Biografia
U lind më 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore (1968) dhe të mesmen (1972) i kreu në Prishtinë. Diplomoi me sukses në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, në vitin 1976. Studimet pasuniversitare, në fushën e Teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik, i vijoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku u diplomua në vitin 1984. U doktorua në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës (1977), duke mbrojtur tezën e doktoratës me titull ”Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.
Pas diplomimit, u punësua në Bankën Popullore të Kosovës (1977), pastaj hyri në procesin mësimor në Fakultetin Ekonomik (1978), ku vazhdon edhe sot karrierën akademike. Ajo fillimisht u punësua si asistente për lëndën “Kërkimet operacionale”, pastaj u avancua në thirrjen e ligjëruesit, docentit (1978) dhe profesorit ordinar (2004). U angazhua në një fushë të re, ku edhe kuadri mësimor dhe shkencor ishte deficitar, në fushën e kërkimeve operacionale, përkatësisht në fushën e zbatimit të metodave dhe modeleve matematikore dhe statistikore në planifikimin dhe në optimizimin e proceseve biznesore, duke e zgjeruar fushën e saj të interesimit, më vonë, edhe në zbatimin e këtyre metodave në zgjidhjen e problemeve të zhvillimit të bizneseve, në menaxhment dhe në procesin e marrjes së vendimeve. Në këtë aspekt, ajo u zhvillua në vazhdimësi në një karrierë shumë të pasur, përgjatë tërë kësaj periudhe, në Fakultetin Ekonomik, prej vitit 1978 e deri sot. Mund të thuhet se ajo ka pasur një rol prej një pionieri për zhvillimin e fushës së kërkimeve operacionale, jo vetëm në këtë fakultet, por edhe më gjerë në Kosovë, nëpërmjet mësimdhënies në studime bazike dhe master, e sidomos nëpërmjet udhëheqjes së studentëve në punimet e diplomës, në tezat e masterit dhe në tezat e doktoratës.
Në Fakultetin Ekonomik ka qenë kryesuese e Departamentit të Matematikës dhe Statistikës (1999), kryetare e Bordit të masterit në Menaxhment Shëndetësor (2002), anëtare e Senatit të UP-së (2000) dhe anëtare e Bordit të UP (2001), anëtare e Komisionit të Universitetit Veror të Prishtinës (2002). Është anëtare e Këshillit të Fushës Shkencore-Burimet Natyrore, Energjia dhe Mjedisi (2011) në MASHT, anëtare e Këshillit Botues të UP ”Hasan Prishtina” (2013). Është anëtare e Këshillit Shkencor për njohje e barasvlerë të diplomave (2016), në MASHT dhe anëtare e Komisionit për Ekonomi të Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK-ut (2017).
Krahas studimeve të rregullta, ajo ka punuar në zhvillimin e saj të vazhdueshëm në aspektin kërkimor-shkencor dhe profesional, duke marrë pjesë në studime të pasdoktoratës në kuadër të këmbimit ndëruniversitar, Universiteti i Lincit në Austri (2013) dhe Universiteti i Arizonës në SHBA (2013), si dhe në trajnime dhe përsosje profesionale: Menaxhimi në sistemin e kujdesit shëndetësor, Itali (2002), Hulumtimi i programeve dhe përgatitja e teksteve mësimore, Belgjikë (2004), Çështjet e zhvillimit të biznesit dhe sipërmarrësisë, SHBA (2003) dhe shumë trajnime e specializime në vend.
Aktivitetin akademik e ka ushtruar edhe jashtë vendit. Në vitet 1994-99 ka ligjëruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës dhe në vitet 2003-2004, në UEJL-Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë.
Pas luftës (që nga vitet 2001-2005), ka zhvilluar edhe një aktivitet të admirueshëm me shoqërinë civile, në fushën e fuqizimit të gruas, barazisë gjinore dhe në zhvillimin e bizneseve dhe të ndërmarrësisë: Themeluese e Rrjetit të Biznesit të Grave Kosovare-KBWN (2001), Anëtare e Star Network of World Learning-Washington (2001), Eksperte lokale e Grupit Punues në Ekonomi të Qendrës Evropiane për Çështjet e Minoriteteve –ECM (2001), Anëtare e grupit punues-Nisma Kosovare për Barazi Gjinore (2002), Anëtare e Aleancës Ndërkombëtare të Grave (2003). Ajo ka udhëhequr bordet e disa OJQ-ve nga kjo fushë dhe, që nga viti 2012, është edhe anëtare e Bordit të Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike në Tiranë.
