Fetah Podvorica

Anëtar korrespondent
Share on print
Print

Biografia



Fetah Podvorica lindi më 1968 në Dumosh të Podujevës, ku kreu shkollimin fillor, ndërsa të mesmin e kreu në Podujevë. Studimet i kreu në Departamentin e Kimisë, të FSHMN-së, të Universitetit të Prishtinës më 1993. Studimet e pasuniversitare në lëminë e Kimisë fizike i vazhdoi në Universitetin e Parisit 7, Denis-Diderot, në Francë në vitt 1996/97 dhe mori diplomën e studimeve të thelluara. Studimet e doktoratës i vazhdoi në Universitetin e Parisit 7 prej vitit 1997 deri në vitin 2000, duke e zbatuar elektrokiminë në mveshjen e metaleve me shtresa organike. Puna hulumtuese u kurorëzua me patentim dhe temën e doktoratës e mbrojti në qershor të vitit 2000 në Universitetin e Parisit 7. Në dhjetor të vitit 2010 në Paris, në ESPCI (Ecole Superieure de Physique et de Chimie de Paris) mbrojti Habilitimin për udhëheqje të hulumtimit shkencor dhe e morri kualifikimin për profesor të rregullt në Francë. Më 1993 u zgjodh asistent në Departamentin e Kimisë. Gjatë viteve 1998-2000 është angazhuar në mësimdhënie me studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Parisit 7. Në shtator të vitit 2000 u kthye në Universitetin e Prishtinës me ç’rast u angazhua ligjërues i Kimisë fizike dhe i Korrozionit. Në vitin 2002 u zgjodh profesor asistent, në vitin 2006 profesor i asocuar kurse më 2009 profesor i rregullt. Në vitet 2003-2013 ka qenë profesor i ftuar, në Ecole Superieure de Physique et de Chimie (ESPCI) në Paris ku ka vazhduar punën hulumtuese dhe ka udhëhequr kandidatë në hulumtim në doktoratë e postdoktoratë. Prej vitit 2014 është profesor i ftuar në Universitetin Paris 7 dhe në Universitetin e Orleansit në Francë. Ka qenë profesor i ftuar në Universitetin e Leuvenit në Belgjikë, më 2020, atë të Leipzigut në Gjermani, më 2011, në atë të Paris Est, në Francë, më 2009 si dhe në Universitetin e Aarhusit, në Danimarkë, më 2008.
Shumica e punimeve shkencore nga lëmi i Elektrokimisë i janë botuar në revistat e American Chemical Society, Royal Chemical Society dhe Elsevierit. Ka patentuar 2 patente lidhur me mveshjen e sipërfaqes së metaleve me shtresa organike, njërin në Evropë dhe tjetrin në ShBA. Licenca e patenteve sot shfrytëzohet për veshje të stenteve me filma organikë të komercializuara nga kompania Sinomed në Kinë. Ka bashkë-organizuar një Simpozium shkencor në kongres ndërkombëtar të International Society of Electrochemistry i mbajtur në Durban (2019, Afrikë e Jugut) si dhe ka mbajtur prezentime me gojë të tilla si i ftuar ose si i përzgjedhur në Pekin (viti 2009, Kinë), Nicë (2010, Francë), Saint Malo (2015, Francë), Hagë (2016, Holandë), Bologne (2018, Itali). Ka organizuar tryezën shkencore me titull “Materialet Kompozite” më 6 prill 2018 në kuadër të Seksionit të ShN të ASHAK-ut e cila ka patur karakter ndërkombëtar. Ka marr pjesë në disa projekte shkencore në nivel vendi dhe në Francë.
Është anëtar i rregullt i American Chemical Society nga viti 2005 dhe International Society of Electrochemistry nga viti 2008. Prof. Podvorica është sekretar i redaksisë së botimit të revistës Research, botuar nga Seksioni i Shkencave të Natyrës së ASHAK-ut. Është editor i asocuar i revistës Chemistry Africa, botuesi Springer dhe anëtar i këshillit redaktues të revistës Electrochem, MDPI journals. Është recensent i disa revistave të American Chemical Society nga viti 2004 si dhe atyre të Royal Society of Chemsitry dhe të Elsevier-it prej vitit 2006. Ka qenë recensent i projekteve shkencore të dorëzuara në kuadër të CNRS- Francë (Qendra kombëtare për kërkim Shkencor), Israel Research Council, si dhe disa Universitete të Belgjikës.
Ka botuar 2 kapituj librash, në lëminë e kripërave të aril diazoniumit, nga shtëpitë botuese Wiley dhe Taylor & Francis. Ka udhëhequr deri më tani 6 PhD si dhe 2 post doktorantë dhe ka marr pjesë si kryetar ose anëtar i jurisë në 10 mbrojtje të temave të PhD në Francë dhe Itali.
Në vitet 2002-2005 ka qenë sekretar i Departamentit të Kimisë; 2007-2010 ka udhëhequr studimet e doktoratës në FSHMN të, Universitetit të Prishtinës, 2014-2015 ka qenë prorektor në Universitet të Prishtinës kurse në vitet 2007-2011 anëtar i Këshillit Kombëtar për shkencë.
Më 2016 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ndërsa prej janarit të vitit 2018 është zgjedhur sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës të ASHAK-ut. Më 2017 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave, Arteve dhe Letërsisë të Dijon-it, Francë. Ligjëratën inauguruese në këtë institucion e ka mbajtur më 10 prill 2019.
Është shpallur shkencëtar i vitit 2013 nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë të Kosovës ndërsa në vitin 2019 është shpërblyer prej rektorit të UP-së me mirënjohje për arritje të lartë shkencore dhe kontribut të çmuar në ngritjen e Universitetit të Prishtinës në ranglista ndërkombëtare të vlerësimit të universiteteve.

