Gjyljeta Mushkolaj Anëtar korrespondent

Biografia

Gjylieta Mushkolaj (Prishtinë, 1963) është profesoreshë e drejtësisë në Universitetin e Prishtinës dhe anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku ajo, është sidomos e angazhuar në punën e Rrjetit Ndërkombëtar të Akademive dhe Shoqërive Dijetare për të Drejtat e Njeriut në adresimin e çështjeve kritike të shkencës dhe të drejtave të njeriut, veçanërisht rastet e shkencëtarëve, studiuesve, inxhinierëve dhe profesionistëve shëndetësorë në të gjithë botën të cilët i nënshtrohen shtypjejeve të rënda vetëm për shkak të ushtrimit pa dhunë të të drejtave të tyre sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (UDHR).
Studimet themelore, (1986), studimet pasdiplomike të magjistraturës në shkencat kushtetuese administrative (1995) dhe studimet e doktoratës (2007) i ka përfunduar e sukses të shkëlqyeshëm në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet Master LLM në të drejtën kushtetuese krahasimtare i ka përfunduar në the State University of New York/ Central European University, NewYork/Budapest.
Në Fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës u zgjodh për herë të parë asistent praktikant për lëndën “Fillet e së drejtës”. Aktualisht, në studimet themelore i ligjëron lëndët: “Fillet e së drejtës,” dhe ”“Metodologjia e shkrimit ligjor”. Në studimet master i ligjëron lëndët: “Liritë dhe të drejtat individuale” dhe “E drejta jo-për-përfitim.”
Gjatë karrierës së saj akademike ka ligjëruar në Universitetin e Bolonjës si profesor vizitor, në master klasa në Inter-University Center në Dubrovnik në kuadër të Universistetit të Amsterdamit dhe ka shërbyer si studiuese dhe bashkëpunëtore në Qendrën ndërkombëtare për të drejtën jo-për-përfitim në  Washington, DC.
Ka shërbyer si ushtruese e detyrës së dekanit,  shef i katedrës Kushtetuese Administrative dhe anëtare e këshillit të Doktoratës të Fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës.
Si studente e dalluar në The State University of New York / Central European University, është zgjedhur dhe ka shërbyer në Zyrën e OKB-së në Gjenevë gjate Sesionit të 50të, jubilar për të drejtat e njeriut, në vitin 1994, kur është miratuar Rezoluta e parë ndonjëherë e OKB-së për Kosovë. 
Në vitet 1996/1999 ka punuar edhe në Qendrën Amerikane në Prishtinë, dhe në atë detyrë ka pas privilegjin që në bashkëpunim me këshilltarët ligjor të Departamentit të Shtetit të SHBA, të merr pjesë në hartimin e dokumenteve të Konferencës së Rambujesë. Për kontributin e dhënë është zgjedhur nga Departamenti i Shtetit të SHBA si “Foreign Service National Employee of the Year” për  çështje të Evropës Lindore dhe të Evroazisë.
Gj. Mushkolaj ishte Gjyqtare e gjeneratës së parë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Paraprakisht ka qenë anëtare e Komisionit Kushtetues të Kosovës, organit me rëndësi historike për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku e ka udhëhequr hartimin e Kapitullit  për të drejta të drejta të njeriut. Ishte edhe anëtare e grupit për themelimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, eksperte për decentralizim e Ekipit Negociator të Kosovës dhe anëtare e Këshillit të Përbashkët Këshillues të UNMIK-ut për Çështje Legjislative. Para emërimit në Gjykatën Kushtetuese, Gj. Mushkolaj shërbeu si Eksperte për organizimin e provimit të etikës për Komisionin e Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial (KPGjP), një organ autonom i udhëhequr nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim të shqyrtimit të njëkohëshëm, gjithëpërfshirës të përshtatshmërisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve për emërime të përhershme në Kosovë (vetingu), si dhe si Zëvendës Komisionere për Ndihmë Juridike dhe anëtare e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.
Krijimtaria shkencore e Gj. Mushkolaj përqëndrohet në fushën e kushtetutshmwrisw sw pushtetit lokal dhe nw fushwn e lirive dhe të drejtave individuale me theks të veçantë në lirinë e asociimit. Merr pjesë rregullisht me kumtesa të vlerësuara lartë ne konferencat më prestigjioze globale dhe evropiane të të drejtës kushtetuese. Kumtesat e Gj. Mushkolaj në Konferencën globale për Kushtetutëbërjen dhe Ndryshimet Kushtetuese në janar 2020 në Universitetin e Texasit ne Austin me titull “Local Government, Territoriality and Constitucionalism” dhe në Kongresin e VIII të Asociacionit Ndërkombëtar të të drejtës Kushtetuese në dhjetor të vitit 2010 në Mexico City me titull “The Impact of European Convention of Human Rights and Freedoms on Kosovo Constitutional Law” janë me rëndësi për tu veçuar. Më herët, për pesë vjet me radhë rregullisht ka botuar në revistën e mirënjohur International Journal of Not-for-Profit Law (IJNL) me seli në Washington, DC  që studion dhe analizon mjedisin ligjor për zhvillimin e shoqërisë civile. Si eksperte në fushën e të drejtave të njeriut, Gj. Mushkolaj është bashkë-autore e Fjalorthit Shqip/Anglisht-Anglisht/Shqip për të Drejtat e Njeriut, i botuar në Tiranë dhe në Prishtinë, që përveç rëndësisë shkencore, është vlerësuar si kontribut i vecantë në harmonizimin e terminologjisë juridike në gjuhën shqipe. Ky botim mbahet në bibliotekën e UNESKO-s në Paris dhe është përdorë gjerësisht në Shipëri dhe në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, si dhe është marrë për model, është përkthyer dhe zgjeruar nga Qendra për të drejta të njeriut në Tajvan, në gjuhën kineze, në katër vëllime.
Është pjesëmarrëse aktive e shoqërisë civile dhe aktualisht është aktive me ligjërata dhe kumtesa në webinaret qëndrore për zhvillimet kushtetuese dhe të drejtat e njeriut të organizuara nga universitetet dhe institutet prestigjioze kërkimore shkencore evropiane, por edhe nga Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, Komisioni i Venecias dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Gjatë karrierës profesionale, për kontribut në fushën e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut Gj. Mushkolaj ka fituar një sërë çmimesh, përfshirë Çmimin Presidencial për dhjetë vjetor të Pavarësisë,  Çmimin për drejtësi “Heroi Sali Çekaj” dhe çmimin “Grua Pioniere në fushën e drejtësisë.”