Përveç angazhimit në Fakultetin Ekonomik dhe në UP, ka dhënë një kontribut shumë të vlefshëm në funksione të rëndësishme publike, midis të cilave shquhet puna e saj si Ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës (2008-2011) dhe si Deputete në Kuvendin e Kosovës (2011-2014).
Në vitin 2016 është zgjedhur anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. ndërsa nga vitin 2018 është sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe me automatizem anëtare e kryesisë të Akademisë. Në vitin 2020 u zgjodh anëtare e rregullt-akademike të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Bibliografia
Botime të veçanta:
- Shiroka-Pula, J. (2020). “Modelet dhe teknikat në vendimmarrje”, Prishtinë: ASHA: ISBN978-9951- 26-030-5.
- Mustafa, I., Shiroka-Pula, J., Krasniqi, B., Sauka, A., Berisha, G., Pula, L., Lajqi, S., Jahja, A. (2019). “Analysis of the Shadow Economy in Kosovo“, Prishtinë: ASHAK: ISBN 978-9951-26-017-6. http://www.ashak.org/repository/docs/Analysis_of_the_shadow_economy_in_Kosova_168248.pdf
- Shiroka-Pula, J., (2015). “Menaxhimi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe ndikimi faktorëve të ndryshëm në cilësinë e shërbimeve”, (analizë krahasuese dhe hulumtim empirik), (Bashkëautor me Dugolli, Xh. dhe Arifi, M.) Prishtinë: Kolegji ILIRIA – Instituti për Kërkime dhe Shkencë, (tot. fq. 87): ISBN 978-9951-459-48-8.
- Shiroka-Pula, J. (2013). ”Sfida dhe perspektiva e NVM-ve në Kosovë”, (analizë krahasuese dhe hulumtim empirik), Prishtinë: Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë-MASH, (tot.fq. 125): ISBN 978-9951-8893-3-9.
- Shiroka-Pula, J. (2006). “Pjesëmarrja e gruas në tregun e punës në Kosovë”, (analizë krahasuese dhe hulumtim empirik), Prishtinë: Fondi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara për Gratë (UNIFEM), (tot.fq. 95).
- Shiroka-Pula, J. (1998). “Terma dhe shprehje të Metodave Kuantitative”, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës, (tot.fq. 114).
Tekstet universitare:
- Shiroka-Pula, J. dhe Krasniqi, K. (2013). “Vendimmarrja menaxheriale”( Bashkëautor me Krasniqi, B), Prishtinë: Instituti për Hulumtime Ekonomike, “Globus” (tot. fq. 201): ISBN 978-9951-582-06-3.
- Shiroka-Pula, J. (2007). “Metodat e transportit të programimit linear”, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës (tot.fq. 302): ISBN 9951-00-044-4.
- Shiroka-Pula, J. (2006).“Menaxhmenti dhe vendosja” (Bashkëautor me I. Kuka dhe Krasniqi, B.), Prishtinë: Universiteti i Prishtinës (tot. fq. 399): ISBN 9951-00-057-6.
- Shiroka-Pula, J. (2004). “Metodat kuantitative në marrjen e vendimeve”, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës, MASHT dhe Wus Austria (tot. fq. 75).
Monografi shkencore:
- Shiroka-Pula, J. (2009). “Kristalet dhe Mineralet e Kosovës”, Prishtinë: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), (tot. fq. 206).
- Shiroka-Pula, J. (1997). “Zhvillimi ekonomik dhe investimet demografike në Kosovë”, Prishtinë: Instituti Ekonomik (tot. fq. 304).
Punimet e botuara:
Artikujt e botuar në revista shkencore:
- Berisha, G., Krasniqi, B., Shiroka-Pula, J. and Kutllovci, E. (2021). “Conflict handling styles as predictor of entrepreneurial intentions”, Journal of Entrepreneurship in Emerging Economies (forthcoming).
