Biografia
U lind në vitin 1953 në Gjakovë. Akademinë e Arteve Figurative – Drejtimi i Skulpturës, e kreu në Prishtinë, në vitin 1977. Studimet pasuniversitare në Beograd, më 1979. Ka qenë anëtar i Shoqatës së Artistëve Pamorë të Kosovës nga viti 1977. Më 1992 u pranua anëtar i International Sclupture Center, Washington DC, SHBA.
Ka marrë pjesë në disa simpoziume të skulpturës me karakter ndërkombëtar. Ka botuar shkrime për skulpturën si dhe dy monografi për artin pamor në Kosovë.
Për jetën dhe veprën e tij është shkruar në shumë media, katalogë dhe libra të artit.
Një monografi ekskluzive për veprën e tij është botuar së fundi, e shkruar nga profesori austriak Dr. Johann Gunther, me titull “Mulliqi një skulptor i madh”.
Veprat e tij gjenden në shumë koleksione private si dhe te personalitete të njohura, siç janë: Papa Gjon Pali II, presidenti Klinton, mbreti Hirohito, mbretëresha Elizabeta II, princesha Diana, princesha Ana, zonja M.Olbrait, presidenti Xh.Bush, Papa Benedikti XVI, presidenti Demirel, presidenti Berisha, kryetari R. Formigoni, kryeministri Toni Bler, zonja Klinton, etj.
Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Ekspozita vetjake:
1979 – Galeria e Fakultetit të Arteve, Beograd;
1992 – Gallery Renatra, Çikago (SHBA).
1994 – Artecounter Gallery, Dallas (SHBA).
1995 – Gallery Art 54, Nju-Jork (SHBA).
2008 – GAK – Prishtinë.
2012 – Koko Gallery, Vjenë, Austri.
Ekspozita kolektive me rëndësi:
1977 – Muzeu i qytetit, Dubrovnik.
1979 – Galeria Kombëtare, Tiranë.
1992 – Gallery Becker, Amsterdam (Holandë).
1993 – Beaux Arts Institute, Montreal (Kanada).
1993 – Toyamara Sculpture Biennale, Hokaido (Japoni).
1994 – Pietrasanta Plaza, Pietrasanta (Itali).
1995 – Marble Institute Colorado (SHBA).
1997 – Florida Art Center, Majami (SHBA).
2000 – Galeria Kombëtare – Tiranë.
2003 – Galeria ECKE, Augsburg (Gjermani).
2004 – National Gallery of Modern Art, Mumbai.
2005 – Galeria Kombëtare – Tiranë (Shqipëri).
2006 – Galeria Kombëtare – Shkup (Maqedoni).
2007 – Cite International des Art, Paris.
Shpërblime:
1978 – Shpërblimi për skulpturë, Fakulteti i Arteve, Beograd;
1979 – Shpërblimi “Mosha Pijade”, Prishtinë;
1981 – Shpërblimi për skulpturë “40 vjet revolucion”, Prishtinë;
1983 – Shpërblimi në Bienalen e Vizatimit, Prishtinë;
1985 – Shpërblimi i Sallonit pranveror, Prishtinë;
2000 – Shpërblimi i parë në konkursin për shtatoren e Nënë Terezës, Prishtinë;
2004 – Shpërblimi i parë në konkursin ndërkombëtar “Monumenti i Nënë Terezës”, Tiranë;
2005 – Shpërblimi i parë në ekspozitën “Skenderbeu, strateg, dhe diplomat”, Prishtinë;
2006 – Shpërblimi i parë në konkursin për shtatoren e akademik Fehmi Agani, Prishtinë;
2010 – Shpërblimi i për “Hyjnesha e Artë” – PriFilm Fest, Prishtinë.