Bibliografia



Punime shkencore në revista ndërkombëtare:


Citimet e punimeve nga autorët tjerë:


Patente:

 

Kapituj librash:

  • Autor i Kapitullit “Non-Diazonium Organic and Organometallic Coupling Agents for Surface Modification” në librin e parë  monografik të kripërave të diazoniumit   me titull “Aryl Diazonium Salts New coupling agents in Polymer and Surface Science” të botuar në qershor të 2012 nga Wiley, në Weinheim Gjermani.
    http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/9783527650446.ch12/summary
  • Koautor i kapitullit “Electrode Surface Modification Using Diazonium Salts” në librin Electroanalytical Chemistry, A Series of Advances: Volume 26, Edited by Allen J. Bard and Cynthia G. Zoski, CRC Press 2015, Pages 115–224, DOI: 10.1201/b19196-4.
    http://www.crcnetbase.com/doi/10.1201/b19196-4

 

Projektet shkencore:

  • Kanoufi, C. Combellas and F. I. Podvorica, projekt trevjeçar (2007-2010) ANR-06-BLAN-0368  në kuadër të Agence Nationale de la Recherche të Francës.
  • Koordinator lokal i projektit « Catalyst for South Eastern Europe » MatCatNet. Koordinator qendror, prof Eva-Marie Hey-Hawkins, Universiteti i Leipzig-ut.
  • Bashkë-koordinator i projektit Erasmus Plus : Erasmus+ KA107 Project 2016  (1.6.2016-31.7.2018) Mobility with partner countries. Ky projekt është bërë në bashkëpunim me prof Eva-Marie Hey-Hawkins, Universiteti i Leipzig-ut.
  • Kordinator i projektit “Modifikimi i qymyrit me shtresa të holla organike”. Projekt dy vjeçar (2019-2020) ASHAK.