- Krasniqi, B., Berisha, G. and Shiroka-Pula, J. (2019). “Does decision-making style predict managers’ entrepreneurial intentions”, Journal of Global Entrepreneurship Research, Vol 9(1), 1-15. https://journal-jger.springeropen.com/articles/10.1186/s40497-019-0200-4
- Rexhaj, A. and Shiroka Pula, J. (2019). “Mining legislation and regulatory setup for mineral resource management-review and evidence from the transition economy of Kosovo”, Journal of economic and politics of Transition. Vol. 21, issue 44, pp 1-21. https://hrcak.srce.hr/file/342734
- Bahtijari Jakupi, H., Shiroka-Pula, J. (2019). “The supremacy of International Agreements on the Legislation in Force”, Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences, vol 5, issue 3, pp 43-49: ISSN 2410-3918.http://iipccl.org/wp-content/uploads/2019/11/Pages-from-43-49.pdf
- Kadriu, A., Krasniqi, B., and Shiroka-Pula, J. (2018). “Innovative firms in transition economies: what do they have in common” , International Journal of Technology Transfer and Commercialisation, Vol. 16, Issue 2, pp 182-198: DOI: 10.1504/IJTTC.2018.10018601 https://www.inderscienceonline.com/doi/abs/10.1504/IJTTC.2018.097441
- Berisha, G, Shiroka Pula, J., and Krasniqi, B. (2018). “Convergent validity of two decision making style measures”, Journal of Dynamic Decision Making, Vol 4, Issue 1, pp 1-8, Heidelberg University Library: ISSN 2365-8037, 10.11588/jddm. 2018.1.43102. https://journals.ub.uni-heidelberg.de/index.php/jddm/article/view/43102/40459
- Kacandolli-Gjonbalaj, D., Shiroka-Pula, J., Berisha-Shaqiri, A. and Osmani, M. (2018). “The Efficiency of Public Procurement in the Republic of Kosovo: an Econometric Approach”. EKONOMIKA 2018 Vol. 97(2), pp 70-90: ISSN 1392-1258. DOI: https://doi.org/10.15388/Ekon.2018.1.11
- Berisha-Shaqiri, A., Shiroka Pula, J., Dedaj, B. (2018). “Information Technology And Project Management”, Manager, Issue. 27, pp 7- 17.
https://search.proquest.com/openview/5b7cf88372c68dc6fd5c65c78f987628/1?pq-origsite=gscholar&cbl=2032296 - Shiroka-Pula, J. and Abdyli, Xh. (2018). “Ndikimi i modelit situativ të vendimmarrjes (Vroom-Yetton) në performancën organizative”. KDU 330.526.33 (496.51). Studime Shoqërore 5, KDU 001.32(496.51) (05), ASHAK, faqe 77-94.
- Neziraj, E, Berisha-Shaqiri, A., Shiroka Pula, J., Kume, V, Krasniqi, B. (2018). “The relation between information technology and innovation process in software and not software industries in Kosovo”. Informatologia, vol. 51, issue 3-4, pp 149-158: ISSN 1330-0067. DOI: https://doi.org/10.32914/i.51.3-4.4; https://hrcak.srce.hr/file/317492.
- Berisha Qehaja, A. Kutllovci, E. and Shiroka Pula, J. (2017). “Strategic management tools and techniques: acomparative analysis of empirical studies”. Croatian Economic Survey, Vol. 19, No. 1, pp. 67-99: Instituti i Ekonomisë, Zagreb: ISSN 1330-4860.
- Berisha Qehaja, A. Kutllovci, E. and Shiroka Pula, J. (2017). “Strategic management tools and techniques usage: aqualitative review”. Acta Universitatis Agriculturae et Silviculturae Mendelianae Brunensis, Vol. 65, No. 2, pp. 585-600: Universitetit Mendel në Brno: ISSN 1211-8516.
- Mustafa-Topxhiu, R., Xhelili-Krasniqi, F. and Shiroka Pula, J. (2017).” Population as an Economic Development Factor: the Case of Kosovo”. Economics and Applied Informatics, issue 2, 51-59: ISSN – L 1584-0409, ISSN-Online 2344-441X.
http://www.eia.feaa.ugal.ro/images/eia/2017_2/TopxhiuKrasniQiShiroka.pdf. - Shiroka-Pula, J. dhe Kadriu, A., (2017).” Bizneset në pronësi të grave”. KDU 658-055.2. Studime Shoqërore 4, ASHAK, KDU 3(05), faqe 328 (219-230).
- Berisha, G., Shiroka-Pula, J. (2015). “Defining Small and Medium Enterprises: a critical review”. Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences, vol 1, issue 1, pp 17-28: ISSN 2410-3918. http://iipccl.org/wp-content/uploads/2015/07/Pages-from-Ajbals-17-28.pdf
- Shiroka-Pula, J., Neziraj, E. and Sylqa, D. (August 2015). “Organizational Change and Relation between Employees in Kosova Banks ”, Academic Journal of Interdisciplinary Studies,Vol. 4, No. 2,S1, Rome-Italy 2015, 211 (123-133): ISSN 2281-3993, ISSN 2281-4612, Access this Journal on line at www.mcser.org.
