Aktuale

aktuale 1
 

Konkurs për vendin e lirë të punës: Zyrtar për Arkiv

Në Prishtinë, më 11 shtator 2019
Nr. Ref.: 668/1

Në përputhje me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, 03/L-149, neni 18, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Shpall
KONKURS

Vendi i punës: Zyrtar për Arkiv 2
Koeficienti: 7
Kohëzgjatja e emërimit: I karrierës (pa afat)
Puna provuese: 12 Muaj

Detyrat kryesore:
1. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe zyrtarin e lartë, harton planet e punës dhe afatet me drejtuesin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e detyrave, shërbimeve dhe produkteve përkatëse;
2. Ndihmon dhe siguron sistemimin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore, si dhe propozon udhëzues të nevojshëm për funksionimin e arkivit;
3. Analizon dhe përcakton në përputhje me ligjin mënyrën e mbajtjes së regjistrit arkivor dhe lëndëve arkivore
4. Siguron që njësitë arkivore të jenë të shënuara me shenjat e përcaktuara sipas rregullave;
5. Përkujdeset për afatet e arkivimit të lëndëve, si dhe përgatit lëndët me afat të përhershëm për dorëzim në Arkivin e Republikës të Kosovës sipas dispozitave ligjore;
6. Regjistron të dhënat nga format standarde në bazën kompjuterike të dhënave dhe kontrollon çdo ndryshim të propozuar për klasifikimin dytësor;
7. Ruan në vend të posaçëm disqet me shkresat elektronike dhe shkresat të natyrës në besim;
8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
1. Njohuri profesionale specifike në fushën arkivimit të dokumenteve;
2. Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
3. Aftësi për të organizuar punën me kohë dhe efikasitet;
4. Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe të vlerësimit të informacionit;
5. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
6. Diplomë universitare (Fakulteti Filozofik, Filologjik, Administratë Publike, Juridik) dhe minimum 2 vjet përvojë pune profesionale.

Konkursi është i hapur 15 ditë prej ditës së shpalljes.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen. Formulari i aplikimit merren në ndërtesën e Akademisë , rr. ”Agim Ramadani” nr. 305, çdo ditë pune nga ora 08:00- 16:00, dhe së bashku me dëshmitë përkatëse dorëzohen në mjediset e Akademisë. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.