baneri 1
 

Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe

(projekt afatgjatë)

Me qëllim të ndjekjes së zhvillimit të gjuhës shqipe dhe të përmirësimit të normës së gjuhës letrare, vite më parë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, së bashku me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, kishin formuar Këshillin Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, i cili, deri sa ishte nën kryesimin e ASHAK-ut, nisi një punë të frytshme, për t’u ndërprerë në vitet kur kryesimi i Këshillit kaloi nën kompetencë të ASHSH-së. Gjatë vitit 2011 ASHAK ka zhvilluar kontakte dhe bisedime me ASHSH për aktivizimin e Këshillit, duke plotësuar të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga ASHSH, përfshirë edhe ndryshimet në rregullore dhe në strukturën organizative. Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASHAK-ut edhe në vitin 2012 do të angazhohet për të gjetur zgjidhjet sa më të përshtatshme për funksionalizimin e Këshilli Ndërakademik të Gjuhës Shqipe, duke marrë rol sa më bashkëpunues me strukturat udhëheqëse të ASHSH-së, të cilat tashmë janë identifikuar si pengesë kryesore e punës së këtij Këshilli.