- Berisha, A. and Shiroka-Pula, J. (2015). “Factors Influencing Store Selection for Supply with Fast-Moving Consumer Goods”, Journal – Management Vol 10 (4), Sllovenia 2015, 399 (315-333): ISSN 1854-4231, www.mng.fm-kp.si.
- Shiroka-Pula, J. (2015). “Kursimi i energjisë elektrike në amvisni në rajonin e Gjilanit për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik-rast studimor”, REFORMA-Revistë regjionale e shkencave shoqërore (1), Gjilan, 2015, 410 (386-395): ISSN 1800-9791, KDI 33/34 (05).
- Shiroka-Pula, J. and Haxhimusa, A. (2014). ”The Development of Broadband in Kosovo and its Importance for the Economy”, ILIRIA International Review (1), publications. uiliria.org, Prishtina, 2014, 405 (131-150): ISSN 2192-7081, www.uiliria.org.
- Shiroka-Pula, J., Dadaj, B. and Aliu, L. (2014). “Decision-Making in the Curriculum Development Process In Higher Education in Kosovo-Case of ‘Haxhi Zeka’ University”, Academic Journal of Interdisciplinary Studies Vol.3, No.2, MCSER Publishing Rome-Italy 2014, 399 (197-204): ISSN 2281-4612, Access this Journal on line at www.mcser.org.
- Neziri, E., Shiroka-Pula, J. and Sylqa, D. (2014). “Relationship between Customer and Management Knowledge Based of Life Cycle Concept”, Academic Journal of Interdisciplinary Studies Vol.3, No.2, MCSER Publishing Rome-Italy 2014, 399 (117-123): ISSN 2281-3993, ISSN 2281-4612, Access this Journal on line at www.mcser.org.
- Qela, M., Shiroka-Pula, J. and Kasumaj,V. (2014). ”Infrastruktura ligjore dhe rregullatore në sektorin e energjisë në Kosovë – ana ligjore”, VIZIONE, Revista ndërkombëtare për shkencat shoqërore ( 22/1), Shkup-Maqedoni, 2014, 876 ( 286-290): ISSN 1409-8962, ISSN 1857-9221, UDC 316, 33, 32.
- Shiroka-Pula, J., Rexhaj, A. and Elezaj, Z. (2014). ”Development and Power Supply Options for Kosovo”, JIEAS Journal of International Environment al Application and Science Vol 9 (3), 470 (398-401): ISSN 1307-0428, www.jieas.com.
- Elezaj, Z., Elezaj, Sh., Shiroka-Pula, J. and Rexhaj, A. (2013). “Geology and Geothermal resources of Kosova”, JIEAS Journal of International Environment al Application and Science Vol 8 (3), 489 (441-445):ISSN 1307-0428, www.jieas.com.
- Xhelili, F. and Shiroka-Pula, J. (2012). ”Contribution of Nobel laureates in development of economic thought”, Scientific journal-Academics International Scientific Journal (2), Albania, 2012, 162 (119-130): ISSN 2079-3715.
- Berisha, G. dhe Shiroka-Pula, J. (2012). “Performanca e investimeve të Trustit të Kursimeve Personale të Kosovës para, gjatë dhe pas krizës globale financiare”, Revista Shqiptare Social Ekonomike, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike QSHKE Viti XVIII, Nr. 1 (70), Tirana, 2012, 311(49-60): ISSN 2222-5846.
- Shiroka-Pula, J., Berisha, G.and Ahmeti, S. (2012). “The Impact of Portfolio Diversification in the Performance and the Risk of Investments of Kosovo Pension Savings Trust”, Journal of Business and Economics Vol. 3 / N.3 /, New York, 2012, 248 (198-212) : ISSN 2155-7950.
- Shiroka-Pula, J., Surdulli, S. dhe Pula, L. (2011). “Analiza e politikave ekonomike: studimi i rastit të Kosovës”, Albanian Socio Economic Review, Albanian Centre for Economic Research Viti XVII, Nr.5 (69) / Tirana, 2011, 271 (15-22): ISSN 2222-5846.
- Shiroka-Pula, J. dhe Saliu, F. (2009). ”Evaliumi i faktorëve ekonomikë të Maqedonisë gjatë periudhës së tranzicionit”, VIZIONI 11&12, Revistë e shkencave shoqërore, Volume 11-12 , Shkup-Maqedoni, 2009, 395 (201-212): ISSN 1409-8962, UDC 316, 33, 32.
- Krasniqi, B., Shiroka-Pula, J., Kutllovci, E. (2008). “The determinants of entrepreneurship and small business growth in Kosova: evidence from new and established firms”, International Journal of Entrepreneurship and Innovation Management, Volume 8, No.3, (320-342): ISSN (Print) 1368-275X, ISSN (Online) 1741-5098.
- Shiroka-Pula, J. (2003). “Investimet humane në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror”, Economia 1-2, Instituti Ekonomik, Prishtinë, 2003, 178 (99-105).
- Shiroka-Pula, J. (1998). “Diskriminimi në punësim mbi baza kombëtare në Kosovë- Shkelje themelore e të drejtës së njeriut“, E Drejta 3-4, Revistë për çështje juridike dhe shoqërore, Prishtinë 1998, 185 (123-132): ISSN 0350-7890.
- Shiroka-Pula, J. (1997). “Disa ecuri në ekonominë e Kosovës në periudhën 1990-1995”, Economia 3-4, Instituti Ekonomik, Prishtinë, 1997, 138 (69-81):YU ISSN 0350-607X.
- Shiroka-Pula, J. (1997). “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik”, Economia 1-2, Instituti Ekonomik, Prishtinë, 1997, 207 (105-126): YU ISSN 0350-607X.
- Shiroka-Pula, J. (1987). ”Nezaposlenost i privredna struktura- Meduzavisne komponente privrednog razvoja”, Obelezje 6, viti XVII, Casopis za drushtvena pitanja nauku i kulturu, Prishtina, 1987, 222 (99-109): YU ISSN 0350-9400.
- Shiroka-Pula, J. (1986). “Aplikimi i metodave të transportit në analiza ekonomike”, Economia 6, Instituti Ekonomik, Prishtinë, 1986, 405 (365-381): YU ISSN 0350-607X.
Punimet profesionale:
- Shiroka-Pula, J. (July 16, 2010). Mining Journal, London, www.mining-journal.com, (fq5).
- Shiroka-Pula, J. (Qershor 2010). Zhvillimi i energjetikës sipas qasjes evropiane, prioritet i Qeverisë, SOROS (Kosovo Foundation for Open Society), nr.1, (fq. 6-9).
Punimet në konferencat shkencore:
- Lajqi, S., Shiroka-Pula, J. and Krasniqi, B. (2019).” Education and Entrepreneurship Career Choice in Kosovo. Economic and Social Development”, 44th International Scientific Conference on Economic and Social Development, Split (19-20 September 2019), 734 (26-34): ISBN 1849-7535.
- Krasniqi, B., Shiroka-Pula, J. dhe Lajqi, S. (2019). “Entrepreneurship Education and Career Choice in Kosovo”. Sistemi i arsimit, tregu i punës dhe zhvillimi ekonomik-sfidat dhe perspektivat. Kosovo Academy of Sciences and Arts, Prishtinë (26-27 tetor 2018), faqe.367(67-82): ISBN 978-9951-26-006-0.
https://www.ashak.org/repository/docs/Sistemi_i_Arsimit_567943.pdf#page=67 - Shiroka-Pula, J. (2019).” Sfidat dhe rritja ekonomike në Kosovë në periudhën 2008-2018”, Simpozium Shkencor Ndërkombvtar, Pavarësia e Kosovës dhe Sfidat e Shtetndërtimit, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës- Seksioni i Shkencave Shoqërore, Prishtinë (17 maj 2018), faqe191(169-191): ISBN 978-9951-26-009-1.
- Shiroka-Pula, J. dhe Haxhimusa, (2018). ” Lëvizja e tregut energjetik të Kosovës drejt tregut rajonal dhe e ardhmja e tij në tregun Evropian “, Tryezë shkencore “Rruga e Kosovës drejt Integrimit ekonomik Evropian”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës -Seksioni i Shkencave Shoqërore, Prishtinë (29 nëntor 2017), 131 (23-39): ISBN 978-9951-615-87-7.
- Shiroka-Pula, J. (2018). ” Infrastruktura ligjore dhe rregullatore në sektorin e energjisë në Kosovë – ana ligjore”, Tryezë shkencore “Rruga e Kosovës drejt Integrimit ekonomik Evropian”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës- Seksioni i Shkencave Shoqërore, Prishtinë (29 nëntor 2017), 131 (107-121): ISBN 978-9951-615-87-7.
