Aktuale

aktuale 1
 

Akademik Rexhep Ismajli në Konferencën e Jenës kushtuar albanologut Wilfried Fiedler

Në Jena të Gjermanisë, me 1 dhe 2 tetor 2021, në Qendrën ndërkombëtare “Haus auf der Mauer” u mbajt Konferenca shkencore “Aspekte dhe perspektiva ndërdisiplinore dhe tejkombëtare në albanologji: Konferecë në kujtim të prof. Wilfried Fiedler”, organizuar nga Universiteti “Friedrich Schiller”, në të cilën morën pjesë studiues, albanologë, miq e njohës të veprës së albanologut të shquar gjerman, W. Fiedler, (1933-2019), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, tek e cila ka botuar pjesën më të rëndësishme të veprave dhe studimeve të tij. Ligjëratën e hapjes së kësaj konference dy ditore e mbajti akademik Rexhep Ismajli, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, me titull “Nga shqipja, te gjuhësia ballkanike – rasti Fiedler”.  Me kumtesa shkencore për çështje të ndryshme të studimeve albanologjike dhe albanistike u paraqitën Joachim Matzinger, Lumnije Jusufi, Besim Kabashi, Christoph Giesel, Thede Kahl, Elena Botsi, Ina Arapi, Xhelal Ylli, Bardhyl Demiraj, Monica Genesin, Christian Voss, Dietrich Pfeiffer, Dalina Kallulli, Desara Beqari Gjonej, Alexis Manaster Ramer, Evelyn Reyter, Eckehart  Pistrick, Konrad Klewing , Elton Prifti, etj.

Me këtë rast në qendrën ndërkombëtare “Haus auf der Mauer” u hap ekspozita e fotografive e titulluar “Botëra shqiptare – peizazhe dhe  kultura”.