baneri 2
 

Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri – Kosovë në kuadrin e integrimeve rajonale e më gjerë

Konferencë shkencore

Konferenca do të organizohet në bashkëpunim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Konferenca ka për qëllim analizën e kushteve, të rrethanave dhe të raporteve bashkëkohore për integrime ekonomike dhe angazhimin e subjekteve ekonomike të Shqipërisë dhe të Kosovës, si edhe të organeve dhe të organizatave qeveritare të të dy vendeve për shtrirjen sa më të gjerë të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve në kuadrin e integrimeve ekonomike rajonale dhe më gjerë. Pritet të marrin pjesë ekspertët e fushave të ndryshme të dy vendeve.