- Pula, F. and Shiroka-Pula, J. (2016). “Economic empowerment of women in Kosovo and factors that directly influence women’s Economic empowerment”, Economic and Social Development, 15 th International Scientific Conference on Economic and Social Development – Human Resources Development, Varazdin (9-10 June 2016), 470 (231-237): ISSN 1849-7535. https://search.proquest.com/openview/dcecf88855e97109a6bde56da37a2d0f/1?pq-origsite=gscholar&cbl=2033472
- Shiroka-Pula, J., Gjonbalaj, D. dhe Miftari, I. (2016). “Efektet e privatizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë”, Java e Shkencës 2014, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, Departamenti i Shkencës dhe i Teknologjisë KII, Prishtinë 2015, 361 (241-246): ISBN 978-9951-16-089-6.
- Qela, M., Shiroka-Pula, J., Londo, A. dhe Nushi,V. (2014). “The general energy audit in a primary school in Prishtina”, 3rd International Conference on Business, Technology and Innovation (UBT), Chapter: Architecture, Spatial Planning and Civil Engineering, Durrës-Albania, 7-8 nëntor 2014, 254 (8-16): ISBN 978-9951-437-33-2.
- Shiroka-Pula, J. (2013). “Ndërtimi i termocentraleve të reja në Kosovë”, Konferenca shkencore , Energjetika dhe Mjedisi për zhvillim të qëndrueshëm (1), Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të Natyrës, Prishtinë (30 tetor 2013),574 (193-207): ISBN 978-9951-615-30-3.
- Shiroka-Pula, J., Qela, M. and Xhelili, F. (2013). ”Standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe roli i tyre në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, Regional Science Conference with International Participation (3), International Conference with the theme: Effects of Global Risk in Transition Countries”, Peja ( Maj 2013), 700 (600-607): http//www. Dukagjini college.eu /libri3/.
- Ibrahimi, I., Riza, M. dhe Shiroka-Pula, J. (2012). “Ndikimet ekonomiko-mjedisore nga aplikimi i metodës Granuzimi i thatë i integruar i bramcës së Ferronikelit”, Konferenca shkencore- Resurset Minerale (1)- Bazë për Zhvillimin ekonomik të Kosovvs, Instituti për Hulumtime Ekonomike- GLOBUS, Prishtinë 2012, 184 (160-173): ISBN 978-9951-582-09-4.
- Shiroka-Pula, J., Leno,V. and Surdulli, S. (2012): “For sustainable development based on mineral and human resources in Kosovo”, Regional Science Conference – Mineral Resources (1)- The foundation for Kosovo’s economic development, Institute of Economic Research- GLOBUS, Prishtina 2012, 152 (42-50): ISBN 978-9951-582-09-4.
- Surdulli, S., Pula, L., Elshani, A. dhe Shiroka-Pula, J. (2012). “Econometric Consumption Demand Analysis – Multiple linear regression”, Regional Science Conference with International Participation (2), with the theme: Society Internationalization – Effectivity and problems, Peja (01-02 June 2012), 476 (413-416): ISSN 2232-8742.
- Shiroka-Pula, J., Shahini, B., Xhelili, F. and Prenaj,V. (2012). ” Energy and small and medium enterprises – challenges and options”, Regional Science Conference with International Participation (2), with the theme: Society Internationalization – Effectivity and problems, Peja (01-02 June 2012), 476 (405-411): ISSN 2232-8742.
- Shiroka-Pula, J., Xhelili, F. and Elshani, A. (2011). ”Ristrukturimi i Korporatës Energjetike në sipërmarrje të pavarura dhe potencial për menaxhim efikas”, Konferenca e katërt ndërkombëtare: Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik Rajonal përmes zhvillimit të NVM-ve (4), Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus”, Prishtinë (dhjetor 2011), 771 (739-750): ISBN 978-9951-582-02-5.
- Shahini, B. and Shiroka-Pula, J. (2011). “Methodologies on measuring the local impact of tourism”, Second International Tourism Conference “Challenges of Sustainable tourism development 2011” (2), Chtmbal, Tempus, Shkodra-Albania (4 November 2011), 538 (447-461): ISBN 978-9928-4011-6-8.
- Shahini, B. and Shiroka-Pula, J. (2011). “Adopting Euro, as a challenge of European Integration Process: is it a proper time – Case of Albania”, International Conference: Information Systems and Technologies and their importance in the economic development, Albania (10-11 June 2011), 730 (301-311): ISBN 978-99956-59-13-4.
- Shahini, B. and Shiroka-Pula, J. (2011). “Decentralization and Revenues Issues in Albanian Local Governance”, Regional Science Conference With International Participation: Stable Local Development challenges and opportunities Year 1, No.1, Peja (03-04 June 2011), 516 (27-31): ISBN 2232-8742.
