Aktuale

aktuale 1
 

Njoftim për opinion

Më 17 mars 2021, në ora 11, në mjediset e Akademisë do të bëhet përurimi i “Leksikonit të vendbanimeve të Kosovës - Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale”, “ në tre vëllime, që kapin 2.023 faqe. Në hartimin e këtij botimi u angazhuan dhjetëra ekspertë të shkencave gjeohapësinore, sociologë, urbanistë, planerë, ekonomistë, demografë, historianë, etnologë, planerë etj., të udhëhequr nga akademik Hivzi Islami.

Botimi përmban të dhëna, fakte dhe informata relevante nga terreni për dimensionin fizik-hapësinor, demografik, funksional, historik, kulturor, ekonomik, gjeopolitik, pastaj të dhëna për dhunën, krimet, masakrat dhe dëmet materiale që i shkaktoi regjimi fashisoid e gjenocidal i Serbisë  etj. Të dhënat burimore dhe origjinale shkencore-enciklopedike për evolucionin cilësor dhe sasior të vendbanimeve të Kosovës mundësuan ndërtimin e tablosë së vërtetë të krijimit, të dinamikës së jetës dhe të rrjedhave zhvillimore të vendbanimeve urbane dhe rurale, të kaluarën dhe të sotmen e tyre.