 

Organizimi i tubimeve shkencore:


Ligjëratat në kongreset ndërkombëtare:

  • Electrografting Beynd Diazonium Salts. J. Pinson and F. I. Podvorica. 70th Annual Meeting of the International Society of Electrochemistry, Durban, South Africa, 4-9th August 2019.
  • Electrochemical Preparation of a Molecularly Imprinted Polypyrrole – modified Glassy Carbon Electrode for Determination of Isoproturon. Imer Sadriu, S. Bouden, J. Nicolle, F. Podvorica, K. Gondry, L. Amalric, B. Claude, C.Vautrin-Ul. The 13th ECHEMS Saint-Pierre-d’Oleron, France, 20 – 23 May 2019.
  • Greffage de molécules organiques par détournement de la reactivité des radicaux aryles. F. I. Podvorica. Journée «Greffage de molécules organiques » CEA Saclay France. 27th Septembre 2019.
  • Electrofenton process. The influence of electrode materials. F. I. Podvorica. Conference “Water micropollutants: from removal to detection”. Orleans, France, 26-28 Novembre 2018.
  • F I. Podvorica, D.  Hetemi,  F.  Kanoufi, C.  Combellas and J.  Pinson. 69th Annual Meeting of the International Society of Electrochemistry, Bologna, Italy, 02-07 Septembre 2018.
  • Electrochemical preparation of a molecularly imprinted polypyrrole – modified glassy carbon electrode for determination of isoproturon. I. Sadriu, B. Cagnon, V. Bertagna, F. I. Podvorica, C. Vautrin-Ul. Conference “Water micropollutants: from removal to detection”. Orleans, France, 26-28 Novembre 2018.
  • Elaboration de capteurs à base de polymères à empreintes moléculaires (MIPs) pour la détection de micropolluants émergents dans les eaux. S. Bouden, I. Sadriu, J. Saade, V. Bertagna, B. Cagnon, B. Claude, R. Nehme, P. Morin, F. Podvorica and C. Vautrin-Ul. Journées d’électrochimie, 26 Jun-29 June 2017, Bordeaux, France.
  • Molecularly Imprinted Polymer Nano layers for the electrochemical detection of pesticides. S. Bouden, I. Sadriu, J. Saade, V. Bertagna, B. Cagnon, B. Claude, R. Nehme, P. Morin, F. Podvorica and C. Vautrin-Ul. 12th Meeting ECHEMS, 06- 09 June 2017, Milano Marittima – Italy.
  • Surface modification of polymers by reaction of alkyl radicals. D. Hetemi, C. Combellas, F. Kanoufi, J. Pinson, F. I. Podvorica,  25th international Conference on Materials and Technology, Portoroz, Slovénie, 16-19 Octobre 2017.
  • Grafting of thin alkyl films on carbon, metal and polymer surfaces via a radical crossover reaction. F I. Podvorica, D.  Hetemi,  F.  Kanoufi, C.  Combellas and J.  Pinson. 68th Annual Meeting of the International Society of Electrochemistry, Hague, Netherland, 21-26 August 2016.
  • Advanced Oxidation Processes for the degradation of Persistant Organic Pollutants. F. I. Podvorica. Konferencë ndërkombëtare e organizuar në Podgoricë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi në bashkëpunim me Akademinë Botërore të Shkencave dhe Arteve (WAAS) dhe Akademinë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (EASA) prej 16 – 18 maj 2019.
  • Photografting versus electrograffting for modifications of surfaces by organic layers. F. I. Podvorica, C. Combellas, D. Jiang; F. Kanoufi  and J. Pinson. Journées d’électrochimie, Paris, France, 8-11/7/2013.
  • The influence of anode material on electro-Fenton process efficiency. F. Sopaj, N. Oturan, F. I. Podvorica and M. Oturan. Meeting on contaminated soils. Universite Paris Est. 18-20 June 2012.
  • Radicals Generated by H Atom Abstraction, their Attachment to Metallic Surfaces: the case of acetonitrile, F. I. Podvorica, A. Berisha, C. Combellas, F. Kanoufi and J.  Pinson. 61st meeting of the International Society of Electrochemistry, Nice, France, 26/09-01/10 2010.
  • Electrografting of organic moieties from conductive surfaces: control of the thickness of the grafted  layer by the chemical structure. F. I. Podvorica, C. Combellas, F. Kanoufi and J. Pinson. 60th Annual Meeting of the International Society of Electrochemistry, Beijing, China, 16-21/08/2009.
  • Électrogreffage a partir de sels de diazonium: de la monocouche à une couche micrométrique. F. I. PodvoricaC. Combellas, D. Jiang; F. Kanoufi  and J. Pinson. Journées d’électrochimie, Sinaia, Roumanie, 6-10/7/2009.
  • Steric effects in the reaction of aryl radicals on surfaces. F. I. Podvorica, C. Combellas, D. Jiang; F. Kanoufi  and J. Pinson. 4th Meeting ECHEMS, Camaret sur Mer, France, 25-28/06/2008.
  • Direct and Indirect Electrografting of Surfaces. Combellas C., F. Kanoufi  and Podvorica F.; 58th Annual Meeting of the International Society of Electrochemistry, The Banff Centre, Banff, Canada, 09 – 14/09/2007.
  • Formation de film de polyphènylene sur les métaux. Combellas, C. ; Kanoufi, F. ; Pinson, J.  and Podvorica F. I., Journées d’électrochimie, Lyon, France, 2-6/7/2007.