- Shiroka-Pula, J. dhe Surdulli, S. (2009). “Modelimi i politikave ekonomike-Zbatimi i modeleve ekonometrike”, Konferenca e 2-të : Ekonomia Rajonale përballë Sfidave të Integrimit QSHR-KSMI (Dhjetor 2009), 320 (301-319): ISBN 978-99956-34-46-9.
- Shiroka-Pula, J. (1996). “Valorizimi i fondeve kryesore”, Konferencë shkencore: Shqyrtimi multidisiplinor i mundësive zhvillimore të Kosovë (1-2 nëntor1995), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Prishtina 1996, 413 (163-174).
- Shiroka-Pula, J. (1987). “Zaposlenost i privredna struktura meduzavisne komponente privrednog razvoja”, Problemi i mogucnosti brzeg razvoja nedovoljno razvijenih podrucja Jugoslavije (1), SEK (Savez Ekonomista Kosova), Prishtina, 1987, 418 (324-331).
Kumtesat në konferenca:
- Justina Shirka Pula, Ilir Hajdini, Adhurim Haxhimusa, (2018). ”Faktorët përcaktues në suksesin e nxënëseve në shkollat e Republikës së Kosovës”, Konferenca shkencore Ndërkombëtare, Sistemi i arsimit, tregu i punës dhe zhvillimi Ekonomik-sfidat dhe përspektiva , Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës- Seksioni i Shkencave Shoqërore, Prishtinë (26-27 tetor 2018), 92 (60/62): ISBN: 978-9951-615-95-2.
- Besnik Krasniqi, Justina Shirka Pula, Saranda Lajci Krasniqi, (2018).” Përcaktuesit e studentëve Kosovarë për ndërmarrësi”, Konferenca shkencore Ndërkombëtare, Sistemi i arsimit,tregu i punës dhe zhvillimi Ekonomik-sfidat dhe përspektiva, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë (26-27 tetor 2018), 92 (34/35):ISBN: 978-9951-615-95-2.
- Qela, M., Shiroka-Pula, J. dhe Nushi,V., (2016). “Faktorët ndikues në kursimin e energjisë në ndërmarrjet prodhuese në Kosovë – rast studimor”, Takimi i Njëmbëdhjetë Vjetor Ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca (IASH), Tiranë (01 – 03 shtator 2016), 242 (233): ISBN 978-9928-110-71-8. www.alb-shkenca.org.
- Shiroka- Pula, J. (2015).”Kursimi i energjisë elektirkr në anvisër në rajonin e Gjilanit për njv zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik-rast studimor”, Konferenca e II-rë Shkencore regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi,Serbi), Studimi i ligjit dhe siguria publike faktor ndikues për bashkëpunimin ekonomik rajonal, Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike -ISLD, Gjilan (7 mars 2015), fq 59: ISBN 978-9951-8906-2-5.
- Qelaj, M., Shiroka- Pula, J., Londo, A., Bibaj, F. dhe Nushi,V. (2014).” The General Energy Audit in A Primary School in Pristina-A Case Study”, 3 rd International Conference on Business, Technology and Innovation, UBT, Durres (7-8 november 2014), 142 (94): ISBN 978-9951-437-26-4.
- Qelaj, M.,Shiroka- Pula, J., Maliqi, R., Halili, Z. dhe Kasumaj,V. (2014).”Infrastuktura ligjore dhe rregullatore në sektorin e energjisë në Kosovë-ana ligjore”, Konferenca e I-rë Shkencore regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi,Serbi), E drejta dhe Kultura politike si faktor ndikues në ndikimin e shtetit modern, Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike -ISLD, Gjilan ( 19-20 shtator 2014), 181(156).
- Shiroka- Pula, J., Gjonbala D., (2014). “Efektet e privatizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM )në Kosovë (2003-2012)”, Konferenca Shkencore: Java e shkencës Ministria e Arsimit Shkenës dhe Teknoligjisë (MASHT), Prishtinë (maj 2014),fq 13-16.
- Ibrahimi, I., Kongoli, F., Musa, R. and Shiroka-Pula, J. (2013). “Basic Control Principles for Producing a High Performing New Ceramic Glass by Mixing Fly Ash, Ferronickel Slag and Waster Glass (I)”, Automatic Control for Sustainable Development, MMM 2013, 15th IFAC Symposium Control, Optimization and Automation in Mining, Mineral & Metal Processing, San Diego, California (25-28 August 2013), 48 (36): www.floger.org/MMM2013.
