetah Podvorica,
Prof. Mihone Kerolli