Sabri Hamiti Akademik

Biografia

Lindi më 1950 në Dumnicë të Podujevës, ku kreu shkollën fillore. Më 1968 mbaroi gjimnazin në Podujevë dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1972, me sukses të shkëlqyeshëm, në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.

Nisi botimet letrare në Bota e re e në gazeta e revista të tjera. Mori pjesë në demonstratat e studentëve në Prishtinë.

Botoi veprën e parë letrare te Rilindja e Prishtinës. Regjistroi studimet pasuniversitare me temë Poetika e re shqipe në Universitetin e Sorbonës, në Paris, mirëpo për mungesë parash u kthye në Prishtinë. Në vitin 1973 hyn në punë në shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës. Në këtë vit nis studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, të cilat i kreu pas dy vjetësh. Për një vit akademik (1980/81) specializoi teorinë e formave letrare në Ecole des Hautes Études en Sciences Sociales, në Paris. Mori Diplomën e Shkollës së Lartë për letërsi frënge e qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës, në Paris. Në vitin 1987 doktoroi në Universitetin e Prishtinës me temë nga letërsia bashkëkohore shqipe.

Me formimin e LDK-së u bë anëtar i saj (1989). Më vonë, disa herë me radhë (1992, 1998, 2001...) u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës. Më 1993 zgjidhet profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu ligjërues në studimet postdiplomike të letërsisë. Si anëtar i Komisionit Kombëtar (1995) punoi për njësimin e programeve shkollore të lëndëve nacionale dhe për hartimin e teksteve të përbashkëta për të gjitha shkollat shqipe. Më 24 shtator 1998, persona të panjohur i bëjnë atentat në shkallët e banesës së tij në Dardani të Prishtinës. Në vitin 2000 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2008 anëtar i rregullt.

Në vitin 2002 botoi kompletin e veprave në dhjetë vëllime.

 

Bibliografia

Veprat:

Njeriu vdes i ri, Rilindja, Prishtinë, 1972.

Faqe e fund, Rilindja, Prishtinë, 1973.

Variante, Rilindja, Prishtinë, 1974.

Thikë harrimi, Rilindja, Prishtinë, 1975, 1979.

Njëqind vjet vetmi, Rilindja, Prishtinë, 1976, 1980, 1990.

Teksti i dramatizuar, Rilindja, Prishtinë, 1978.

Trungu ilir, Rilindja, Prishtinë, 1979, 1983.

Kritika letrare, bashkë me I. Rugovën, Rilindja, Prishtinë, 1979.

A-ZH, Romanet e Nazmi Rrahmanit, Rilindja, Prishtinë, 1982.

Arti i leximit, Rilindja, Prishtinë, 1983.

Leja e njohtimit 1985, Rilindja, Prishtinë, 1985, 1990.

Lind një fjalë, Naim Frashëri, Tiranë, 1986.

Njeriu kryengritës, Rilindja, Prishtinë, 1987.

Futa, Rilindja, Prishtinë, 1988; Naim Frashëri, Tiranë, 1990.

Vetëdija letrare, Rilindja, Prishtinë, 1989.

Kaosmos, Rilindja, Prishtinë, 1990.

Faik Konica: jam unë, Rilindja, Prishtinë, 1991; Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, Onufri, Tiranë, 1994.

Tema shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1993.
ABC, Rilindja, Prishtinë, 1994.

Letërsia e vjetër shqipe, Libri Shkollor, Prishtinë, 1995, 1999, 2000, 2002; Libri Shkollor, Tiranë, 1997, 1998, 1999, 2000, 2002.

Poeti i nemun Bilal Xhaferri, Rilindja, Prishtinë, 1996.

Letra shqipe, Dukagjini, Pejë, 1996.

Misioni, Rilindja, Prishtinë, 1997.

Letërsia moderne shqipe, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998, 1999, 2000, 2002; Alb-ass, Tiranë, 2000, 2001, 2002.

Melankolia, Faik Konica, Prishtinë, 1999.

Lasgushi qindvjeçar, Faik Konica, Prishtinë, 1999.

Bioletra, Faik Konica, Prishtinë, 2000.

Vepra letrare 1, Poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 2, Poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 3, Poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 4, Drama, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 5, Roman, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 6, Kritika letrare, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 7, Letërsia filobiblike, Letërsia romantike, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 8, Letërsia moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 9, Letërsia bashkëkohore, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 10, Letërsia bashkëkohore, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Studime letrare, ASHAK, Prishtinë, 2003.

Tematologjia, ASHAK, Prishtinë, 2005.

Lulet e egra, poezi e zgjedhur, ASHAK, Prishtinë, 2006.

Albanizma, ASHAK, Prishtinë, 2009.

Utopia letrare, ASHAK, Prishtinë, 2013.