- Shiroka- Pula, J. dhe Haxhimusa, A. (2012).”Rëndësia e zhvilliumit të Broadband-it në zhvillumin ekonomik të Kosovës”, Konferenca e pestë Shkencorë Ndërkombëtare- Globalization, Devolopment, Publik Policy& Management; A Business Development Perspective, Instituti për hulumtime ekonomike GLOBUS, Prishtinë ( 29 shtator 2012), 90 (4-5): ISBN978-9951-07-0.
- Shiroka- Pula, J., Lleno,V. dhe Surdulli, S.,(2012). “ Për një zhvillim të qëndrueshëm të bazuar në resurset minerare dhe njerëzore në Kosovë”, Konferencë shkencore -Resurset Minerare, Bazë për zhvilliumin ekonomik të Kosovës, Instituti për hulumtime ekonomike GLOBUS, Prishtinë (shkurt 2012), 65 (25): ISBN978-9951-582-03-2.
- Beqiraj, M., Ramosaj, B. dhe Shiroka-Pula, J. (2011). “Modeli i Korporatizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës” , Studiuesit shqiptarë, faktor i rëndësishëm i integrimit në rrjedhat evropiane, Takimi i VI-të i Institutit Alb-Shkenca, Prishtinë (1-4 shtator, 2011), 712 (421): ISBN 978-9951-518-10-9.
- Shiroka-Pula, J. dhe Surdulli, S. (2011). “Modeli ekonometrik i planifikimit të kuadrove të arsimit, të nevojshme për shkallën e caktuar të zhvillimit ekonomik” , Studiuesit shqiptarë, faktor i rëndësishëm i integrimit në rrjedhat evropiane, Takimi i VI-të i Institutit Alb-Shkenca, Prishtinë (1-4 shtator, 2011), 712 (426): ISBN 978-9951-518-10-9.
- Krasniqi, B., Shiroka-Pula, J. and Kutllovci, E. (2007). “Determinants of Entrepreneurship and Small Business Growth in Kosova”, International Entrepreneurship –stimulating smarter successful small businesses world-wide Institute for SMALL Business & Entrepreneurship Conference Glasgow, Scotland (ISBE Conference Secretariat, Glasgow-Scotland 7-9th (November 2007), 259 (184): ISBN 978-1-900862-02-8.
Projektet shkencore dhe profesionale:
- “Ligjet e Energjisë” (Ligj Nr. 03/L-184, 15 nëntor 2010), Prishtinë: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2010), Botuese: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM).
- “Ligji për Minierat dhe Mineralet”, (Ligji Nr. 03/L-163, 22 korrik 2010), Prishtinë: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2010), Botuese: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM).
- ”Efiçienca dhe burimet e ripërtërishme të energjisë“, (Progresi 2008-2010 dhe vizioni për të ardhmen), Prishtinë: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2010), Botuese: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM).
- ”Promovimi i zonave të interesit të veçantë – Mineralet”, Prishtinë: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2009), Botuese: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM).
- ”Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2009-2018”, Prishtinë: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2009), Botuese: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM).
- ”Udhëzues për licencimin e aktiviteteve minerare në Kosovë”, Prishtinë: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2008), Botuese: Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM).
- ”Plani veprues për arritjen e barazisë gjinore” Kroaci: (grup autorësh dhe ekspertësh), (2002), Botues: UNIFEM (United Nations Development Fund for Women).
- ”Gjendja dhe valorizimi i potencialit të zhvillimit ekonomik të Komunës së Rahovecit”, Prishtinë: (grup autorësh), (1998), Botues: Instituti për Hulumtime Ekonomike i Fakultetit Ekonomik.
- ”Humbja dhe shkatërrimi i ekonomisë së Kosovës gjatë viteve të 90-ta”, Prishtinë: (grup autorësh), (1998), Botues: Instituti për Hulumtime Ekonomike i Fakultetit Ekonomik.
- ”Eksploatimi i resurseve materiale për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, Prishtinë: (grup autorësh), (1988), Botues: Instituti për Hulumtime Ekonomike i Fakultetit Ekonomik.
- “Trendi dhe mundësitë e zhvillimit të mikroekonomisë së Prishtinë”, Prishtinë: (grup autorësh), (1987), Botues: Oda Ekonomike, Prishtinë.
- ”Zhvillimi Ekonomik i Kosovës në Jugosllavi”, Prishtinë: (grup autorësh), (1986), Botues: Instituti për Hulumtime Ekonomike i Fakultetit Ekonomik.