Aktuale

aktuale 1
 

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: Studimet për shqiptarët në Francë

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me 29 dhe 30 tetor 2021, me fillim në orën 9,00, mbahet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare "Studimet për shqiptarët në Francë", organizuar nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe Seksioni i Shkencave Shoqërore të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Janë ftuar të marrin  pjesë rreth 40 studiues, nga Kosova, Shqipëria, Franca dhe vende të tjera të Europës. Konferenca vjen në vazhdimësi të tri aktiviteteve të mëhershme: "Studimet albanistike në Amerikë", që u mbajt në vitin 2015, "Studimet albanistike në vendet ku flitet gjermanisht", e realizuar gjatë 2017-ës dhe "Studimet albanistike në Itali", e mbajtur në tetor, 2019. Synohet një pasqyrë sadopak e plotë për studimet shqiptare në botën frankofone dhe me këtë t’u jepet një shtysë zhvillimeve të mëtejme dhe përdegëzimit të këtyre kontakteve në të gjitha rrafshet e veprimtarisë kulturore-intelektuale. Konferenca mund të ndiqet edhe në kanalin zyrtar të ASHAK në Youtube: https://youtu.be/LIlhRwQyUqk.