Prezentimet poster:

  • Pinson J., Podvorica F.; 1ères Journées de la matière condensée de Paris-Centre, Paris, France, 23-24/03/1999.
  • Adenier A., Lalot T., Pinson J., Podvorica F.; 2èmes Journées de la matière condensée de Paris-Centre, Paris, France, 23-24/01/2000.
  • I. Podvorica, C. Combellas, M. Delamar, F. Kanoufi and J. Pinson.9 International Simposium for Pasivation of Metals, semiconductors and the properties of thin oxide layers.Paris, France, 27/06 – 01/07/2005.
  • Combellas C., Kanoufi F., Pinson J. and Podvorica F. I. Journées de Nanochimie. Paris, France, 31/01- 01/02/2006.
  • I. Podvorica,C.Combellas C., F. Kanoufi and J. Pinson. 57th Annual Meeting of the International Society of Electrochemistry. Edinburgh, Scotland, 31/8–06/9/2006.
  • F. I. Podvorica, Combellas, J. Pinson.5th International Conference of the Chemical Societies of the South-East European Countries, Ohrid, Macedonia, 10 – 14/9/2006.
  • T.Selimi, Gashi, F. I. Podvorica and B. Thaçi. 5th International Conference of the Chemical Societies of the South-East European Countries, Ohrid, Macedonia, 10 – 14/ 9/ 2006.
  • Gashi S. T.; Daci N. M.; Podvorica F. I.; Selimi T. and Thaçi B. S. Euromembrane 2006, Napoli, Italy,  24 – 28/9/ 2006.
  • Gashi S. T., Daci N.M., Podvorica F.I., Selimi T. and B. S. Thaçi. Permea 2007; Siofok, Hungary, 02-06/09/ 2007.
  • Photochemical Grafting of Acetonitrile and Iodoacetonitrile on Metallic Sufaces. A. Berisha, C. Combellas, F. Kanoufi, J.  Pinson and F. I. Podvorica, 61st meeting of the International Society of Electrochemistry, Nice, France,26/09-01/10 2010.
  • Electrochemical versus Photochemical Grafting of Acetonitrile onto Metalls A. Berisha, C. Combellas, F. Kanoufi, J.  Pinson and F. I. Podvorica, 7th Meeting ECHEMS, Paris, France, 23-26/05/2011.
  • Berisha, M. Bouriga, C. Combellas, A. Deronzier, F. Kanoufi, J. Pinson, F. Podvorica, Journées d’électrochimie, Paris, France, 8-11/7/2013.
  • Hashani, J. Halili, V. Mehmeti, K. Jusufi. A. Berisha, M. Paqarizi, F. Podvorica.Conference: Workshop “From Molecules to Functionalized  Materials“.Oher, September 2016.
  • Sinteza, studimi elektrokimik, spektroskopik dhe teorik (DFT/B3LYP) i derivateve të substituara të benzendiazoniutetrafluoroborateve dhe dediazonimi i tyre përmes mikrogrimcave të hekurit në mjedis acidik. . B. Shatri, Gj. Hulaj, V. Mehmeti, F. Podvorica, A. Berisha. Alb Shkenca Tirane September 2016.
  • Shatri, Gj. Hulaj, V. Mehmeti, F. Podvorica, A. Berisha, J. Halili, K. Jusufi.Conference: XXIV Congress of Chemists and Technologists of Macedonia, Ohrid Macedonia September 2016.
  • Corrosion inhibition of mild steel in aqueous sulfuric acid solution using heterocyclic mercapto compounds – an experimental and theoretical study. V. Mehmeti, K. Kalcher, F. Podvorica, A. Berisha. Radiation journal, 2017, 2, 41-45.
  • The effect of the chain length of n-carboxylic acids onto the corrosion inhibition of copper in chloride and acidic aqueous media. V. Mehmeti, F. Podvorica, K. Kalcher, A. Berisha, T. Arbneshi, J. Halili. Conference: 25th Croatian meeting of chemists and chemical engineers. April 2017, Porec, Croatia.
  • The use of murexide and methyl orange as corrosion inhibitors for mild steel in the sulfuric acid media. L. Çoçaj, F. Kurtaj, A. Berisha, F. Podvorica. ICNSM 2017, Tetove, Maqedoni.
  • Një studim teorik dhe eksperimental mbi sjelljen e acideve n-alkanoike mbi sipërfaqen e çelikut të butë në mjedisin ujor të klorureve dhe atë acidik. V. Mehmeti, F. Podvorica, K. Kalcher, A. Berisha, J. Halili. Alb Shkenca 2017 Prishtine, Kosove.
