Avancimi i grave dhe i vajzave në shkencë dhe akademi në Kosovë

Sot, më 31.03.2026, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në ambientet e saj, ka organizuar tryezën e rrumbullakët me temë: “Avancimi i grave dhe i vajzave në shkencë dhe akademi në Kosovë”. Ky aktivitet është përkrahur nga UN Women në Kosovë.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte fuqizimi i grave dhe vajzave në shkencë dhe akademi në Kosovë. Duke pasur parasysh mungesën e përfaqësimit të grave me tituj të lartë akademikë, në pozita udhëheqëse institucionale dhe në fushat STEM, tryeza pati për qëllim të nxiste veprime konkrete për tejkalimin e barrierave strukturore, paragjykimeve gjinore dhe kufizimeve në qasje në mentorim dhe rrjete profesionale. Kjo me qëllim që arsimi dhe potenciali i grave të përkthehen në mundësi dhe avancim të barabartë në shkencë dhe akademi.
Ky aktivitet është organizuar nën udhëheqjen e akad. Justina Shiroka-Pulës, kryetare e ASHAK-ut, duke shënuar një moment të rëndësishëm për fuqizimin e rolit të grave në strukturat më të larta akademike.

Profesoreshave të para të Kosovës, Gjyldane Mulës, Afërdita Nura-Lamës, Esma Lleshi-Rugovës, Meleke Behluli-Nimanit dhe Salë Ahmetajt iu dhanë buqeta lulesh në shenjë falënderimi, ndërsa pikat artistike u ekzekutuan nga profesorët Lule Elezi, Arbënesha Grabovci-Nixha dhe Antonio Gashi.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [145.62 KB]