Aktuale

aktuale 1
 

Promovohet libri “Kthesa e dramës moderne (shek.XIX-XX) ” i akademik Muhamedin Kullashit

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të mërkurën, me datë 22 dhjetor 2021, në orën 12:00, Seksioni i Shkencave Shoqërore i ASHAK-ut promovoi librin e akademik Muhamedin Kullashit, “Kthesa e dramës moderne (shek. XIX-XX)”.

Aktivitetin e shpalli të hapur me një fjalë rasti akademike Justina SH. Pula, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore.

Për librin folën recensentët: akademik Eqrem Basha dhe Prof. Dr. Haqif Mulliqi.

Në fund autori paraqiti një përmbledhje të shkurtër të librit dhe falenderoi Akademinë për mbështetjen dhe të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre.

Aktiviteti u transmetua në kanalin zyrtar të ASHAK-ut në Youtube: https://youtu.be/LTGOXlqr9N4