  • Experimental and Monte Carlo simulation studies of carboxylic acids as corrosion inhibitors on iron in acidic medium. V. Mehmeti, R. Vataj, A. Berisha, F. Podvorica. Conference: Java e Shkencës 2018, Prishtine, Kosove.
  • “Ab Initio” evaluation of the interaction strength, bond population, and geometry between gold cluster with an increased number of atoms and the nitrothiophenyl- or nitrophenyl- radicals. A. Berisha, F. Podvorica, J. Halili, V. Mehmeti, K. Jusufi. Conference: Java e Shkencës 2018, Prishtine, Kosove.
  • The impact of the modified graphite microparticles (with carboxyphenylene and benzenesulfonic groups) towards the corrosion behaviour of the mild steel in an aqueous solution of sulfuric acid. B. Shatri, B. Jashari, V. Mehmeti, J. Halili, R. Vataj, F. Podvorica, A. Berisha. Conference: Java e Shkencës 2018, Prishtine, Kosove.
  • Modification of material surfaces with organic molecules. F. I. Podvorica. Proceedings at Composite Materials. Academy of Sciences and Arts of Kosova. 2018
  • Application of Ti/IrO2-RuO2 and Boron doped Diamond (BDD) for the degradation of Organic Pollutants in water media. F. Sopaj, F.I. Podvorica, M. Oturan. Proceedings at Composite Materials. Academy of Sciences and Arts of Kosova. 2018.
  • Formimi i shtresave alkile në polimerë për aplikime bio-mjekësore. D. Hetemi, F. I. Podvorica, F. Kanoufi, C. Combellas, J. Pinson. Proceeding at Composite Materials. Academy of Sciences and Arts of Kosova. 2018.
  • Tuning the adsorption performance of graphite flakes through covalent surface modification with substituted phenyl layers derived from diazonium salts. E. Neziri, N. Haliti, L. Canziba, V. Thaqi, T. Arbneshi, I. Hashani, V. Mehmeti, J. Halili, F. Podvorica, A. Berisha. Conference: XXV Congress of Chemists and Technologists of Macedonia, Ohrid Macedonia September 2018.
  • Surface modification impact on the graphene oxide adsorption performance toward the Aldrin® molecule. N. Haliti, L. Canziba, E. Neziri, V. Mehmeti, J. Halili, R. Vataj, F. Podvorica, A. Berisha. Conference: XXV Congress of Chemists and Technologists of Macedonia, Ohrid Macedonia September 2018.
  • Effect of time, bubble diameter and pH value on the electrochemical behavior of oxygen bubble emerged on hematite and gold electrode. V. Haziri, J-F., Boily, A. Berisha, F. Podvorica, F. Gashi, , R. Vataj, B. Thaqi, M. Paqarizi. Conference: XXV Congress of Chemists and Technologists of Macedonia, Ohrid Macedonia September 2018.
  • Degradation of methyl violet, methyl blue, and methyl red by Fenton process. B. Mulaj, M. Raja, M. Hamidi, S. Govori, R. Vataj, F. I. Podvorica, Flamur Sopaj. Conference: XXV Congress of Chemists and Technologists of Macedonia, Ohrid Macedonia September 2018.
  • Surface covalently grafted pyridine layers as a complexing interface for heavy metal ions. V. Haziri, A. Berisha and F. Podvorica. Conference: II International Joint Science Congress of Materials and Polymers, Durrës, Albania, November 2018.
  • Strategy of functionalization for micropollutants electrochemical detection. I. Sadriu, S. Bouden, J. Nicolle, F. Podvorica, K. Gondry, E. Mathieu-Scheers, C. Grillot and C, Vautrin Ul. The 5th edition of Nanotech France 2019 International Conference and Exhibition Nano Tech,  26 -28 June 2019, Paris, France.
  • The Interaction of Some Alkyl Phosphonic Acids with the Cu(111) Surface in Aqueous Acid and Ethanol Media – a Monte Carlo Study. V. Mehmeti, F. I. Podvorica, R. Vataj. ISCMP, September 2019.


