Aktuale

aktuale 1
 

Njoftim lidhur me shfrytëzimin e Bibliotekës së ASHAK

Njoftohen të gjithë të interesuarit se Biblioteka e Akademisë  së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK) është e hapur edhe për shfrytëzues/lexues të jashtëm.

Qasje në sallën e leximit dhe në fondin e Bibliotekës kanë studentë të nivelit master dhe të doktoraturës, si dhe studiues të pavarur apo hulumtues të institucioneve të ndryshme.

Aktualisht numri i shfrytëzueseve të sallës është i kufizuar në 12. Në ndërkohë, planifikohet zgjerimi i i hapësirës dhe rrjedhimisht rritja e numrit të tavolinave të punës.

Për shkak të numrit të kufizuar të kopjeve, librat e Bibliotekës nuk mund të nxirren jashtë ASHAK.

Salla e leximit është e hapur çdo ditë pune (e hëne-e premte) nga ora 8:30 në 12:00 dhe nga ora 13:15 deri në 15:45.

Shfrytëzimi i sallës së leximit dhe i fondit të Bibliotekës është pa pagesë. Shfrytëzuesit e Bibliotekës (sallës së leximit) pajisen me një dokument identifikimi nga administrata e ASHAK.

Prishtinë, mars 2018