Kryetarja e ASHAK-ut mbajti fjalën kryesore në ngjarjen e rrjetëzimit të Programit për Lidership dhe Mentorim

Me 12 shkurt 2026, kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), akademike Justina Shiroka-Pula, mbajti fjalën kryesore në ngjarjen e rrjetëzimit të Programit për Lidership dhe Mentorim, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) dhe mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Kjo ngjarje mblodhi gra nga fusha të ndryshme të përfshira në politikë, diplomaci, përfaqësuese në institucione publike, nga shoqëria civile, media, akademisë dhe biznesit, për të ndarë përvoja dhe për të ndërtuar lidhje domethënëse që mbështesin lidershipin e grave, bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në jetën publike.