Aktuale

aktuale 1
 

Në ASHSH u mbajt një Konferencë shkencore jubilare që i kushtohej 70 vjetorit të lindjes të akademik Rexhep Ismajlit

70 vjetori i lindjes së akademik Rexhep Ismajlit festohet me një konferencë shkencore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Me iniciativën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë më 8 qershor 2017 u mbajt një Konferencë shkencore jubilare që i kushtohej 70 vjetorit të lindjes të akademik Rexhep Ismajlit.

Konferenca ishte përgatitur nga grupi punues i përbërë nga akademikët Floresha Dado, Eqrem Basha, Shaban Sinani dhe anëtari korrespodent Bardh Rugova. Ashtu siç ishte paraparë, Konferenca, e drejtuar nga akademik Floresha Dado, kryetare e Seksionit të Shkencave shoqërore dhe Albanologjike të ASHSH, u zhvillua në tri pjesë: fjalët përshëndetëse të kryetarit të ASHSH-së, akademik Muzafer Korkuti, nënkryetarit të ASHAK-ut akademik Ali Aliu si dhe dekanes së Fakultetit Filologjik të UP-së dr. Lindita Sejdiu Rugova si dhe u lexua fjala përshëndetëse e prof. dr. Françesko Altimarit nga Universiteti i Kozencës, në Kalabri. Në pjesën shkencore me kumtesa u praqitën: Seit Manasaku, Rrahman Paçarizi, Ethem Likaj, Ajlua Jubani dhe Shaban Sinani. Në pjesën e tretë u përurua libri më i ri i akademik Rexhep Ismajlit, Studime për historinë e shqipes në kontekst ballkanik, për të cilën foli anëtari korrespodent Bardh Rrugova dhe u lexua vështrimi i akademik Kolec Topallit, i cili mungonte për arsye shëndetësore. Pas diskutimeve një fjalë falënderimi në fund të Konferencës mbajti dhe akademik Ismajli.

Para Konferencës në hollin e sallës së Akademisë ishin ekspozuar veprat e akademik Ismajlit.