Zejnullah Rrahmani Akademik

Biografia

Zejnullah (Sadri) Rrahmani është i lindur më 1952 në Ballofc të Podujevës, Kosovë. Shkollën fillo­re dhe gjimnazin i kreu në Podu­jevë. Ka studiuar dhe është diplo­muar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Studimet pasuniversitare dhe magjistraturën i kreu në Degën e Letërsisë Shqipe, 1984. Më 1985 doktoroi në shkencat filologjike në Prishtinë.

Ka punuar në revistën “Fjala” katër vjet si gazetar dhe redaktor. Në Fakultetin Filozofik (tash Fakulteti i Filologjisë) punon prej vitit 1977, ku është profesor për lëndën Teori e letërsisë. Lëndën Teoritë letrare e ligjëron për studentët e studimeve master dhe në studimet e doktoratës.

Ka qenë kryetar i Studimeve pasuniversitare të Degës së Letër­sisë, i ka reformuar e udhëhequr ato nga viti 1992–1998. Nga viti 1992 deri më 1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë. Anë­tar i Kolegjiumit të dekanëve të Universitetit të Prishtinës ishte në periuhën 1992-1996. Më 1995 e ka ringjallur, pasi që ishte ndërprerë dhunshëm dhe nuk ishte mbajtur disa vite, Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dhe të njëjtin vit, si bashkëdrejtor me Akademik Bahri Becin, e ka organizuar në Tiranë për dy vite me radhë.

Ka themeluar revistën shkencore “Filologjia” të Fakultetit të Fi­lo­logjisë dhe ka qenë kryeredaktor i tre numrave të parë të saj. Nga viti 1970 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në fu­shën e krijimtarisë letrare shkruan zhanret e prozës (roman, novelë, tre­gim).

Nga viti 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional për programet e letërsisë si dhe anëtar i Këshillit për unifikim të teksteve e të pro­grameve nacionale të Kosovës e të Shqipërisë 1992-1998. Nga viti 1996-1999 në cilësinë e Këshilltarit për arsim i Dr. Ibrahim Rugovës, Kryetar i Kosovës, e ka udhëhequr arsimin shqip (paralel) të Kosovës.

Në periudhën 2007-2009 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shkencës të Kosovës.

Aktualisht është kryetar i Këshillit të Doktoratës të Fakultetit të Filologjisë. Nga viti 1999 ka qëndruar disa herë në Kanada. Jeton në Prishtinë: Bregu i diellit, perëndim, L/6 Nr. 3.

Anëtar korrespondent i ASHAK-ut u zgjodh më 2012.

 

Bibliografia

Vepra letrare:

Zanoret e humbura, roman, Rilindja, Prishtinë 1974.

Udhëtimi i një pik-uji, novela, Rilindja, Prishtinë, 1977.

E Bukura e Dheut, roman Rilindja, Prishtinë, 1977.

Sheshi i Unazës, roman, Rilindja, Prishtinë, 1977, Tiranë,1982.

Udhëtimi arbdhetar, roman, Rilindja, Prishtinë,1992.

Mjeshtri i vetmisë, tregime, Rilindja, Prishtinë,1995; Eurorilindja, Tiranë 1995.

Romani për Kosovën, roman, Faik Konica, Prishtinë, 2000.

Jusufi, roman, Dukagjini, Pejë, 2000.

99 rruzaret prej smaragdi, roman, Faik Konica, 2006.

Iluminacion, prozë poetike, Otava, 2008.

Tregimet e Ballofcit, tregime e novela, Faik Konica, Prishtinë, 2008.

Lypësi dhe Sophia, Faik Konica, Prishtinë, 2011.

Pesë vakte, roman, Faik Konica, Prishtinë, 2013.

Teori, studime, tekste:

Nga teoria e letërsisë shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1986.

Njohuri nga teoria e letërsisë, Libri shkollor, Tiranë, 1996.

Teoria e letërsisë, Enti i teksteve, Prishtinë, 1997.

Teoria e letërsisë, Fakulteti Filologjik, Prishtinë, 1996.

Si të shkruhet disertacioni, Faik Konica, Prishtinë, 2001.

Arti i poezisë, Faik Konica, Prishtinë, 2001.

Teoritë letrare klasike, Faik Konica, Prishtinë, 2001

Shkrimi dhe leximi, Faik Konica, Prishtinë, 2003.

Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit, Faik Konica, Prishtinë, 2001.

Letërsia e Mesjetës, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Ligjërata mbi artin e Renesancës, Prishtinë, 2004.

Teoria letrare moderne, Faik Konica, 2005.

Letërsia e Lindjes, Faik Konica, Prishtinë, 2005.

Gnosis, AIKD, Rilindja, Prishtinë, 2005.

10 Kryevepra poezie, Faik Konica, Prishtinë, 2007.

Letërsi klasike greke, Faik Konica, 2008.

Teoria e letërsisë, Faik Konica, Prishtinë, 2008.

Çmimet:

Çmimin Hivzi Sulejmani.

Çmimin Naim Frashëri.

Çmimin e NGB Rilindja për roman.

Çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, etj.