Aktuale

aktuale 1
 

Konkurs për vendin e lirë të punës: Asistent administrativ

Në Prishtinë, më 10 shtator 2019
Nr. Ref.: 661/1

Në përputhje me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, 03/L-149, neni 18, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Shpall
KONKURS

Titulli i vendit të punës Asistent administrativ 4
Koeficienti 6
Kohëzgjatja e emërimit: I karrierës (pa afat)
Puna provuese: 12 Muaj

Detyrat kryesore:
1. Koordinon dhe menaxhon punën e gjithmbarshme të librarisë dhe të recepcionit;
2. Përgatit dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe e-mailet për seksionet dhe Sekretarin e ASHAK-ut;
3. Siguron mbështetje administrative dhe teknike, përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimin dhe kopjimin e dokumenteve, si dhe hartimin e dokumenteve të ndryshme;
4. Kryen të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe koordinon aktivitetet rreth shitjes së librave-botimeve të ASHAK-ut;
5. Pranon dhe shpërndan korrespondencën, protokollon, ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve;
6. Përcjell dhe kujdeset për hyrje-daljen e personave në ndërtesën e ASHAK-ut, sipas rregulloreve përkatëse;
7. Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret, të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
1. Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike;
2. Aftësi për të punuar me vetiniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
3. Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
4. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
5. Arsimim bachelor, (Fakultet për Administratë Publike, Juridik ose Ekonomik) trajnim përkatës dhe së paku katër (4) vjet përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.
Konkursi është i hapur 15 ditë prej ditës së shpalljes.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen. Formulari i aplikimit merren në ndërtesën e Akademisë , rr. ”Agim Ramadani” nr. 305, çdo ditë pune nga ora 08:0016:00, dhe së bashku me dëshmitë përkatëse dorëzohen në mjediset e Akademisë. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.