Aktuale

aktuale 1
 

Njoftim nga puna e Nëngrupit Punues për Arsimin Parauniversitar të ASHAK-ut

Problemet e arsimit parauniversitar janë analizuar të hënën në ASHAK nga ekspertë kosovarë të arsimit dhe pritet që rezultatet e kësaj tryeze të publikohen si rekomandime për institucionet.

Nëngrupi punues për Arsimin Parauniversitar i ASHAK ka organizuar tryezë pune njëditore.

Në tryezë kanë marrë pjesë anëtarë të ASHAK, ekspertë dhe profesionistë të fushës, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, të spektrit politik dhe të shoqërisë civile.

Rekomandimet do të publikohen.

ASHAK ka krijuar dy nëngrupe për arsimin e Kosovës. Krahas këtij për arsimin parauniversitar vepron edhe nëngrupi për arsimin universitar.