Aktuale

aktuale 1
 

Kumtesë për medie

Në Prishtinë, më 14 maj 2019
Nr. Ref.:388

KUMTESË PËR MEDIE

Anëtarët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Shqipërisë të udhëhequr nga znj. Fatjona Dhimitri, kryetare e Komisionit vizituan këtë të martë (14 maj 2019) Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Delegacioni shoqërohej nga z. Ismail Kurteshi, kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi në Kuvendin e Kosovës dhe u prit nga Kryesia e ASHAK-ut e udhëhequr nga akademik Nexhat Daci, kryetar i ASHAK-ut.

Kryetari Daci informoi mysafirët për punën shkencore, funksionimin dhe aktivitetet e ASHAK-ut. Në një atmosferë të përzemërt vëllazërore u shkëmbyen informata rreth aktivitetit, punës shkencore si dhe funksionimit të ASHAK-ut dhe takimi shërbeu si një mundësi e mirë për të marrë dhe shkëmbyer përvojat pozitive. Të dy palët shprehën gatishmërinë të vazhdojnë bashkëpunimin vëllazëror dhe institucional edhe në të ardhmen.