Aktuale

aktuale 1
 

Pasqyra e propozimeve për zgjedhjen e anëtarëve korrespondentë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Në Prishtinë, më 21 tetor 2020
Nr. ref.: 667

PASQYRA E PROPOZIMEVE PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE 
KORRESPONDENTË TË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË KOSOVËS

Komisioni i caktuar nga Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (në përbërje: akademik Eqrem Basha, anëtare korrespondente Myzafere Limani dhe Lendita Pula, sekretare e Akademisë), për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve të propozuar për anëtarë korrespondentë të Akademisë, pas mbylljes së afatit të përcaktuar me Qarkoren për propozimin e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë (15 tetor), i ka shqyrtuar të gjitha propozimet e arritura në adresën elektronike të ASHAK-ut.
Komisioni ka konstatuar se në procedurën e zgjedhjeve hyjnë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Ligjit për Akademinë (Ligji nr. 05/L-038), neni 23, Statutit të Akademisë, neni 23, Rregullores për propozimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë, nenet 4 dhe 6, si dhe Qarkores, pika 1, si në vijim:

1. Nysret Krasniqi (Fakulteti i Filologjisë-Universiteti i Prishtinës);
2. Rrahman Paçarizi (Fakulteti i Filologjisë-Universiteti i Prishtinës);
3. Shkumbin Munishi (Fakulteti i Filologjisë-Universiteti i Prishtinës);
4. Besim Muhadri (Fakulteti i Filologjisë-Universiteti i Gjakovës);
5. Begzad Baliu (Fakulteti i Edukimit-Universiteti i Prishtinës);
6. Muhamet Mala (Fakulteti Filozofik-Universiteti i Prishtinës);
7. Sabri Kiçmari (Fakulteti Filozofik-Universiteti i Prishtinës);
8. Myrvete Badivuku-Pantina (Fakulteti Ekonomik-Universiteti i Prishtinës);
9. Gazmend Luboteni (Fakulteti Ekonomik-Universiteti i Prishtinës);
10. Berim Ramosaj (Fakulteti Ekonomik-Universiteti i Prishtinës);
11. Besnik Krasniqi (Fakulteti Ekonomik-Universiteti i Prishtinës);
12. Isa Tahiri (Fakulteti Ekonomik - Universiteti i Mitrovicës);
13. Hava Bujupi Ismaili (Fakulteti Juridik- Universiteti i Prishtinës);
14. Nerxhivane Dauti (Fakulteti Juridik- Universiteti i Prishtinës);
15. Rexhep Gashi (Fakulteti Juridik- Universiteti i Prishtinës);
16. Eqrem Zenelaj (Fakulteti Juridik – Universiteti i Prizrenit);
17. Bajram Berisha (Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë-Universiteti i Prishtinës);
18. Imer Rusinovci (Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë-Universiteti i Prishtinës);
19. Blerim Rexha (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike-Universiteti i Prishtinës);
20. Lule Ahmedi (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike-Universiteti i Prishtinës);
21. Arbnor Pajaziti (Fakulteti i Inxhinerisë Mekanike-Univeristeti i Prishtinës);
22. Cen Bytyqi (Fakulteti i Mjekësisë-Universiteti i Prishtinës);
23. Naser Kabashi (Fakulteti i Ndërtimtarisë-Universiteti i Prishtinës);
24. Ferdije Zhushi-Etemi (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore-Universiteti i Prishtinës);
25. Behxhet Mustafa (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore-Universiteti i Prishtinës);
26. Faton Berisha (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore-Universiteti i Prishtinës);
27. Ismet Hashani (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore-Universiteti i Prishtinës);
28. Naim Braha (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore-Universiteti i Prishtinës);
29. Ramadan Zejnullahu (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore-Universiteti i Prishtinës);
30. Ramë Vataj (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore-Universiteti i Prishtinës);
31. Rexhep Gjergji (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore-Universiteti i Prishtinës);
32. Lulzim Zeneli (Fakulteti i Edukimit - Universiteti i Gjakovës);
33. Agron Bajraktari (Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj);
34. Eshref Qahili (Fakulteti i Arteve të Bukura-Universiteti i Prishtinës);
35. Faik Krasniqi (Fakulteti i Arteve të Bukura-Universiteti i Prishtinës);
36. Ismet Jonuzi (Fakulteti i Arteve të Bukura-Universiteti i Prishtinës);
37. Zake Prelvukaj (Fakulteti i Arteve të Bukura-Universiteti i Prishtinës);
38. Visar Mulliqi (Fakulteti i Arteve të Bukura-Universiteti i Prishtinës)

Në procedurën e zgjedhjeve nuk hyjnë kandidatët: 
1. Enver Hoxhaj (Fakulteti Filozofik-Universiteti i Prishtinës). Është propozuar nga Këshilli i Fakultetit, por nuk ka dokumentacion;
2. Visar Morina (Fakulteti Juridik-Universiteti i Prishtinës). Është propozuar nga Këshilli i Fakultetit, por nuk ka dokumentacion;
3. Mirlinda Batalli (Fakulteti Juridik-Universiteti i Prishtinës). Është propozuar nga Këshilli i Fakultetit, por nuk ka dokumentacion;
4. Mendi Menxhiqi (Fakulteti i Arteve-Universiteti i Prishtinës) Është propozuar nga Këshilli i Fakultetit, por nuk ka dokumentacion;
5. Ivan Cukalovic. Propozimi nuk është në përputhje me Statutin e Akademisë, nenin 23, paragrafin 4, Rregulloren për propozimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë, nenin 4, paragrafin 2, si dhe Qarkoren, pikën 1. Mungon propozimi i këshillit të fakultetit përkatës;
6. Nijazi Halili. Propozimi nuk është në përputhje me Statutin e Akademisë, nenin  23, paragrafin 4, Rregulloren për propozimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë, nenin 4, paragrafin 2, si dhe Qarkoren, pikën 1. Mungon propozimi i këshillit të fakultetit përkatës.

  • Pasqyra e propozimeve për zgjedhjen e anëtarëve korrespondentë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

    shkarko dokumentin