Më 17 nëntor 2022, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizoi konferencën shkencore njëditore, me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Me këtë rast u paraqitën një numër i konsiderueshëm i kumtesave dhe referatesh nga pjesëmarrës të konferencës, të cilat së fundi u paraqiten në botimin “Shqipja standarde sot”, ashtu siç ishte titulluar edhe vetë konferenca. Kështu, përveç referatit hyrës të akademik Rexhep Ismajlit dhe fjalëve përshëndetëse të dy kryetarëve të akademive, akademik Mehmet Krajës dhe akademik Skënder Gjinusit, në këtë përmbledhje punimesh janë përfshirë 30m kumtesa të studiuesve të njohur të gjuhës shqipe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania.  Në këtë botim janë përfshirë kumtesat e Rexhep Ismajlit, Ethem Likës, Sabri Hamitit, Christian Voss, Xhevat Lloshit, Imari Badallajt, Bardh Rugovës, Kristina Jorgaqit, Shezai Rrokajt, Ledi Shamku-Shkrelit, Valter Memishajt, Gjovalin Shkurtajt, Mehmet Halimit, Mimoza Kores, Berton Sulejmanit, Ardian Dokës, Shkumbin Munishit, Aleksabdër Rusakovit dhe Matria Morozovës, Tomorr Plangaricës, Mimoza Prikut, Rrahman Paçarizit, Aljula Jubanit, Elsa Skënderit, Shpëtim Elezit, Rozana Rushitit, Linda Mënikut, Teuta Toskës dhe Rina Asanit.