Aktuale

aktuale 1
 

Promovohet Leksikoni i termave të sociolinguistikës

Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës do të promovojë të premten, me datë 18 qershor, 2021, në orën 11, në sallën e madhe të ASHAK-ut botimin Leksikoni i termave të sociolingusitkës të Rexhep Ismajlit, Bardh Rugovës dhe Shkumbin Munishit.

Libri bën pjesë në projektin Leksikonët e termave të gjuhësisë, nga i cili tashmë është botuar Leksikoni i termave të fonetikës dhe të fonologjisë, i Bardh Rugovës, i promovuar vitin që shkoi. Në një vëllim prej 388 faqesh janë zbërthyer e shpjeguar rreth 770 terma të sociolinguistikës. Duke qenë një botim i vetëm dhe i veçantë, “ky fjalor hap një shteg shumë të rëndësishëm të kodifikimit e të shpjegimit gjuhësor në kulturën tonë, si dhe sprovon gjuhësinë tonë përballë traditës kodifikuese gjuhësore universale” thuhet në recensionin e këtij dorëshkrimi.

Për botimin do të flasin studiues e autorë të librit.

Promovimi mbahet konform masave kundër përhapjes së pandemisë covid 19. Njëkohësisht do të mundësohet ndjekja e aktivitetit në kanalin zyrtar të ASHAK në Youtube: https://youtu.be/DgDh1SQNpQM