Bibliografia e përzgjedhur:

Bajrami, A., & Mushkolaj, G. (2020). DIALOGU KOSOVË-SERBI (Dilemat dhe kundërthëniet) (M. Kraja, Ed.). In DIALOGU KOSOVË-SERBI (DOKUMENTE). Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.

Mushkolaj, Gjyljeta, Visar Morina, and Johan Van Lamoen.Commentary- LLC Law on the Constitutional Court of the Republic of Kosovo. Prishtinë: Deutsche Gesellschaft Für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, 2014.

Mushkolaj, Gjyljeta. "Mbrojtja Ndërkombëtare e lirive dhe të drejtave të njeriut." Doracaku për përgaditjen e provimit të jurisprudencës. Prishtinë: Ministria e Drejtësisë dhe UNDP, 2009.

Mushkolaj, Gjyljeta. “Mbrojtja europiane e lirive dhe të drejtave të njeriut.” Doracaku për përgaditjen e provimit të jurisprudencës. Prishtinë: Ministria e Drejtësisë dhe UNDP, 2009.

Mushkolaj, Gjyljeta.  “Local Government and the Right to Freedom of Association.” Kosovo Decentralization Dialogue, LGI/OSI Budapest, and KFOS Prishtina, 2006, Prishtinë

Mushkolaj, Gjyljeta. “NGO and Government Partnership.”, Kosovo Decentralization Dialogue, LGI/OSI Budapest, and KFOS Prishtina, 2006, Prishtinë

Mushkolaj, Gjyljeta. “Këshilli i Evropës dhe mbrojtja e Lirive dhe të drejtave të njeriut”,  Manual për përgaditjen e provimit të jurisprudencës, Prishtinë, OSCE dhe Kosovar Institute for Euro-Atlantic Integration, 2004, Prishtinë.

Mushkolaj, Gjyljeta, Eralda Metasani, and Theodor Orlin. Human Rights Glossary Albanian English/ English Albanian. Tirana: UNESCO. Print.

Mushkolaj, Gjyljeta. "Kosovo: Managing NGOs in a New Legal Environment." International Journal for Not-for-Profit Law 2.4 (2000). Web.

Mushkolaj, Gjyljeta. "Registration nnd Activities For Kosovar NGOs In A New Legal Environment." International Journal for Not-for-Profit Law 2.2 (1999). Web.

Mushkolaj, Gjyljeta. "Pozita Kushtetuese e Komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës." Constitutio 1.1 (2012). Print.

Mushkolaj, Gjyljeta. "E Drejta në mjedis të shëndoshë jetësor si e drejtë themelore e njeriut." E DREJTA 1.1 (1997). Print.

Kumtesat në Kongreset, konferencat dhe simpoziumet shkencore në katër vjetët e fundit

Mushkolaj, G., Dr. (2020, 17 janar). Constitutional Design of Local Government and the Right of Municipalities to Freedom of Association. Kumtesë e prezantuar në 2020 Global Conference on the future of Constitutionalism in The International Forum on the Future of Constitutionalsm, The University of Texas at Austin.

Mushkolaj, G., Dr. (2019, 22 nëntor). "The Relevance of Strasbourg Jurisprudence dealing with War Crimes to the Role of War Crimes Victims in Kosovo. Kumtesë e prezantuar në "Transitional, Post-Transitional and Strategic Narratives about the Yugoslav Wars: From Wars and Search for Justice to Geo-Political Power Games" në Rochester Institute of Texhnology, Prishtinë.

Mushkolaj, G., Dr. (2019, 10 tetor). Science and Human rights in Kosovo. Kumtesë e prezantuar në simpoziumin "HUMAN RIGHTS AND SCIENTIFIC EDUCATION" të organizuar nga Human Rights Committee of the German National Academy of Sciences Leopoldina së bashku me the Standing Committee for the Defence of Scientists’ Rights (CODHOS) of the French Académie des sciences., Institut de France, Paris.

Mushkolaj, G. (2018, 17 maj). Partneriteti i Republikës së Kosovës me Strasburgun në lëmin e mbrojtjes së pakicave kombëtare. Kumtesë e prezantuar në simpoziumin shkencor PAVARËSIA E KOSOVËS DHE SFIDAT E SHTETNDËRTIMIT të orgaizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovws, Prishtinë.

Mushkolaj, G., Dr. (2017, 8 dhjetor). "Sfidat kushtetuese të zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës". Kumtesë e prezantuar në Tryezën shkencore SFIDAT E NDËRTIMIT TË SHTETIT TË SË DREJTËS të orgaizuar nga Seksioni i Shkencave shoqwroret të Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë.