Isa Mustafa Akademik

Biografia

Lindi në Prapashticë, komuna e Prishtinës, më 1951. Shkollën fi­llore, Shkollën e Mesme Ekonomike dhe Fakultetin Ekono­mik i kreu në Prishtinë. Ka magjistruar në Fa­kultetin e Shken­cave Organiza­tive të Uni­versitetit të Beogradit në vitin 1985 nga fusha e me­naxhmentit financiar dhe ka dok­toruar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001 nga fusha e udhëheqjes, lidershipit, në ekonomi.

Nga viti 1976 është profesor i asocuar i Mikroekonomisë në Fa­kultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe në Universitetin Riinvest. Ka qenë mentor i disa punimeve të doktoratës dhe anëtar i komisionit në disa doktorate në Fakultetin Ekonomik dhe i disa pu­nimeve të magjistraturës

Në periudhën e viteve 1990-1999, pas shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, është ndjekur nga regjimi serb dhe ka qëndruar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Slloveni dhe Kroaci, ku si Ministër i Ekonomisë dhe Financave ka qenë njëri nga ideatorët dhe themeluesit e “Sistemit të Financimit të Republikës së Kosovës”, i cili arriti të sigurojë funksionimin e arsimit, shëndetësisë dhe mbësh­tetjen e rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare.

Përpos punës në Universitet, një kohë ka qenë kryetar i qeverisë komunale të Prishtinës, drejtor i Entit për Planifikim dhe Zhvillim të Kosovës, anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil - 1991-1999, bashkëpunëtor shkencor dhe nënkryetar i Institutit Riinvest, këshilltar i lartë i Presidentit të Kosovës. Nga janari i vitit 2008 deri në dhjetor 2013 ishte Kryetar i Komunës së Prishtinës.

Me projektin Tempus ka qëndruar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Ekonometrisë të Universitetit të Amsterdamit lidhur me përvojat në aplikimin e Programit të Bolonjës, (2003), si dhe në Staffordshire University, Britani e Madhe për zhvillimin e programeve të Sistemit të Arsimit të Lartë (2003), për hulumtimin e programeve dhe përgatitjes së teksteve mësimore (2004) dhe (2007).

Ka qenë anëtar i Bordit të Universitetit të Prishtinës, anëtar i Këshilit të Ekspertëve të arsimit të lartë, pranë MASHT-it. Është anë­tar i Komisionit për Ekonomi të Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK-ut.

Ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në disa projekte vendëse dhe ndërkombëtare në fushën e zhvillimit ekonomik, sidomos ato që kanë të bëjnë me politikat fiskale, arsimin dhe zhvillimin ekonomik lokal. Ka botuar tekste universitare, tekste për shkolla të mesme si dhe pu­nime shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë vendit. Ka qenë aktivisht i angazhuar në grupet e ekspertëve në bisedimet e Vjenës për statusin përfundimtar të Kosovës.

Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar Korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ng dhjetori i vitit 2014 është kryeministër i Republikës së Kosovës.

Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtar i rregullt (akademik) i ASHAK-ut.

 

Bibliografia

Punime jashtë vendit:

Individualisht ose në grup autorësh ka botuar disa artikuj në revisita dhe institucione të jashtme, siç janë:

- The Viena Institute for International Economic Studies – Long-term Development of South Eastern Europe: Prospects for Economic Development in Kosova and Regional Context, (grup autorësh).

- The Viena, Institue for International Economic Studes, udhëheqës i projektit Financial and Technical Assistance in the Reconstruction and Development of Post- Conflict Kosova. Është prezantuar në Konferencën shkencor të mbajtur në St. Petersburg më 22-23 janar 2006.

- Ifimes (Internacional Institute for Middle East and Ballkan Studies): Fiscal Exchange and Budget Development in Kosova (I. Mustafa, Y. Havolli, V. Demukaj) 02/2007.

- Center for International Private Enterprise ECONOMIC REFORM, Feature Service: Corporate Governance in Kosova: Reforming Publicly Owned Enterprises, Januar 2007 (I. Mustafa, V. Demukaj, M. Kotorri).

- zhvillimi i burimeve njerëzore në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë, është botuar në Ekonomia dhe biznesi, Nr. 3, 2005, Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Tiranë.

Tekstet universitare:

- Dr. Isa Mustafa: Menaxhmenti financiar, botimi III, Riinvest, Prishtinë 2008.

- Dr. Isa Mustafa: Udhëheqja, efiçienca dhe efikasiteti – Leadership, botues Riinvest, shkurt 2004.

Tekste shkollore:

- Dr. Isa Mustafa, Dr. Nail Reshiti, Dr. Enver Kutllovci: Ekonomia (për klasën e nëntë orientuese), Libri shkollor, Prishtinë 2003.

- Dr. Isa Mustafa, Dr. Ali Jakupi, Ekonomia 11, për gjimnazet e shkencave shoqërore”, Libri shkollor, Prishtinë 2004.

- Dr. Isa Mustafa, Dr. Ali Jakupi: Ekonomia 12, për gjimnazet e shkencave shoqërore”, Libri shkollor, Prishtinë 2005.

Tekste tjera:

- Dr. Isa Mustafa, Mr. Venera Demukaj, Mr. Petrit Gashi, Lumir Abdixhiku, Fadil Aliu, Dr. Fatime Qosaj: Bazat e ekonomisë dhe roli i qeverisjes, botues Riinvest, 2005.

Punime të botuara në Institucione shkencore të vendit:

- Strategjia e zhvillimit ekonomik, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, autor i pjesës: “Politika fiskale” f. 80-90, Prishtinë 2002.

- Pavarësia dhe qëndrueshmëria ekonomike: botuar në publikimin Statusi i ardhshëm i Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2005, f. 109-123.

- Ekonomia në prag të statusit të Kosovës, botimi: Kosova Shteti i Pavarur dhe Sovran, ASHAK, Prishtinë, 2006 f. 125-135.

Botime profesionale në rajon:

- Denacionalizimi është i pandashëm nga privatizimi, Karvani, Nr.10, dhjetor 2003, f. 11-12, botues: Kërkimi i Bazës së Përbashkët, Shkup.

- Tri pushtetet e Kosovës dhe përpjekjet për integrim në BE, Karvan, Nr. 11, tetor 2005, f. 28-29, Botues, Kërkimi i bazës së përbashkët, Orce Nikollov 63, Shkup.

Udhëheqës i projekteve të shqyrtuara në tryezat ndërkombëtare të organizuara në Kosovë, me pjesëmarrje të ekspertëve ndërkombëtarë:

- Sistemi buxhetor i Kosovës - Politikat dhe Qëndrueshmëria (raport hulumtues), Riinvest, 2003, botimi shqip e anglisht. Projekt i shqyrtuar në Tryezën e Forumit ndërkombëtar. Konsultant ndërkombëtar Kenneth E Jackson, profesor i asocuar i University of Auckland, New Zeland.

- Sistemi i Arsimit dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, (udhëheqës i projektit studimor), Riinvest, Shkurt 2004 (shqip e anglisht). Projekt i shqyrtuar në tryezën e Forumit ndërkombëtar. Konsultant: prof. Nick Adnet, Staffordshire University, Britani e Madhe dhe prof. Marek Kweik, Poznan University, Poloni.
Anëtar i ekipit në projekte vendore me pjesëmarrje ekspertësh ndërkombëtarë

- Tregu i Punës dhe Papunësia në Kosovë, Raport Hulumtues (anëtar i ekipit të projektit), Riinvest, Prishtinë, janar 2003 (konsultant Nick Adnet, prof. i Strafordshire University, Britani e Madhe).

- Disa çështje kyçe të ndërtimit dhe zbatimit të politikës fiskale në Kosovë, Raport Studimor Riinvest Prishtinë, CIPE Washington, gusht, 2001, botimi shqip, anglisht. Konsultant, Maciej Grabowski, Instituti për Marketing, Gdanjsk, Poloni.

Udhëheqës i projekteve shkencore-profesionale:

- Kultura tatimore dhe qëndrueshmëria buxhetore e Kosovës, Riinvest, janar 2006.

Anëtar i ekipit të projekteve:

- Strategjia e zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë, MASHT, anëtar i ekipit, Prishtinë 2004.

- UNDP (United Nations Development Programme): Human Development Report, Kosova 2002. (anëtar i ekipit për hartimin e pjesës ekonomike të raportit), botimi anglisht dhe shqip.

- UNDP, USAID, Riinvest: Early Warning Report Kosova (Raporti i paralajmërimit të hershëm), pilot raporti dhe 12 raporte në periudhën 2002-2005.

- Financimi dhe zhvillimi i NVM-ve në Kosovë, Raport studimor, Riinvest, Prishtinë, CIPE Washington, dhjetor 2001 (anëtar i ekipit).

- Ndërmarrjet shoqërore dhe privatizimi i tyre, Raport Studimor, Riinvest, Prishtinë, Qershor 2001.

- Ndërtimi dhe Funksionimi i Institucioneve të Administrimit Lokal në Kosovë, Raport Studimor, Prishtinë, maj 2000.

- Disa çështje kyçe të ndërtimit dhe zbatimit të politikës fiskale në Kosovë, Raport studimor i trajtuar në Tryezën e forumit ndërkombëtar, botuar shqip dhe anglisht, Riinvest 2001.


Referate dhe punime në tryeza të forumit ndërkombëtar dhe tryeza të tjera:

- Dr. Isa Mustafa, Norma të diferencuara tatimore dhe në funksion të nevojave zhvillimore, vërejtje hyrëse në Tryezën e dytë të Forumit ndërkombëtar të mbajtur lidhur me “Disa çështje të ndërtimit dhe zbatimit të politikës fiskale në Kosovë,” botuar në gusht 2001.

- Dr. Isa Mustafa, Ndërtimi dhe realizimi i politikës së tatimeve dhe taksave në Kosovë pas luftës, botuar në Raportin “Ecuritë e ndërtimit të politikës së tatimeve dhe taksave në Kosovë & zhvillimi i sistemit të financimit të NVM-ve në Kosovë”, Prishtinë, Riinvest, 2003.

- Dr. Isa Mustafa, Raporti lidhur me diskutimet Korniza institucionale dhe çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin, kornizën ligjore, transparencën, masat e antikorrupsionit dhe forcimin e ligjit, Konferenca ndërkombëtare: “Privatizimi I ndërmarrjeve shoqërore dhe reforma e ndërmarjeve publike në Kosovë”, botuar nga Riinvest, qershor 2002 (shqip dhe anglisht).

- Asistenca teknike dhe financiare e rindërtimit të Kosovës, Konferenca ndërkomëbtare në temën: “Rindërtimi i Kosovës pas luftës – Strategjia dhe politikat”, Riinvest, shkurt 2001.

- Sfidat e zhvillimit të NVM-ve dhe roli i tyre në punësim, Instituti i Financave të Kosovës, Konferenca e dytë ndërkombëtare “Biznesi dhe Punësimi”, Pejë 30-31 tetor 2003.

- Roli i partneritetit të pushtetit lokal dhe i bizneseve në zhvillimin e NVM-ve në Kosovë, (bashkautor: Dr. Muhamet Mustafa, Dr. Isa Mustafa, Mr. Salvador Elmazi), Instituti i Financave publike, Konferenca e katërt ndërkombëtare “Biznesi dhe Punësimi”, Pejë 18.11.2005.

- Financimi i biznesit në Kosovë dhe roli i tij në punësim, Konferenca e pestë ndërkombëtare e organizuar nga Instituti i Financave Publike, Prishtinë 21 shtator 2006.