Ligjëratat profesor i ftuar në Universitete ndërkombëtare:

  • Lecture entitled « Greffage de surfaces conductrices par réduction électrochimique de sels aryldiazonium » 22th May 2003 at Laboratoire “Chimie analytique et environnement“, ESPCI, Paris, France.
  • Lecture entitled “Greffage de surfaces des métaux par réduction électrochimique de sels de diazoniums » 27th May 2004 at Laboratoire des métaux, CNRS, Thiais, France.
  • Lecture entitled « Grafting of material surfaces by aryldiazonium salts » 21th November 2008 at Chemistry Department of University of Aarhus in Denmark.
  • Lecture entitled « Modification of the Material‘s Surface with Aryl Diazonium Salts» 23th June 2009 at Laboratoire « Géomatériaux et Géologie de l’Ingénieur », Université Paris-Est, France.
  • Lecture entitled « Modification de surfaces par des sels d’aryl diazonium » 25th February 2011, SCAN (Seminaire de Chimie Autor des Nanosciences) at Faculty of Chemistry, Université Paris-Diderot, France.
  • Lecture entitled « The Use of the Aryl Diazonium Salts for the Modification of the Materials Surfaces » 2nd November 2011 at Chemistry and Mineralogy Faculty of University of Leipzig in Germany.
  • Lecture entitled « Modification of Carbon Surfaces with organic molecules» 7th October 2012 at Chemistry Department, Faculty of Natural Sciences, University of Skopje in Macedonia.
  • Lecture F. Podvorica, Humbolt Colleg Ohrid 20-23 april 2018.
  • Lectures Leipzig Recent Trends in Chemistry (7-15 June 2018)
  • Lecture Leuven 2020